Edi Rama ka folur sot në takimin me kandidatët për deputetë, që kanë aplikuar përmes platformës “Deputeti që duam”.
Kreu i qeverisë tha se në këto momente politika në vendin tonë është në degradim dhe se i takon Partisë Socialiste për ta udhëhequr ripërtëritjen. Ai tha se të merresh me politikë është diçka shumë fisnike, dhe se çdo gjë varet nga “duart”. Sipas tij duart e pastra bëjnë një punë, ndërsa ato të pista një punë tjetër.
“Politika ka bërë dhe të gjitha ato gjëra për të cilat sot shoqëritë jetojnë në standarde krejt të tjera. Pa politikën nuk do kishte BE. BE është krijesa më gjeniale e mendimit politik. Pa politikë nuk do kishte SHBA e shumë e shumë gjëra të tjera.
Janë shumë të freskëta kohët kur ishin të pamundur liria për të folur, të zgjedhur, liritë individuale, garancitë ligjore…. kështuqë të merresh me politikë nuk do të thotë të merresh me punë të pistë, por me diçka shumë fisnike.
Si çdo gjë tjetër varet nga duart. Duart e pastra bëjnë një punë të caktuar, të pistat një tjetër, duart e afta një punë të caktuar, të paaftat një punë tjetër. Duart e treguara bëjnë një gjë, duart e fshehura bëjnë një gjë tjetër. Kërkon shumë kurajo, durim, forcë dhe fuqi të brendshme për të mos u dorëzuar sepse politika sot është në një moment degradimi, moment riformësimi. PS ka detyrën ta udhëheqë këtë ripërtëritje”, tha Rama.
Te gjithe nje jeni.Cdo gje ne Shqiperi urdherohet mga njeshi. Keshtu ka qene e do jete dhe te pakem 10 vjet.
Po ti nuk je pjese e kesaj politike? Ke 25 vjet ne politike. Qe nga fundi I 1997.
Cakto zgjedhjet sa me shpejt qe te jete e mundur dhe fillo cdo gje nga e para. Drejtesia eshte aq e ngadalte, sa s'mund ta Kesh aleat
Ha ha! Reformimi i politikes nga Rama? Ky njeri di te reformoje vetem hajduterine dhe propaganden. Rama shkaterroi shpirterisht Shqiperine. Ai duhet urgjentisht te cohet atje ku perfundimisht, mbas nje pritjeje te gjate, ndodhet Ilir hajduti dhe Sali koburja. Tani vertet mund te besohet se tre bajlozet e zinj Rama-Meta-Sala do te paguajne per bemat e tyre 30 vjecare.
Po ti, Berisha dhe Meta ashtu e keni dashur, si ajo Legjenda Surrelit!
Rama mebdon se Shqipëria është personeli mjeksor,stafi pedagogjik,forcat ushtarake, policia shtetit garda.,të tjerrët janë turist.Privilegj vlerë dhe rëndësi kanë (për të) të gjithë ata që i shërbejn këtij socializmi që mban erë.