Damian Gjiknuri vs Arben Ahmetaj: Ja si përgjigjet ish-ministri për krimin, kanabizimin, SPAK-un

1 Shkurt 2025, 17:16Politika TEMA
Damian Gjiknuri vs Arben Ahmetaj: Ja si përgjigjet ish-ministri për

Damian Gjiknuri është nga të paktët  politikanë që nuk i shmangen pyetjeve të vështira. Dhe në këtë periudhë disa nga këto pyetje kanë të bëjnë me akuzat publike të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj se PS-ja ka zëvendësuar strukturat politike me ato të krimit.

Në emisionin “Pa Censurë”, në RTSH, gazetarja Elona Meço, i kërkoi zotit Gjiknuri edhe një koment për çështjen tjetër të ngritur nga Arben Ahmetaj për kanabizimin e vendit, si dhe si ndikojnë në zgjedhje këto qendrime apo hetimet e SPAK-ut për figura të rëndësishme për PS, si kryebashkiaku Erion Veliaj. 

Damian Gjiknuri: Unë nuk jam absolutist nga natyra dhe në lidhje me zgjedhjet, besoj se gjithmonë do të ketë shkelje, do të ketë krime. Gjithmonë do të kemi episode, pasi episode ka në çdo vend të botës që ka një nivel të caktuar zhvillimi demokratik. Vetëm në kohën e Emverit nuk kishte episode, se nuk kishte zgjedhje. 

Elona Meço: Ish zëvendëskryeministri Arben Ahmetëj nuk flet për episode, flet për një filozofi në PS, ku koordinatorët politikë të PS, janë zëvendësuar me koordinatorët e krimit dhe se sot PS-së i kanë rënë 4 qarqe, Tirana, Elbasani, Durrësi dhe Shkodra. 

Koordinatorët politikë të PS janë të gjithë njerëz politikë, të ekipit politik, kështu që unë nuk kam komente për këtë. Nuk kam dijeni për këtë. Pra, koordinatorët që ka PS, drejtuesit politikë të PS, janë njerëz politikë. 

Elona Meço: Keni një koment në lidhje me dëshminë e Arben Ahmetaj se një mbledhje, në një retreat të qeverisë në Durrës, vite më parë, ju ishin 1 ndër 5 ministrat që keni kundërshtuar fenomenin e kanabizimit? 

Damian Gjiknuri: Mbledhjet e qeverisë kanë procesverbale.

Elona Meço: Edhe retreatet? 

Damian Gjiknuri: Mbledhjet e qeverisë kanë procesverbale. Për të tjerat nuk kam asnjë koment. 

Elona Meço: Pra, s’ka ndjodhur kjo? 

Damian Gjiknuri: Kaq është përgjigja ime. 

Elona Meço: E kuptoj që është e vështirë për të bërë komente në të tilla situata, por sa e dëmtojnë PS-në në elektorat të tilla deklarata si këto të ish-zv/kryeministrit apo hetimi aktual për kryetarin e Bashkisë së Tiranës? 

Damian Gjiknuri: Nuk më vjen mirë për kolegë të partisë sime që mund të akuzohen dhe mund të provohen të fajshëm, megjithatë varet roli i individit dhe konteksti i përgjithshëm. Nëse individi e ka kryer brenda një filozofie politike me qëllime kriminale, patjetër që këto e dëmtojnë PS, por nëse individi ka abuzuar me detyrën e tij, ka bërë shkelje dhe PS nuk është e përfshirë si parti, në ato veprime që bëhen, PS nuk ka pse te marrë koston maksimale. Mund të marrë pak kosto, aty-këtu, por këto janë normale.

Elona Meço: Pra ju thoni që elektorati di ta ndajë kur është një parti e korruptuar dhe kur është një individ i korruptuar? 

Damian Gjiknuri: Pa diskutim që e ndan elektorati këtë, por ajo që di të ndajë shumë mirë elektorati është se cila nga këto forca, alternativa, kush ka dhënë prova se di të qeverisë më mirë, kush është më i besueshëm për premtimet që jep, kush është më i mirë për interesat e zgjedhësve dhe në këtë mënyrë votojnë. Deri më sot aleternativa më e mirë ka qenë PS. 

12 Komente

  1. D
    Damo

    O damian, Ti po gezon sot nje pjese te lekeve te vjedhura. Dhe je i qete. Spak nuk ka. Se po te kishte ti ishe tek vendi. Prandaj me mire sali berisha se ju e vodhet kete popull deri ne kocke

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dani USA

      O Damo Damlla ti thua me mire Sali jo hjduti deri ne palce po grabitsi dhe shkaterrimi nga themelet dhe krimineli anti Shqiptari me i madhe i te gjitha kohrave te rrosh vete se llogjika te paska pjerdhur.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Patronazhisti

        Nga sondazhet dhe pyetjet që bëjmë ne, rreth 45% e individëve nuk e dinë fare se ka një stacion televiziv Syri..... 64% e gjithë banorëve, nuk e kanë të instaluar këtë stacion, ose nuk e dinë nëse gjëndet i instaluar në televizorin e shtëpisë së tyre..... Dhe rreth 70% nuk e dinë se Arben Ahmetaj ka dhënë një intervistë...... . Pra intervista e Ahmetajt ka zero impakt tek votuesit e pritshëm të PS.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kurvat e Rilindjes

          Damian hajduti ,rruga e astirit 40 milione euro ,ti duhet te ishe ne burg bashke me Krficen xhacken etj

          Përgjigjjuni
          1. N
            Një pjesë e popullit.

            Po ju që nuk ju del Rnveri dhe Saliu nga barku e nga shpirti, mos votoni për Damianin votoni për PD që ju mori paratë me piramida, votoni për ata që ju hofhën në 1997 lëndë helmuese, votoni për atë që ju hodhi në erë në Gërdec dhe për atë që ju vrau në Bulevard. Sa gjynah nuk paskeni kuptuar gjë për 30 vjet, vazhdojnë të pagdhëbdurit votoj për atë që të vret. Populli di për kë të votoj. Popull ji vigjilent si gjithmon e i mençur, shiko përpara, voto për të mirën tënde.

            Përgjigjjuni
            1. λιλι

              καμία απαντηση

              Përgjigjjuni
              1. P
                Patrioti

                N. R. K o gjakprishur ringjallës anus stasis. Yyyyt zagaris beleris

                Përgjigjjuni
              2. n
                nga fshati Qesarat

                Gjik-nur je shume kodosh dhe kodosh ngelesh. Gjik ti ishe minister qe nuk le tender pa fituar dher te largoi Rama Kur era filloi te vinte por me gjitheve kete levozje Ti prap vije ere dhe Rama per te shpetuar vehten beri levizjen e syte dhe te hoqi fare ngha syri I shtypit. Gjik-nur ja fajtor sa eshte dhe Ahmeti ,ndoshta dhe me shume,;por Rama diti qe te largonte pa dhimje. In tervista jote I ngjet nje memeci pa Nene dhe baba. N gelesh nje dobic hajdut.

                Përgjigjjuni
                1. j
                  joel shkodra

                  "I vetmi politikan qe nuk u shmanget pyetjeve te veshtira" - fillon shkrimi. Te titulli: "Ja si pergjigjet ish-ministri per krimin, kanabizimin, SPAK-un". Genjeshtra gazetare sa per te terhequr lexuesit. Gijknuri nuk u eshte pergjigjur fare atyre pyetjeve, u eshte shmangur krejt derisa thote vetem: "Ka procesverbale per mbledhjet e qeverise".

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Santiago $€£

                    Është thjesht çështje kohe përpara se këtē ta thërrasi SPAK.

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Agim

                      Gjiknur. _ As mish, as peshk.Rrumbullak.I trembur, ..Prononcoju ndaj akuzave te peshtira te mercenarit arkeo lab, Ahmetajt. Mbroni Partine ku beni pjese e ju ka hapur rruget e pushtetit e te kamjes.Heshtni si molusqe.Turp ty dhe kolegeve te tu- perfshi zonjat ministre...qe me plot gojren duhen quajtu zonjat mrmece!.Pa emer, pa ze, pa donjitet, tegjitha robe te avazit " me zor minister vane e me vune..."

                      Përgjigjjuni
                      1. O
                        Olsi

                        Shan muti kaken. O Damian Damllaja. Ti je me mavri se Ahmetaj. Ceshtje kohe. Po te vjen rradha dhe ty.

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje