Edi Rama: Teatri i ri Kombëtar do të jetë më i bukuri në të gjithë Ballkanin!

21 Dhjetor 2025, 15:00Kulturë TEMA
Edi Rama: Teatri i ri Kombëtar do të jetë më i bukuri

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, Teatri i ri Kombëtar do të jetë më i bukuri në të gjithë Ballkanin dhe do të jetë një nga teatrot më të bukur të të gjithë Europës.

I pyetur gjatë podkastit “Flasim – episodi 11, sezoni 5”, se si do të funksionojë Teatri i ri Kombëtar si strukturë apo proces artistik, Rama u shpreh se kjo është çështje e komunitetit artistik.

“Ajo që mund të them është që do të jetë Teatri më i bukur Kombëtar, apo qoftë edhe jo kombëtar, nuk ka rëndësi se ka dhe teatro të bukura që tjera që nuk janë teatri Kombëtar, por do të jetë më i bukuri në të gjithë Ballkanin padiskutim dhe do të jetë një nga teatrot më të bukur të të gjithë Europës. Pastaj se çfarë do të jetë në aspektin përmbajtësor kjo i takon komunitetit”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh se, “shumë mirë që do të kemi një super teatër nga pikëpamja e infrastrukturës, por ta bësh atë teatër të jetojë në mënyrë të përditshme me kualitet është sfida e sfidave”.

Ajo që ka rëndësi, theksoi Rama, “është që ai teatër do të jetë në gjendje të mikpresë edhe trupa të huaja, do të jetë në gjendje të mikpresë patjetër edhe trupa dhe aktorë nga territoret shqipfolëse, do të jetë në gjendje të ofrojë shumë, nga pikëpamja e infrastrukturës”.

Pastaj, shtoi kreu i qeverisë, “nga pikëpamje menaxhimit ne nuk jemi ende në një fazë të zhvillimit tonë që të kemi kapacitete menaxhimi të institucioneve kulturore që të jenë të atilla që ta çojnë institucionin në një nivel tjetër dhe që të bëjnë diferencën, flas në tërësi. Patjetër që tek tuk jemi dhe menaxher shumë të mirë”.

Kryeministri foli gjithashtu edhe për projekte të tjera në kulturë që po zhvillohen paralelisht.

“Ne po bëjmë Galerinë e re Kombëtare, po transformojmë Muzeun Kombëtar. Kemi një program shumë ambicioz për këtë mandat që të bëjmë disa muze më të vegjël në Tiranë. Po bëjmë, besoj me shumë sukses një Muze të Historisë së hebrenjve të Shqipërisë në Vlorë. Po përgatitetmi të fillojmë punë për Muzeun “Besa” këtu në Tiranë. Për Muzeun e Artit Islamik. Kemi një sërë gjërash që po shkojnë paralelisht”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se, “pikëpyetja për të gjithë këto investime është niveli i menaxhimit në lartësinë e arkitekturës, në lartësinë e kësaj infrastrukture të re, por hap pas hapi”.

15 Komente

  1. M
    Mos lejojme qe Teatri i ri te felliqet....

    Bravo Edi, bravo me Teatrin. Ka merite edhe Veliaj per teatrin e ri, thuaje pa frike. Don Zoti kujtohesh Edo te pastrosh bregdetin e pjesen tone detrave Adriatik dhe Jon nga fekalet dhe mbetjet plastike qe shkarkohen ne to. Aman bre burre se na mbyten edhe mushkonjat gjitheandej. Leri tynelet e rruget pa eficience dhe rregullo mjedisi, se ndryshe shpejt do vije dita qe turistet e huaj te na braktisin e na te vdesim per te ngrene. Kujdes se keq do ta kesh punen ndryshe, do te duhet te arratisesh nga Shqiperia me gjithe familje. Nese keshtu deshiron, te vazhdosh te na besh karshillek, mos harro ta koordinosh arratisjen bashke me familjen e Saliun se mbase do mundeni te bleni ndonje ishull perallor pa emer diku larg Shqiperise. E, atje martohuni e pillni me dy familjeve tuaja e krijoni komunitetin e krimineleve ne emigracion.

