
Në emisionin ‘Frontline’ me gazetaren Marsela Karapanço, juristi Spahiu thotë se ka një koherencë të amerikanëve në shpalljen kampion të antikorrupsionit të Dumanit me rastin e Ardian Dvoranit.
Ndërkohë, Spahiu thekson se arsyeja përse SHBA e shpalli kampion të antikorrupsionit Dumanin, është se do lobojnë t’i zgjasin mandatin si kryetar i SPAK. Po ashtu Spahiu thekson se në qershor, SHBA do sanksionojë zyrtarë që kanë bashkëpunuar me non grata në Shqipëri, por edhe ata që i kanë bërë presion Dumanit.
Ka një relevancë dhe koherencë të amerikanëve në shpalljen kampion të Dumanit, në një paralele historike, politike, juridike me Dovroanin. Nuk e shpallën se Dvorani ndëshkonte të gjithë politikën. E shpallën për shkak se ishte nën presionin e Berishës dhe Ilir Metës. Nëse ka njeri që i shikon rastësi këto të dyja, amerikanët e marrin çekanin dhe i bien në të njëjtin vend derisa të arrijnë rezultatin e tyre. Arsyeja pse dumani është shpallur kampion është i njëjti motiv me Dovaranin që ishte anëtar i gjykatës së Lartë, i cili kishte dy tre çështje që tregoi integritet, lidheshin me Gërdecin.
Arsyeja e dytë pse e shpallën kampion të antikurrupsionit, është se po përgatisin lobimin për të zgjatur mandatin si kryetar. E treta që unë mendoj se arseja pse ia kanë dhënë titullin është se SHBA një muaj pas zgjedhjeve kanë ndërtuar një paketë të zyrtarëve që kanë bashkëpunuar me persona non grata dhe i kanë ushtruar presion Dumanit dhe faktorit ndërkombëtar për reformën në drejtësi. E njëjta gjë që bënë me Grubin, ja nxorën non gratën pas 3 vjetësh, për shkak të presionit dhe bashkëpunimit që kishte bërë me një person non grata të SHBA. I dhanë mesazh Ali Ahmetit dhe politikanëve shqiptarë se kush vazhdon bashkëpunim me non gratën do futet në listën tonë të zezë. Në qershor, SHBA do sanksionojë zyrtarë që kanë bashkëpunuar me non grata në Shqipëri.
Altin Dumani duhet te marre kryesine e Gjykates se Larte, qe eshte bere corap nga Berisha dhe Rama.
O Kreshnik nga i merr këto informacione se në Qershor do shpallen non-grata nga ata që kanë bashkpunuar me non-gratat e shpallur nga Departamenti i shtetit ?Sipas teje i bie që shumica e deputetëve të foltores të shpallen non-grata.Pse nuk thua se të gjitë këta janë një bandë kusarësh e të korruptuarish e vëndin e kanë në burg.Është gjë e mirë për Shqipërinë nqse ndodh kështu,por unë nuk kam shumë besim se Trapi do veprojë sipas fantazive të tua o Kreshnik djali.
O Kreshniki I Plepave shpallja kampion e Du-mamit eshte sikur neser te dali Ylli Bufi dhe te te shpalli ty "juristin me te gjate" ne qeverine Rama.. Apo si dekoratat qe jepte Bamir Topi javen e fundit si president I paçe-pilaf land.
Ky Jursiti dhe Analisti qe me teper i shkon te behet Modeliste ne pasarelat e shtepive me drita te kuqe... ik futja nje xhym me caje rusi ... se ate din te beshe ti ...