Edi Rama: E kisha parashikuar këtë që do ndodhte me PD, i çova mesazh edhe Bashës

9 Prill 2022, 19:52Politika TEMA

Edi Rama: E kisha parashikuar këtë që do ndodhte me PD, i

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se opozita aktuale as që i duhet Shqipërisë dhe se ai ka qenë i bindur prej kohësh që Partia Demokratike do të përfundonte në këtë gjendje.ediramalulzimbasha

Madje ai ka zbuluar për herë të parë, se këtë gjë ia ka dërguar me mesazh edhe Lulzim Bashës, ish-kreut të Partisë Demokratike.

“Mua nuk më mungojnë ata fare dhe unë mendoj se Shqipëria po humbet në këtë moment se nuk ka atë farë opozite.

Nuk është ndonjë humbje për Shqipërinë kjo, përkundrazi. Kjo duhet të kishte ndodhur me kohë.

Ia kam çuar dikur me mesazh Lulzim Bashës dhe kam gabuar vetëm në një vit diferencë. Kam qenë më shumë optimist se do të ndodhte më shpejt e gjithë kjo, por për sa i përket shqetësimit tim të mandatit të katërt, ne sapo kemi filluar të katërtin”, u shpreh Rama.

1 Komente

  1. I
    I madhe je gjigande

    Basha ka bere nje gabime fatale nuk duhet te terhiqesh dhe te bashkpunonte me Ramen . Bashkpunim pozite - opozite eshte normale por zhytja e Bashes ne korrupsione e beri te rreshtohesh ne anen e Berrishes .

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje