Edi Rama: Kjo qeveri nuk ikën nga pushteti, pa e bërë Shqipërinë anëtare të BE-së

5 Nëntor 2025, 11:44Politika TEMA
Edi Rama: Kjo qeveri nuk ikën nga pushteti, pa e bërë

Kryeministri Edi Rama dhe ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato zhvilluan një konferencë për shtyp pas progres-raportit të dalë një ditë më parë nga Samiti i Zgjerimit të BE-së në Bruksel.

Në fjalën e tij, Rama u shpreh se qeveria e tij nuk do të largohet pa e bërë Shqipërinë pjesë të Bashkimit Europian.

“Grupi ynë negociator ka shkëlqyer në këtë proces, sepse nuk ka vajtur në tryezën e negociatave për të mësuar aty çfarë duhet bërë, por ka qenë mirë-stërvitur gjatë epokës së poshtërimit të Shqipërisë. Sot, ne i dimë shumë mirë detyrat.

Jemi i vetmi vend në rajon që përdor Inteligjencën Artificiale në këtë proces dhe falë Diellës ne bëjmë transferimin me një shpejtësi shumë të lartë të të gjithë trupit ligjor të BE-së për t’u adoptuar në trupin ligjor të Republikës së Shqipërisë. Kryejmë me përpikmëri të gjitha ato detyrat dhe analizojmë me shumë durim të gjitha ato që janë të rreshtuara si probleme që duhen adresuar dhe duhen zgjidhur.

Dua të falenderoj nga zemra që të dyja ministret tona, që janë realisht dy arsye të mëdha për t’u ndjerë të qetë dhe për të marrë të gjithë respektin në Bruksel. Nuk dua të zgjatem më tutje, në të gjitha fushat raporti ka edhe arritjet edhe problemet. 

Në të gjitha fushat raporti i thotë shqiptarëve që Shqipëria ecën vendosmërisht në drejtimin e duhur dhe nga ana tjetër na thotë ne ç’duhet të bëjmë më shumë dhe më mirë për të ecur pa asnjë ndalesë për të arritur objektivin e vitit 2027.

Shpresoj që këtë urim ta marrin siç duhet të gjithë ata që nuk e duan këtë qeverinë, por që sot duhet të ndihen më mirë, sepse sa më pranë të jemi me BE-në, aq më shumë do të ketë përkujdesje për ta. 

Ndihuni mirë që të gjithë, qofshi mbështetës, qofshi kundërshtarë, sepse kjo qeveri ka bërë detyrat si për mbështetësit, si për kundërshtarët. 

Mbështetës dhe kundërshtarë të qeverisë, jemi në kohë të ndryshme sipas qeverive. Kjo e jona nuk shkon pa sjellë BE-në në Shqipëri dhe pa e bërë Shqipërinë pjesë të BE-së”, tha Rama ndër të tjera.

6 Komente

  1. s
    socialisti i vertete

    Bravo gjigand, le te votoje populli si te doje, ti mos u largo pa futur Shqiperine ne BE, edhe sikur te mos futet edhe 50 vjet. Kjo Shqiperi te rrin e vogel per kapacitetin tend por do vije dita qe te jesh ne krye te Evropes dhe ti do te shpallesh Hero Kombetar. Populli shqiptar si nje popull i prapanbetur nuk ta di vleren sa duhet dhe e ben per te madhe nje cike korrupsion te Qeverise Tuaj, e ca zgjedhje qe ju i fitoni duke perdorur fuqine dhe burimet shteterore por ata harrojne se kjo eshte e vetmja rruge qe ju te qendroni ne pushtet sepse askush tjeter vec jush nuk mund ta ule Shqiperine si te barabarte ne tryezen e Europes.vetem perpara.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pallosh Rama

      O palla e Beles nuk shkon ne BE me zv km hajduta po ne afrike. Te kan dal lakrat sheshit dhe ske byth as ta heqesh Belen se te merr me vete ajo nuk eshte si ata te tjeret.

      Përgjigjjuni
      1. a
        anti25642654censurë

        atëherë e hëngrëm sa krahu!!ti nuk ke asnjë interes ta bësh atë punë!na mbete në kurriz tërë jetën!!të paktën tënden!!

        Përgjigjjuni
        1. R
          Raki yll pi

          Fute Shqipërinë në BE , pastaj shko qiu. Por deri në 29' , jo më vonë!! Se po pret Saliu ...

          Përgjigjjuni
          1. S
            Selita

            Palloshi do coj Shqiperine ne BE!!!!!.Kane rene shqiptaret ne dore te palloshit.

            Përgjigjjuni
            1. p
              palloshi shkurter

              Palloshi gjate vetem mund te shtoje agonine e integrimit te shqiperise ne BE. Me kete korrupsion dhe bashkepunimin me Berishen, as ne 2130 ne nuk hyjme ne BE. Edhe Makroni dhe teta Meloni, do vazhdojne ti mbrojne krahet palloshit te gjate se u ka bere ndere me interesat e ketij populli , por kur te vije puna, do gjejne mekanizmat qe te mos na pranojne kur ne po pretendojme. A mund te zhvillohet nje vend vetem duke ndertuar kulla dhe pallate me paret qe vijne kryesisht nga skutat e erreta? A mund te zhvillohet nje vend pa prodhuar asgje? Sa do vaxhdoje te hidhet ne qarkullim leke shqiptare i cili mbivleresohet artificialisht me politikat qe orjenton pallishi gjate dhe zbaton Teme Sejkua? Po a mund te ndodhi qe palloshi gjate tja lere dikujt tjeter ne dore minen me sahat te ekonomise qe mbart kjo qeveri, e vete te ulet ne kartiben qe do lere ushtari tij Bajram Begaj?

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje