"Edhe çadra e Lulit ishte më demokratike!"/ Gazetari: Me këtë pjesëmarrje, vetëm tmerrin nuk i fut PD "armikut"

24 Nëntor 2025, 21:31Politika TEMA
"Edhe çadra e Lulit ishte më demokratike!"/ Gazetari: Me

Enton Abilekaj, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", ka folur për raundin e dytë të Foltores që ka nisur Partia Demokratike para Kryeministrisë. 

Abilekaj tha se me këtë pjesëmarrje, vetëm tmerrin nuk i fut dot PD "armikut", siç deklaroi Berisha. Analisti tha se edhe Foltorja e PD-së, ishte më demokratike se kjo që po ndodh. 

"Me atë pjesëmarrje vetëm tmerrin nuk i fut “armikut”, siç tha Berisha. E mira është që ky debat është publik, se ka nevojë për Foltore, për të diskutuar se çfarë do të ndodhë dhe si do të zgjidhet, si opozita do të bëhet gati të bëhet më konkurente apo për të rrëzuar qeverinë. E sigurtë, që kjo mënyrë nuk është e duhura, nuk është as Foltore. Më demokratike ishte çadra e Bashës sesa kjo. Nuk kemi dialog mes shoqërisë dhe PD-së, ku pranohen faktet që përmendin dhe ato që ne dimë dhe flitet pastaj për një zgjidhje. 

Kur njerëzit shohin në çdo qeveritar një hajdut, si mund të shkohet në zgjedhje të parakohshme? Çfarë duhet të bëjë opozita për ta arritur këtë? Bashkëveprimi me ndërkombëtarëve.  Cfarë duhet të bëjnë qytetarët? Të flasësh aty me dosjen e prokurorisë, pastaj shtesat që thotë Bersiha dhe nuk e dimë a kanë ndodhur ndonjëherë. 

Opozita duhet të rishikojë veten, të ketë dialog me qytetarët, dhe të gjejë mënyrën si të luftojë këtë kleptokraci që ka asgjësuar zgjedhjet", deklaroi Abilekaj. 

4 Komente

  1. P
    Pjesemarrje per Guinnes

    Me kete pjesemarrje vetem nje trupe estrade mund te krijosh, njeri me i bukur se tjetri, me budall se tjetri, me truthare se tjetri dhe me karagjoz se Saliu!

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shkullaku gazetar pa shkolle

      Shkullaku gazetar pa shkolle ka vendosur mbas nje viti te lahet hiiiiiiiiiiii

      Përgjigjjuni
      1. F
        Futu ne greve urie Sali te shpetosh nga Spak

        Duket se kesaj here do futet Saliu ne cader qe te mos e perlaje Dumani.

        Përgjigjjuni
        1. r
          robi

          shume shpejt per situaten e rende ne te cilen ndodhet foltorja e vicidolit do shprehet dhe strateg'ja nderkombetare, nderplanetare, kozmike,leshelike,.babaxhike, gerdalla bythderre Ediththththyhhhyhgh harxhi me bythet e teta Ollges si dhe Shalepiprra e Zhulalit me turinjte si te kalit dhe gjysme kile krem mbi surratin e salduar.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje