Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në prezantimin e platformës “Transparent Albania”, e cila pritet të lehtësojë aksesin në informacion të qytetarit ndaj transparencës buxhetore dhe shërben si një urë lidhëse me institucionet e shtetit.
Ai tha se kjo do të jetë një sfidë e vërtetë për administratën publike, e cila do duhet t’i trajtojë çështjet në kohë reale dhe qytetarët do keni mundësi ta ndjekin ankesën e tyre, pa patur të nevojshme të trokasin nëpër zyrat e institucioneve.
“Shpenzimet e qeverisë shqiptare do ndiqen në kohë reale. Do të jetë në sfidë e vërtetë, me siguri që hap pas hapi do t’ja dalim ta kthejmë përditësimin e çdo informacioni në një rutinë. Tjetra që është një risi shumë e rëndësishme është interaktiviteti i saj.
Nëse sot apo deri sot një qytetar apo përfaqësues i media si drejtohet një institucioni të caktuar dhe nuk merr një përgjigje në kohë. Do të ndjekë në kohë reale statusin e kërkesës, platforma ka një mekanizëm që sinjalizon institucionin se kjo kërkesë është duke shkuar drejt djegies së afatit”, tha Rama.
Më tej Rama tha se platforma krijon një bazë të gjerë të dhënash për gazetarët dhe publikun, duke reduktuar keqinformimin dhe dezinformimin.
“Besoj se është një platformë që do rrisë edhe shkallën e përgjegjësisë të vetë institucioneve qendrore dhe pushtetit ekzekutiv. Një sfidë e platfomës është përditësimi në kohë reale. Duke marrë parasysh volumin e informacionit që duhet përditësuar. Nuk e ka instiktin e shpejtësisë, do jetë një sfidë e vërtetë.
Me siguri hap pas hapi ne do ja dalim ta kthejmë përditësimin e çdo informacioni në një rutinë. Tjetra një risi e rëndësishme është interaktiviteti i saj. Nëse sot një qytetar i drejtohet një institucioni dhe nuk merr përgjigje në kohë, i drejtohet komisionierit. Komisioneri i drejtohet insititucioneve, në 70% të rasteve përgjigja jepet në sekondë.
Vonesa të palidhura me asnjë qëllim, por me nënvlerësimin apo mungesën e këtij zakoni të administratës që të përgjigjet në kohë reale. Ndërkohë 30% tjetër është më kompleks. Me platformën çdo njeri që i drejtohet cilido institucion për informacion do ndjeki vetë në kohë reale statusin e kërkesës.
Platforma ka një mekanizëm që sinjalizon institucionin se kjo kërkesë është duke shkuar drejt djegies së afatit. Dhe kështu vendos para përgjegjësisë këdo në institucion. Por i jep institucionit, pasqyrën e performancës me këtë detyrim parësor të ekzekutivit me qytetarin. Besoj se ky element që ka të bëjë me procesimin e çdo kërkese do ndihmojë në rritjen e përgjegjësisë e ndjenjës për tu përgjigjur”, shtoi Rama.
...ja te fillojme me ato ture e vizita te Kryeministrit shqiptar me avione private e klasi te pare, 3- 4 here ne jave...ose me Bunkerin e Surrelit....
Ke 13 vjet qe sundon, dhe qe i posedon te gjithe aparatet e kontrollit, kunder korrupsionit, dhe cuditerisht tani zgjohesh dhe kujtohesh ti perdoresh ata,, pasi ty nuk te intereson asgje vec se te zoterosh me cdo cmim ate karrige. Dhe per kete ke bere show me fishekzjare verbuese, gjate gjithe kohes duke shpenzuar fonde kolosale, ne turizem te shpejtuar dhe jo cilesor, per qendrat e qytezave te braktisura etj, duke mos ndjekur aspak efektet cilesore te tyre. Dhe historia perseritet, ne menyren me groteske .:Dikur ne kohen e hoxhes nje organizate meksikane, e nxorri popullin shqiptar, si me te ushqyerin ne bote. Dhe ja tani ky shakaxhiu dhe me se karikatur i kombit, del e mburet, qe nje fare organizate zvicerane , e nxjerre arnautistanin e tij, me me pak korrupsion dhe investim parash te piste se vet Amerika,Gjermania etj!!!!!. Paturpesi, qe te le pa fjale, kur nje popull i tere qe jeton ketu, deshmon nje korrupsin ne permasa, qe vazhdon ta mbyte kete shtet dhe nje investim gjithandej me parat e droges.Dhe ky vazhdon te talle bythen me kete komb dhe kete komb, pasi ne anen ´´ perballe´´(me te cilin dhe bashkepunon mbas kuintave), eshte nje shpellar mesjetar, qe mbahet nga ceta e tij tribale, qe financohet dhe nga oligarket e tij, qe i zbriti nga malet, dhe pushtuan dhe cfrytezuan pasurite dhe institucionet e ketij kombi duke e denatyruar me tej dhe ndyre ate.
Shqiperia do te behet per inat te shqiptarve - keshtu thoshnin rilindasit tane 150 vite me pare.
Shiko problemet e gjykatave dhe zgjidhi ato.E rroptuan dhe e rropen qytetarin hallexhi me gjyqe qe vazhdojne pafundesisht.