Edi Paloka tregon pse Alfred Rrushaj dorëzoi mandatin dhe u largua nga Kuvendi. Ylli Rakipi tallet: Po ti qave për Gridën?

11 Nëntor 2022, 09:10Politika TEMA

Edi Paloka tregon pse Alfred Rrushaj dorëzoi mandatin dhe u largua nga

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka treguar përse Alfred Rrushaj vendosi të largohej nga Kuvendi duke dorëzuar mandatin. 

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", Paloka tha se Rrushaj u investua në bisedimet mes dy grupeve në PD dhe kërkonte bashkimin e partisë, por kjo dështoi dhe ai u ndje i zhgënjyer. 

"E di për zotin Rrushaj pse është larguar. Kam biseduar edhe përpara me të.

Fredi nuk i bëri publicitet asaj gjëje dhe i kërkoj ndjesë. Fredi ishte një nga njerëzit që u përpoq të bashkonte dy grupet brenda grupit parlamentar. Ramë dakord në disa pika si mund të bashkëpunohej. Arsyeja më e fortë ishte zhgënjimi prej kësaj", deklaroi Paloka. 

Ylli Rakipi ndërkohë, e pyeti a qau për ikjen e Gridës.

Ylli Rakipi: Ishte një qarje epike. Një ndarje e madhe... Grida po ikën në një televizion, në televizionin Top Channel. U largua përfundimisht nga PD. Një tjetër prezantuese mund të vijë, që bën emisionin “Përputhja”. Ngjarje të mëdha ndodhin në këtë vend. Si e mendon ti Palokë? Pate edhe ti ndonjë përlotje?

Edi Paloka: Parimisht e kam shprehur disa herë jo vetëm për këtë rast, por edhe për qëndrimet e deputetëve...

Ylli Rakipi: Qarje e madhe Palokë. Flutura Açka ka qarë. Edhe malësori i nderuar Gjekmarkaj ka qarë, kur dihet që malësorët nuk qajnë kurrë. Unë përshembull, njoh Nikoll Lesin që është malsor dhe nuk ka qarë kurrë (vetëm një herë kur nuk i dha liçencë Ilir Meta për TV). 

Edi Paloka: Kur nuk e sheh më të arsyeshme të jetë në Parlament, bën zgjedhjen e vetë. Parimisht jam që ne duhet t’ju përgjigjemi atyre që na kanë zgjedhur, por nuk mund të pengoj zgjedhjet personale. E di për zotin Rrushaj pse është larguar. Kam biseduar edhe përpara me të. Fredi nuk i bëri publicitet asaj gjëje dhe i kërkoj ndjesë. Fredi ishte një nga njerëzit që u përpoq të bashkonte dy grupet brenda grupit parlamentar. Ramë dakord në disa pika si mund të bashkëpunohej. Arsyeja më e fortë ishte zhgënjimi prej kësaj.

5 Komente

  1. E
    Ermal

    Kolonjar ps eshte ky Rakipi, sa langaraq aq edhe argetues. Shpotitjen e ka pike te forte.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Saluku

      Artist eshte. Tall trapin me keta bedelat e opozites se sakatuar. Mire jua ben, se jane bere lolo te Saliut,,,

      Përgjigjjuni
      1. v
        vilson naci [email protected]

        tteytyt3u43u45yu45yu4i5y

        Përgjigjjuni
        1. v
          vilson naci [email protected]

          juuuuuuuuuuuu

          Përgjigjjuni
          1. v
            vilson naci [email protected]

            po

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje