Shumica dërrmuese e shqiptarëve mbështesin Altin Dumanin në kërkesën e tij që prokurorëve të SPAK t’u lejohet mundësia e rikandidimit pas përfundimit të mandatit 9-vjeçar. 72.1% e shqiptarëve të anketuar në sondazhin e Report Tv në bashkëpunim me Eduard Zaloshnjën, thonë ‘Po’ u duhet lejuar mundësia e rikandidimit.
Një diferencë e vogël dallohet mes shqiptarëve brenda territorit dhe atyre në diasporë, ku 73.3% e këtyre të fundit shprehen pro, ndërsa brenda territorit shqiptar pro shprehen 71.5% e të anketuarve.
Vetëm një përqindje shumë e vogël, 26.1% e zgjedhësve brenda dhe jashtë vendit shprehen kundër rikandidimit për prokurorët e SPAK. Në Shqipëri, 27.3% e zgjedhësve të pritur për të votuar thonë se duhet t’u jepet mundësia e rikandidimit, ndërsa në diasporë vetëm 23.7%.
1.8% e të anketuarve janë të dyzuar. Vihet re se në diasporë ka një përqindje më të lartë të të dyzuarve, 3.0%, ndërsa në Shqipëri vetëm 1.2%.
Ky sondazh flet me shume per respektin dhe besimin konkret qe populli ka tek SPAK dhe prokutoret konkret te tij se sa per anen proceduriale te problemit. Qendrimi ndaj ketij problemi shpreh edhe qendrimin ndaj korrupsionit. Ata qe jane me luften kunder korrupsionit e mbeshtesin ate ne menyre konkrete duke mbeshtetur prokuroret dhe ata qe nuk jane me kete lufte kalojne ne anen proceduriale apo burrokratike...hajduti vazhdimisht gjen nje zgjidhje per te vjedhur...
Po e ka thene Report TV dhe Zaloshnja atehere s'e luan as topi. Nuk e kuptoj pse nuk e kane bere 99 % meqenese e kane ne dore.Ne zgjedhjet e Nentorit ne SHBA u vertetue plotesisht se sondaxhet jane nje nga format e manipulimit, nje piramide e mashtrimit dhe e falsifikimit te opinionit publik. Nese 71.2% e qytetareve jane per SPAK-un atehere 71.2 jane per qeverine.Po ne cilin vend demokratik ku behen zgjedhje te lira e te ndershme nje force politike mund te fitoje 71 % te votave. Edhe sikur te qeverise mire edhe po te jete e pakorruptuar prape se prape njerazit lodhen me te njejtat fytyra dhe kerkojne ndryshim. Nese pyetja behet a duan shqiptaret nje drejtesi profesionale, te pavarur politikisht, te pakorruptuar dhe te guzimshme qe te vere para pergjegjesise penale autoret e veprave penale te krimit e korrupsionit, atehere, po jam i bindur qe pothuajse 100% e shqiptareve e duan dhe jane te gatshem te sakrifikojne nga taksat e tyre per tu krijuar kushtet duke perfshire edhe pagat e larta per te kryer funksionin e tyre.