LIBRI I DITËS: "Vdekje me Kredi"- URAGANI selinian i stilistikës, skandali dhe perversiteti i papërsëritshëm!

20 Dhjetor 2025, 17:12Kulturë TEMA
LIBRI I DITËS: "Vdekje me Kredi"- URAGANI selinian i

Skandal që s'ka ndal! Proza selineane mbetet ende një rast unikal. Skandal total i mizerjes dhe së keqes si kanun kushtetues i ekzistencës dhe zembereku i vetë qenies.

Vetëm Selini mund ta shkruajë vulgaritetin e vulgut, që është veçse e zakonshmja, me një gjuhë të jashtëzakonshme dhe aspak vulgare. Ndërkohëqë, perversitetin që nuk është e zakonshmja, na e përshkruan përmes zakoneve të jetës tërësisht perverse. Perversitet i pazakontë që rrjedh prej zakoneve. Rrëfimi Celinian, më tej se një vepër rrënqethëse, është një uragan që qeth nga rrënjët. Shumë rrallë, teknikat e shkrimit prodhojnë të tillë aritmi të thekshme brenda ritmit tensionues, sa t'i japin narracionit kaq spazma trallisëse. E si për çudi dhe paradoks, nën mrekullinë e një lirizmi metrike e prozodie poetike. Shumë shumë rrallë, faqet e mureve prefabrikat që gatit betonierja e teorizmave letrare janë trandur e krisur, gërmuar e gërmëzuar, sa nga matrapiku i sintaksës së markës "Celine". Stili Celine! I përsosur, i papërsëritshëm!

Por pjella krijim përbindësh e Selinit, nuk mund të fshihet duke u marrë vetëm se me ç'lloj stili të mbarsjes është kryer akti i ngjizjes së kësi pjelle unikale. Sepse do të ishte sikur, me të kuptuar diç nga kjo botë, të na varnin në qafë shpalljen funerale:

MOS E VRISNI MENDJEN PËR KU PO SHKON ME QEFININ NËN SQETULL I PAUDHI SELIN! SHIJOJENI, PO VEÇ NËN ÇUDINË PËR STILIN SE SI THUR KRIMBI I MËNDAFSHIT, ENDJEN

E AFSHIT E JO SI E SHTRIN PËLHURË QEFIN!

RUBRIKA DITORE E LIBRIT TË PËRZGJEDHUR NGA MAPO.AL

AUTORI: Louis-Ferdinand Céline

ÇMIMI: 1.800 Lekë

1 Komente

  1. Q
    Qukapiku

    Kete shkrim duket qe e ka bere Belina Budini se ajo eshte laraske 18K!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje