Ngre siparin ekspozita me fotografi të rralla të Aleksandër Moisiut

20 Dhjetor 2025, 10:08Kulturë TEMA
Ngre siparin ekspozita me fotografi të rralla të Aleksandër

 45 foto dhe dokumente të rralla e të panjohura më parë, janë pjesë e ekspozitës “Aleksandër Moisiu: Njeriu dhe Artisti”, e çelur sot në mjediset e Universitetit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit.

Kjo ekspozitë vjen në 20-vjetorin e themelimit të Universitetit, si rezultat i një pune kërkimore 7-vjeçare të studiuesit Pjetër Logoreci, në arkivat austriake. Rektori UAMD priti studiuesin Logoreci pas ardhjes së tij nga Vjena, enkas për t’iu bashkuar stafit të Universitetit në çeljen e ekspozitës “Aleksandër Moisiu: Njeriu dhe Artisti”.

Gjatë takimit, studiuesi Logoreci u shpreh se fotot e rralla të mbledhura nga arkivat e Vjenës ia dhuron UAMD-së. Rektori, dr. Shkëlqim Fortuzi, shprehu vlerësimin më të lartë dhe mirënjohjen e thellë për Pjetër Logorecin, për punën e shkëlqyer arkivore dhe promovimin e figurës së Aleksandër Moisiut.

“Ky dhurim shënon një kontribut tejet të çmuar e të jashtëzakonshëm në fillimin e ngritjes së fondit të rrallë arkivor për UAMD-në mbi figurën e këtij personaliteti epokal shqiptar, me famë ndërkombëtare, emrin e të cilit mban me krenari universiteti ynë”, u shpreh Fortuzi.

A.K./TemA

Lini një Përgjigje