    Përgjigjjuni
    1. O
      O Zot cfare tjeter do te na shohen site....

      Pas bektosh state,big xhamise nje tjeter xhevair"sehir gallat"(theatro) ne listen e mbrekullive tourkoshqipfoles m'ballkan!?

      Përgjigjjuni
    2. s
      sali

      Po ata qe dolen me vare,kosore flakadane qe mos prishej ajo germadhe qe ishte do te vijne te shikojne teater ketu,Apo si te pacipe e Talebane qe jane se kane problem

      Përgjigjjuni
      1. M
        Munika

        Bravo Rama. Teatri u be. Tani shiko te besh edhe aktoret, se te vjetrit u bene politikane.

        Përgjigjjuni
        1. N
          Next level

          Mjafton një teatër modest dhe i hijshëm dhe investime në dije. Nuk e kuptoj delirin e madhështisë, pompozitetin, luksin e shfrenuar për një objekt ku aktron një shkollë dhe një trupë mediokre teatrale. Fatkeqësisht tek ne elita drejtuese manifeston sëmundjet e pjesës më të pakulturuar të shoqërisë, që ju mungon kultura e punës, kualifikimi profesional, qytetërimi dhe çdo gjë parësore, por vrapojnë të shesin dëngla me makina superluksoze për të ushqyer delirin, tërbimin dhe mizerje e egzistencës së tyre

          Përgjigjjuni
          1. M
            Mahipi

            Ore karush po ku ja shikon te bukren kesaj karakatine o figur! E bukura esht relative o pallosh! Se keshtu po na flet nga kendveshtrimi i vucicit dhe po na flet si artist! Dole nga tuneli i llogarase qe do ishte sipas teje me i ".....spikaturi ne gjith europen.....", te kjo karakatina qe "....do jete me i bukuri ne ballkan...."!!!! A thua dhe ketu te teatri ke luajtur "teater" me nje 50 dhjeteshe Euro, njesoj si te tuneli!?? Apo ketu e ke ulur betin se je brenda ballkanit!!???

            Përgjigjjuni
            1. Y
              Ylli

              E bukura eshte relative??Ore qenke politikan.

              Përgjigjjuni
            2. s
              sapa

              Fute ne bythe!Cfare te duhet teatri kur nuk ke shtet?

              Përgjigjjuni
              1. L
                Lani

                Na tregoni sa miljona euro keni vjedhur ketu o te poshter si PS e PD. Ju doni zhduke nga faqja e dhehut se e shkaterruat shqiperine mizere njerez maskarenj

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Per km tone

                  Për menaxhimin e di vete ti o xhan! Gjej nje ergys agas, nje met has, nje balluk, nje berber, nje tahir, nje ahmetaj, nje agac, nje ilir beqja, nje lal Er, nje cen klos etj etj dhe mos ki hic merak! Cdo gje do jete perfekte. Stili i menaxhimit do jete sic e pershkruante aq bukur evis berberi : 200 mije per profesoret e harvardit por edhe 200 mije per ne te pashkollet! Tallje bythe me leket e miletit te shkrete! Ja ky eshte menaxhimi yt! Te rroje teatri

                  Përgjigjjuni
                  1. O
                    O

                    Fatkeqesisht per Sali kriminelin dhe gjithe berishistet shpellar qe jan mesuar me eren e mutit te Lanes ky teater nuk vlen.

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Teatri

                      Pse ne Ballkan? Ne Evrope or tej!

                      Përgjigjjuni
                      1. O
                        O

                        Per gomeret e pd dhe Saliut,si ai hajvani nga Rresheni qe tha: Sali,une me shume te du ty se femijet e mi,teatri eshte stall derrash.Sali qenefit ky soj idiotesh I shkojn nga pas.

                        Përgjigjjuni
                        1. M
                          Moni

                          Meshire!

                          Përgjigjjuni
                          1. L
                            Luani.

                            O gjigang, punè mslokesh gjell qenesh. Ça pret nga keta ti qe vetem teater me kuklla kan par e me arinj kan jetuar çoban me dhi.

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje