Vota e diasporës: Mbi 125 mijë shqiptarë kanë aplikuar për regjistrim, KQZ miraton 73 mijë

2 Shkurt 2025, 14:11Politika TEMA
Vota e diasporës: Mbi 125 mijë shqiptarë kanë aplikuar

126 mijë emigrantë shqiptarë kanë shprehur vullnetin për të votuar, përmes postës në zgjedhjet e datës 11 maj.

Numri i kërkesave në KQZ vijon të rritet gradualisht, edhe pse një pjesë e tyre refuzohen për shkak të mangësive ose të dhënave të pasakta që dërgohen në sistem.

Kështu, deri më tani të drejtën për të votuar e kanë fituar 60% e emigrantëve, ose 73 mijë, ndërsa janë refuzuar 46 mijë aplikime.

Kërkesat janë depozituar nga 107 shtete, por lista kryesohet nga Italia, Greqia dhe Gjermania, me të treja së bashku që përbëjnë 76% të aplikantëve.

Raporti gjinor është 60 me 40% në favor të meshkujve, ndërsa me shpërndarjen e votës në 12 qarqet e vendit, kryesojnë Tirana, Fieri e Korça me 44% të kërkesave, ndërsa në fund të listës janë Dibra, Gjirokastra e Kukësi me 10%.

Grupmosha 26 deri në 45 vjeç, është ajo që po tregon interes të lartë për të votuar nga jashtë  dhe përbën 55% të numrit të përgjithshëm të kërkesave.

3 Komente

  1. B
    Beni USA

    Me siguri ata 73 mije qe jane aprovuar nga KQZ kane bekimin e Patronazhisteve te Rames si simpatizant socialist

    Përgjigjjuni
    1. h
      hasani

      Edhe te sateme !

      Përgjigjjuni
    2. B
      Beni USA

      Po ti ç'pate more Hasan perse te dogji aqe shume vera , qe te qifte Afrika ty Baban e vellan gjithe ju meshkujt ylberis Patronazhist , se mamaja bolle te eshte raskapitur neper cetat vullnetare ta kene bere qilizem dhe ugar i thone nje fjale fshataret

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje