Trump merr detyrën në Janar, Berisha: Shpresoj se ai do të heqë non-gratën time

13 Dhjetor 2024, 09:44Politika TEMA
Trump merr detyrën në Janar, Berisha: Shpresoj se ai do të

Rikthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë ka ngjallur shpresë tek Sali Berisha, për të hequr njollën e non grata-s amerikane. 

Berisha është shprehur mbrëmjen e djeshme në emisionin "Opinion", se shpreson shumë se me marrjen e detyrës nga administrata e re amerikane, në Janar 2025, presidenti i ri Donald Trump do të shqyrtojë shpalljen e tij non-grata.

"Shpresoj plotësisht që administrata e re amerikane do të shqyrtojë këtë çështje. Zhvillimet e furishme të muajit të fundit, ku nuk ka sot një parti të qendrës së djathtë në botë që nuk ka votuar kundër arrestimit të Sali Berishës, nuk ekziston.

Sali Berisha ecën drejt fitores me mbështetjen më të madhe ndërkombëtare të të gjitha kohërave. Unë kam kontakte, por besoj se do të shqyrtohet akti i rëndë që u bë", tha Berisha. 

Sali Berisha së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij Shkëlzen dhe Argita, janë zyrtarisht në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Shpalljen non-grata të familjes Berisha e njoftoi Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken në vitin 2021.

Në një raport më të detajuar, Departamenti Amerikan i Shtetit përcaktoi si motiv të shpalljes non grata të Sali Berishës dhe familjes së tij përfshirjen në korrupsion dhe përdorimin e pushtetit për të pasuruar familjen dhe aleatët e tij.

 

7 Komente

  1. K
    Kalec Dega

    Kur te mesoje Trump per ty, ose ti nuk je me ose Trump ka lene Presidencen....... Sidoqofte Komunistet nuk dorezohen kurre, ose nuk zbresin nga kali, ne rastin e Maloqit...LOL..Ka me shume te ngjara te mesoje per Bunkerin ne Surrel ndertuar me piktura e por me teper dhe e rendesishme Sazani....lol......

    Përgjigjjuni
    1. S
      Saliu fiton po te rruaje koken si Fevziu

      Sa turp, nje i cmendur si Saliu del ne TV te Fevziu, qe mbreme bythen ja lepiu, por nuk ka faj i ziu Fevziu se me dosjen e kercenon Saliu.

      Përgjigjjuni
      1. s
        shqip

        Ky njeri, pervers i neveritshëm, skizofren , budalla mbi të gjitha, mendon se bota sillet rreth tij dhe kaqolëve që i bëjnë fresk. E shtyu nja dy vjet me një gjyq imagjinar. Tani u hedh material atyre që jetojnë akoma me sindromën e komunizmit. Që edhe kur ishte koha e tollonit, duhet kishe tollon që të siguroje tollon. Se ç'janë ca te çmendur, ajo "trimëresha" Kalaja, Muli,, djali Fahriut e ca pocaqira të tjerë, që besojnë se duke gënjyer, doktor horrori, do munden të kapin ça t' kapin. Mundësia që Trampi të merret me një idiot nga Shqipëria, është pothuajse zero. Programi i një presidenti të një vendi si Amerika, është aq i ngjeshur me problemet e brendshme dhe të jashtme, sa që edhe "drekën e ha në këmbë". Lapsus. Ndërkohë këtej nga katuni ynë, njerëzia ka aq kohë për të humbur, sa gënjeshtrat ti besojnë si të vërteta.

        Përgjigjjuni
        1. x
          xhoxhi

          O plak i marrë non gratën ta heq vetëm populli jot jo Tram.Ti nuk del kurë nga SPAK pa u dënuar.Ti edhe në varr do shkosh i lidhur me hekura.Njeriu më i poshtër që ka Shqipëria je ti.Megjithse do shkosh familjarisht në burg ti je aq trap sa mendon të marësh pushtetin.Ku jeton nuk e di por mendon se ne do të dëgjojmë dhe do të votojmë.Njerës të mëdhenj nuk ka përsëgjalli ata krijohen pas vdekjes.Ty do të bëjmë shurën çdo ditë pas vdekjes sepse e meriton...

          Përgjigjjuni
          1. B
            Bajdeni me demens= budalla I pergjegjshem

            O Sal thuaj familjes, boni ca milion Euro dhe bleni nje vile qe ne grope ne Sazan. Sepse thone we Trump do vije ne Shqiperi dhe nje kafe private me Ramn do e kete ne Sazan. Duke pas vile te blere mund te shkosh ne cdo kohe. Keshtu kur te vij ato dite shko e prite ne Sazan, si dikur me zgjuaresi me familjen e Sh. Enver.

            Përgjigjjuni
            1. S
              S. M. ish prokuror

              Zonja Kokalari mendoj se ka te drejte.Ajo tashme njeh cdo gje qe ndodhi ne Shqipei, njeh dhe situaten politike ne ShBA, pasi atje jeton dhe i ka mundesite te njihet me procedurat per non gratat dhe fundin e tyre, gje qe ne nuk e dijme por jemi ne gjendje te arsyetojme. Sali Berishen dhe familjen e tij, i ka shpallur non grata DASH dhe kjo ka qene ngjarja me e rendesishme per shqiptaret. mbi 80 perqind e shqiptareve e kane mirepritur kete vendim, si nje dhurate nga Zoti, pasi, pas nje diktature komuniste 45 vjecare, rame ne nje diktature me te eger, e mbeshtjelle kjo me termin demokraci. ShBA ne vitet 90 nuk e kane njohur situaten ne Shqiperi. Shqiptaret e dijne shume mire, qe protesten e ndershme te disa studenteve, u a rrembeu nje grup me Sali Berishen i derguari i Byrose Politike te PPSH, i mbeshtetur nga Sigurimi i Shettit Komunist. Ramiz Alia dhe anetaret e tjere te Byrose Politike, te frikesuar nga ngjarjet ne Rumani, qe te mos e pesonin si Caushesku, vrapuan, ndertuan nje programi te hollesishem te perpiluar nga Sigurimi, Hodhen Sali Berishen dhe shume intelektuale e studente qe ishin rekurtuar nga Sigurimi dhe formuan Partine Demokratike gjoja me program pluralist properendimor. Qe ne kete kohe, ky grupim anti shqiptar dhe anti amerikan, punuan me shume djallezi per te ftohur shpresat e shqiptareve ndaj ShBA dhe BE. Filluan largimet masive te njerezve nga puna. PD kete e perligjte sikur ishte orientim nga Amerika. Shkatrruan te gjithe fabrikat e uzinat apo ndermarrjet e tjera ekonomike- PD shprehej se eshte porosi amerikane. Shkatrruan bujqesine, e cila mbante me ushqime nje popull te tere dhe filloi urija masive. PD thonin kemi porosi nga Amerika. U shkatrrua Ushtria, u hapen depot, u trafikuan arme te kalibrave te ndryshem, u armatosen bandat, shqiptaret vrane njeri tjetrin. Kreret e PD thonin se eshte porosi e Amerikes. Shperthyen firmat Piramidale. Berisha, tha jane para te pastra, eshte porosi amerikane. U arrestua lideri i opozites se asaj kohe. Berisha thoste eshte porosi Amerikane. Berisha furnizoi me nafte kontrabande Milloshevicin. OKB e denonconte. Berisha thoshte mos cani koken, eshte porosi Amerikane. Per shume te zeza qe i jane bere shqiptareve, Berisha gjithnje ne takimet me perkrahesit e tij thoshte se "eshte porosi Amerikane". Me keq ardhje por ka vite qe shqiptaret i humben shpresat te SHBA. Perseri me keqardhje, por, ne kohen e Bushit plak dhe Bushit te ri, ne Shqiperi qarkullonin fjale se shume personalitete amerikane, senatore, kongresmene, deri rangje shume te larta jane shperblyer me "dhurata" me valixhe me dollare. nga qeveria Berisha, ne shenje miqesie e mirenjohje ndaj SHBA. Qe kur erdhi ne pushtet, Berisha shkatrro drejtesine. Drejtesia u kthye ne nje Koorporate e Padrejtesise, ku drejtesia shitej me shuma kolosale, korrupsioni mori permasa te frikshme, kriminele vrases nxirreshin te pafajshem kundrejt shumave te medha. Kercenoheshin juriste, prokurore e gjykates te ndershem dhe puna erdhi deri aty sa ish kryetari i Gjykates se Kasacionit, Yoti Zef BROZI, pasi nuk pranoi urdherin e Berishes per te shkelur ligjin, atij i u rrethua shtepia me militante te PD, pergatitej arrestimi i tij, por ate e shpetoi Ambasada Amerikane ne Tirane dhe e dergoi fshehurazi me nje avion, familjarisht ne ShBA. Familja kriminale mafioze Berisha realizoi vrasjen e 27 qytetareve dhe plagosjen e 300 te tjereve dhe rrafshimin e disa fshatrave, per shkak te ndertimit ne kundershtim me rregullat e per qellime trafikimi te Fabrikes famekeqe te Gerdecit nga i biri i Berishes, Shkelzen Berisha. Drejtesia e kapur nga Berisha e mbylli ceshtjen. Berisha vrau 4 qytetare te pafajshem, me urdherin e tij, ne mes te Bulevardit perballe Kryeministris. Berisha manipuloi provat, kercenoi ish Krzeprokuroren dhe Presidentin e vendit te cilet kerkuan te zbardhej ngjarja. dhe te gjitha keto nga Berisha shiteshin si porosi Amerikane. Shqiptaret filluan te besonin tek ShBA pas pavaresise qe ShBA i siguroi Kosoves, shenoi rritje te besimit Amerikan ne kohen e Ambasadorit Donald Lu dhe Ambasadores Yuri Kim, kur ShBA i dhuroi Shqiperise Drejtesine e RE, me krijimin e SPAK, BKH, GJKKO dhe venien ne krye te kesaj drejtesie te njerezve te ndershem me Zotin Dumani ne krye. Banda Berisha po hetohet, por nen kercenimet frikesuese te Berishes, Ilir Metes, Kryemadhit e bandave qe udheheqin. Berisha e Meta, e konsiderojne Ameriken nje armik te shqiptareve, bejne thirrje qe populli te armatoset e te hidhet ne lufte civile. Keto jane te regjistruara me video. Jane disa denoncime, me deshmitare te gjalle qe denoncojne se kur kane qene ne Garde kur Berisha ishte ne pushtet, Berisha u ka dhene urdher qe te bombardojne Ambasaden Amerikane dhe vrasjen e Ambasadorit Amerikan.Ne keto rrethana, kur ndaj ketyre keqberesve dhe armiqve te betuar ndaj ShBA dhe BE, tolerimi qe kerkon Berisha nga Presidenti Trump, do ishte goditje e rende per popullin shqiptar dhe demokracine qe tentojme te ndertojme, do lekundete ne maksimum besimin e madh qe shqiptaret kane ndaj ShBA, Shqiperine perfindimisht do e merrnin nen administrim grupet kriminale per t ua dorezuar Rusise dhe Serbise. Shqiptaret kane besim se ne kete ceshtje, Presidenti Trump do te ishte ne anen e shqiptareve. Lirimin e Berishes nga arresti shtepiak, shqiptaret e shohin si nje sinjal negativ, nje ybutje qe do te conte ne nxjerrjen te pafajshem te Berishes dhe kjo besohet se mund te ndodhe, pasi nga ana e Berishes, jane paguar lobiste amerikane ne shuma marramendese, disa dhjetra milione dollare qe Presidenti Trump te urdheronte qe Sali Berishes ti hiqej non grrata Amerikane.

              Përgjigjjuni
              1. U
                Ushtari.

                Edhe Trampi mezi po prete sa te rifutet ne shtepine e bardhe e gjumi nuk po e ze per ate qe ai vete pregatiti dosjen e doktorit e tani do ja heqe. E keni pare se sa eshte dobesuar Trampi nga ajo "padrejtesi "qe ka bere me perpara e tani mezi po prete qe ta ndreqe e ta zere gjumi rehat.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje