PIKTURA E DITËS: "Ismail Kadare"- PORTRET i shkrimtarit të madh nga Bashkim Ahmeti Izano

20 Dhjetor 2025, 15:13Kulturë TEMA
PIKTURA E DITËS: "Ismail Kadare"- PORTRET i shkrimtarit të

Piktori Bashkim Ahmeti Izano i ka kushtuar një portret të veçantë shkrimtarit të madh Ismail Kadare, i cili ka theksuar se në pikturat e artistit ndihet liri.

“Në pikturat e Bashkim Ahmetit ndihet liria. Një liri e re dehëse pas dimrit të gjatë të diktaturës komuniste. Tani, i çliruar krejt, piktura e tij merr frymë lirisht", është shprehur Ismail Kadare.

Bashkim Ahmeti Izano në Liceun Artistik mësoi vizatim dhe pikturë nga Guri Madhi, plastikë nga Janaq Paco, akuarel dhe dekoracion nga Abdurahim Buza, perspektivë nga Kel Kodheli dhe kompozim nga Naxhi Bakalli.

Aty mësoi historinë e përgjithshme dhe atë të Shqipërisë, Letërsi Shqipe dhe Letërsi Botërore, si edhe Gjuhë Ruse. Krahas këtyre mësoi algjebër, gjeometri, fizikë, kimi dhe biologji.

Institutin e Lartë të e Arteve e mbaroi në vitin 1972 me rezultatet më të larta dhe për një vit punoi asistent në klasën e piktorit Sali Shijaku.

Më 2 mars 2024, me rastin e 580-vjetorit të “Besëlidhjes së Lezhës”, Bashkia Krujë iu dha titullin “Qytetar Nderi i Krujës” për pesë artistë të mirënjohur të cilët kanë punuar disa nga veprat kryesore në këtë muze: JANAQ PAÇOS “Skulptor i popullit”(pas vdekjes), GENC HAJDARIT, GAZMEND LEKËS (“Mjeshtër i madh”), NAXHI BAKALLIT (“Mjeshtër i Madh”) dhe BASHKIM AHMETIT ( “Mjeshtër i madh”), me motivacionin “për realizimin e pikturës murale “Kuvendi i Lezhës” në Muzeun Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Krujë".

Bashkim Ahmeti ishte një nga 23 arstistët që ekspozuan punët e tyre në ekspozitën “Ngjyrat e Shqipërisë në botë” (qershor 2004), e organizuar nga UNHCR dhe Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), e cila u vizitua edhe nga kryeministri i kohës, Fatos Nano. /MAPO/

1 Komente

  1. M
    Mixha

    po kjo Izano c'eshte mor aman

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje