Edmond Spaho: Do negociojmë me Ramën, jo me Bashën!

2 Shkurt 2025, 21:59Politika TEMA

Edmond Spaho: Do negociojmë me Ramën, jo me Bashën!

Ish nënkryetari i PD Edmond Spaho deklaroi në A2CNN se Partia Demokratike më mirë negocion me Edi Ramën sesa me Lulzim Bashën: “Pse të negociojmë me Lulzim Bashën? Më mirë të negociojmë me Edi Ramën. Për djegien e mandateve dhe vendimin për të mos hyrë në zgjedhje, Lulzim Basha është përgjegjës”.

Spaho sulmoi partitë e reja, përfshi ato që kanë dalë nga fronti opozitar, duke i quajtur “partiçka pa strukturë” dhe “derivate të pushtetit”.

“Të gjithë janë derivate të pushtetit. Janë partiçka pa strukturë. Janë një njeri, një parti. Synojnë të tërheqin sa më shumë vota nga PD-ja. Eksperienca ka treguar se këto parti kurrë nuk e kanë përmbushur misionin e tyre, siç janë krijuar edhe janë shkrirë”, tha deputeti demokrat.

Spaho shtoi se Partia Demokratike më mirë negocion me Edi Ramën sesa me Lulzim Bashën: “Pse të negociojmë me Lulzim Bashën? Më mirë të negociojmë me Edi Ramën. Për djegien e mandateve dhe vendimin për të mos hyrë në zgjedhje, Lulzim Basha është përgjegjës. Marrëveshja e çadrës ishte me shumë pikëpyetje dhe efektin e dha te zgjedhjet. Më pas, djegia e mandateve ishte katastrofë politike, edhe mosmarrja pjesë në Reformën Territoriale në vitin 2014 ishte katastrofë”.

Spaho iu kthye edhe “luftës civile” në PD, për të cilën tha se ajo ngjarje tashmë është lënë pas krahëve.

“Marrëzia ishte e atij që vendosi hekura në godinën e PD, e atij që donte të mbante me forcë godinën dhe që na hodhi gaz lotsjellës neve që donim të hynim në godinën tonë. Ishte zhvilluar një Kuvend me dokumentacion të plotë dhe Lulzim Basha duhej të dorëzonte zyrat e ne të vazhdonim aktivitetin tonë. Ai zgjodhi të bënte atë që bëri. Ne i kemi diskutuar çështje të tilla dhe i kemi lënë pas këto ngjarje dhe jemi unifikuar në qëndrime”, tha Edmond Spaho.

3 Komente

  1. G
    Gjysem jevgu i Pojanit

    O Mondi i Spahise o hengesh shigen e mengjezit , po kush i ha ato qe thua . Po Salmuti kryetari real disa here sapo gjoja emeroj Lulin kryetar bente thirrje per te djegur mandatet , se po ta bente ai pa udher te Salkarit e kishte rjepur te gjalle Lulin . Vec asaj askush nuk tha gabim pervec Xhozefines , po u desh shkaku qe te shpallej Salmuti nongrada qe te fillonte lufta gjoja me Lulin po ne fakt me Ameriken .

    Përgjigjjuni
    1. z
      zvaraniku

      shoqeroje me pamje per cka e si u armatost kur shkuet te selia e pd-se me 8 jana. ajo dite shenon dite-vdekjenpd-se se shqiperise. a mos jeni ju deputeti qe ne nje seance parlamentare, per te prishe seancen i ke fryre 4 ore panderprerje bilbilt. me kete fryrje bilbil per ty votojne albana vokshi, ina zhupa, flamut noke e edi paloqa, je turpi i korces i familjes tende, nuk duhet te dalesh me ne publike. mjere familjaret tu per njeriun e tyre me emer edmond spaho qe i fryne bilbilt 4 ore rresht

      Përgjigjjuni
      1. d
        doni

        Të mbash një gomar si ky Spaho është çmenduri.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje