E ngarkuara me punë takim “kokë më kokë” me kreun e GJKKO, zbardhet tema e nxehtë e diskutimit

13 Dhjetor 2024, 19:54Politika TEMA
E ngarkuara me punë takim “kokë më kokë” me

E Ngarkuara me Punë, Nancy VanHorn u takua me kryetarin në detyrë të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Erjon Bani.

Ambasada e SHBA në vendin tonë thotë se gjatë takimit është riafirmuar angazhimi i SHBA në mbështetje të luftës së Shqipërisë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Ata diskutuan rolin thelbësor të gjykatës në sigurimin e drejtësisë, dhënien fund pandëshkueshmërisë dhe forcimin e besimit publik, si dhe mundësitë për bashkëpunim të vazhdueshëm për të ruajtur të drejtën, pavarësinë dhe integritetin në vendimet gjyqësore”, thuhet në njoftimin e ambasadës. 

1 Komente

  1. F
    Foto duke u zgerdhire

    Nje manikin ne foto me nje derrkuc qe nuk e nje asnje qytetar i thjeshte.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje