E quajti krim të shëmtuar, por ishte vetë ndër kontribuesit më të mëdhenj të kaosit urban – Roli i Berishës në masakrën territoriale

9 Korrik 2025, 13:45Politika TEMA
E quajti krim të shëmtuar, por ishte vetë ndër kontribuesit

Sali Berisha e quajti sot “krim të shëmtuar” prishjen e disa objekteve të paligjshme nl Theth, por ironia qëndron në faktin se vetë Berisha ka qenë një nga kontribuesit më të mëdhenj për kaosin urban që përshkon Shqipërinë nga veriu në jug.

Dy prej vendimeve më të rëndësishme që kanë lënë pasoja afatgjata mbi territorin shqiptar janë pikërisht Ligji 7501 për ndarjen e tokës dhe ligji i legalizimeve, të dy të ndërtuar dhe promovuar gjatë dhe pas qeverisjes së tij.

Ligji 7501, ndonëse fillimisht kishte qëllimin të kthente tokën te fshatarët, në praktikë shpërndau tokën pa kriter dhe pa një plan të qartë territorial, duke prodhuar konflikt pronësie dhe vendosje banesash në mënyrë të çrregullt. Mijëra hektarë tokë u shpërndanë pa u bazuar në nevojat urbane të territorit.

Ndërkohë, me ligjin për legalizimet, Berisha i dha një tjetër goditje urbanistikës në vend. Në vend që të ndalte ndërtimet pa leje dhe të fuste në një rend ligjor territorin, ai vendosi të shpërblente paligjshmërinë me legalizim masiv. Legalizime që nuk u bazuan në plane urbanistike, as në kapacitete infrastrukturore, por në logjikën e një "amnistie elektorale" për të blerë vota nëpër lagje të ndërtuara jashtë çdo kriteri teknik e ligjor.

Sot, kur Berisha flet për “krim të shëmtuar”, ai harron ose anashkalon faktin që pjesa më e madhe e këtij krimi është kryer me nismat, bekimin dhe firmën e tij. Në vend që të mbajë përgjegjësi për kaosin që ka lënë pas, ai zgjedh të viktimizohet dhe të sulmojë të tjerët që përpiqen – edhe në mënyrë të vonuar – të vendosin një rend mbi territorin.

Kaosi urban në Shqipëri nuk është produkt vetëm i një qeverie apo i një vendimi. Por Berisha ka qenë protagonist kyç në krijimin e këtij realiteti, ku qytetet zgjaten si kanceri në mënyrë të pakontrolluar, ku bregdeti është zaptuar, dhe ku ligji përdoret për të mbuluar paligjshmërinë.

Ndaj, më shumë se kushdo tjetër, ai duhet të heshtë kur flitet për krimet urbane. Sepse për shumë prej tyre, është vetë autori./TEMA

10 Komente

  1. T
    Taman kurve e keqe

    O Sali Qeni kur ske Shtet kshtu asht ti leh si Qen dhe te lajn me leh si Qen Stanit o Kriminel ipa Moral i Pa Ftyr Legen Pis Njeri

    Përgjigjjuni
    1. T
      Taman kurve e keqe Hajdud

      O Sali Qeni kur ske Shtet kshtu asht ti leh si Qen dhe te lajn me leh si Qen Stanit o Kriminel ipa Moral i Pa Ftyr Legen Pis Njeri

      Përgjigjjuni
      1. r
        robi

        Po rrumpallhonja rrumpallhone do kudo. E mbani mend Lanen , nevojtoret dhe qoftet tek Skenderbeu ne mes te Tiranes dhe parkun Rinia kuplarane , dhe nevojtoren e madhe te Tiranes qe i beri vicidoli ne kohen e tij.

        Përgjigjjuni
        1. H
          Hopa komunisti

          Si antishqiptar qe eshte ky duhet admiruar pasi po punone per Serbi , pasi dogji Shqiperin shkaterojne ushtri polici uzina fabrika vrau shitivdet dhe male duke genjyer ne grupe qorra te tipit Vrenozi

          Përgjigjjuni
          1. L
            Lika

            Berisha 13 vjet ne pushtet. Socialqenet 22 vjet dhe faj ka vetem Berisha. Ropt e shpisi socialqenve

            Përgjigjjuni
            1. c
              ce

              O Lika. Lluku lluku papashta, O kurafti minxhulla, I shkofsh prapa gerdalles 81 vjecare qe e ktheu Tiranen ne kohen e tij ne akshihone te madhe, qofte rrugeve dhe nevojtore e rrumpallhone ne Lane, parkun Rinia e kudo ne Tirane Koha e vicidolit ka mbaruar per kete shekull dhe sikur zoti te beje perjashtim e ti jape vicidolit dhe 100 vjet te tjera dhurate per katrahuren urbane dhe poshtersite qe i beri ketij populli ne 35 vjet.

              Përgjigjjuni
              1. L
                Lika loqe

                Koqe kandari a e di kush e nxori ligjin 7105 ...kush e mbushi Tiranen me baraka ...o Vrenoz

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Likmuti

                  Ishalla past jete e gjate Saliu yt se me kte dhe 15 vjet te tjera socialistet ke ne pushtet. Ha mut dhe ti si Vrenozi

                  Përgjigjjuni
                2. P
                  Pishraret e demokracise

                  @lika: po pishtaret e demokracise i mban mend? Veç ndyrjes se Tiranes, .me Kamez e Bathore e Sauk e Lunder, u katranosen dhe plazhi i Durresit, i Golemit, Kavajes, etj. etj...neper gjithe Shqiperine me keta pishtare qe n. U mboll e u mbrojt me kallaç fryma e tokes se zanun e fallsifikimit te dokumenteve te pronesise e te mbivendosjes se pronave, qe edhe sot e kesaj dite po ua han kryet shqiptareve. Kush i solli e nxorri ne shesh kallaçet, qe i sheh edhe sot neper fb ne duar te pushtareve kriminele te shpellarit bishe? Keshtu qe te majteve ti t'ua lepish kembet se deri aty mberrin ti @lika.

                  Përgjigjjuni
                  1. R
                    Rrnofte LEXHENDA ! dhe zagaret

                    Pse i jepet kaq shume hapsire mediatike !? Dikur Kuvat kenaqeshin kur merrnin vemendje.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje