Ndryshimet që ka sjellë qeveria Rama, flet Milena Harito

13 Dhjetor 2024, 17:38Politika TEMA
Ndryshimet që ka sjellë qeveria Rama, flet Milena Harito

Shqipëria ka përjetuar një transformim të dukshëm në infrastrukturë dhe turizëm, duke u shëndërruar në një destinacion tërheqës për ndërkombëtarët.

Milena Harito e ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në DritareTv u shpreh se investimet e qeverisë kanë përmirësuar ndjeshëm qasjen dhe përvojën e udhëtarëve.

“Gjatë viteve të fundit qeveria ka arritur një zhvillim shumë cilësor të infrastrukturës dhe një hapje e turizmit, që nuk ekzistonte më përpara. Ka një zhvillim të qyteteve, fshatrave në të gjithë territorin.

Unë e kuptoj që kur jeton në Shqipëri ankohesh për qeverinë, por kjo nuk ndodh vetëm aty, ndodh edhe në Francë edhe në vendet e tjera të botës, por e rëndësishmja është se ka gjëra të mëdha të cilat kanë ndryshuar.

Edhe hapja e Shqipërisë kundrejt botës është një ndryshim. Unë vë re që në lajmet shqiptare ka edhe lajme nga bota gjë që më përpara në televizione nuk ishte. Kjo është një meritë e gjithë shqiptarëve që jetojnë jashtë, por edhe familjarëve të tyre që i kanë ende këtu.

Mos të harrojmë të përmendim politikën e jashtme të Shqipërisë e cila sigurisht ka një rol të rëndësishëm.”-u shpreh Milena Harito për Dritare TV.

8 Komente

  1. T
    Taulant

    Ndryshime shume te medha zyrtarisht sipas censusit 470mije Shqiptar te larguar apo 18% e popullsise.Njelloj sikur nga Gjermania te emigronin 16milion Gjerman apo nga Anglia 12 milion.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kalec Dega

      Po nje Lazarat kishim, Lazarat u ba gjithe Shqiperia!LOL

      Përgjigjjuni
    2. T
      Toni

      13 vjet behen cudira...pak shume eshte bere...

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Ziu

        Se kuptoj se cdo te thote kjome lajmet nga bota. Jetoka ne planet tjeter. Ke paskemi pasur ministre...

        Përgjigjjuni
        1. I
          ILIR

          E nderuar kusherire e Edi Rames,eshte e vertete qe ka shume ndryshime ne Shqiperi,por une keto ndryshime i shoh si inisiativa dhe perpiekje te individeve dhe shoqerive private per te ecur perpara. Qeveria me ne krye kusherin tendose me mire bte themi kushuriri yt,pasi ai eshte qeveria ne Shqiperi.Ai e ka privatizuar, e ka kthyer ne prone te tij.Ai ne 11 vite,me politiken etij, ka perzene me shume se nje te treten e popullsise.Ka fuqizuar tmerresisht pastrimin e parase,korrupsionin,ka shkaterruar qytetet tona,me ndertime skandaloze , pa kritere,jashte normave urbane duke i kethyer gjthmone me te pabanueshme.Kjo si per qytetet si Tirana,Durresi,Vlora dhe te gjithe vijen bregdetare.......nje lavatrice ku pastrohen miliardat e krimit.Ka dhe plot te tjera........

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kulla

            Përshëndetje znj.Harito. Ju flisni shumë mirë që janë bërë ndryshime. Është e vërtetë. Po pse nuk thoni çfarë ka bërë mirë qeveria juaj dhe çfarë ka bërë keq. Ndërtimet në fushën e turizmit shumë shpejt do të jenë të papërshtatshme në qytetet e pajetueshme nga Saranda në Shkodër. Presim vetëm të thoni se meritën e ja qeveria që lumenjtë derdhen në det.

            Përgjigjjuni
            1. Z
              Zeqine sallaksja e pjerdhur

              Ik o Milena? Ti tani ke pjerdh nga trute? Madje tani ti sben as per tu qirě? Sharabajke

              Përgjigjjuni
              1. R
                Real

                Ndryshimet qe ka bere ripjellja jane mahnitese! Eshte shpopulluar Shqiperia nga eksodi biblik i shqipetareve, dhe eshte ngritur ne nivele te papara nga sekti i ripjelljes korupsioni dhe vjedhjet nga qeveritaret, pa harruar te tjera mrekulli te ripjelljes

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje