“Më ka marrë peng Rama”- Ilir Meta flet me audio nga burgu në Konventën e PL, shpalos programin elektoral

1 Shkurt 2025, 12:57Politika TEMA

“Më ka marrë peng Rama”- Ilir Meta flet me audio nga burgu

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, përmes një audio është lidhur live nga burgu me Konventën e PL-së në Tiranë, që është zhvilluar ditën e sotme.

Meta gjatë fjalës së tij tha se është marrë peng nga kryeministri Edi Rama dhe kreu i SPAK, Altin Dumani, me qëllim që partia në pushtet të grabisë një mandate të katërt qeverisës, shkruan A2 CNN.

Ai prezantoi edhe programin e PL-së, duke përcaktuar se pika kyçe e tij do të jetë rritja e eksporteve për vendin tonë, me qëllim zhvillimin ekonomik.

“Jam marrë peng nga Rama-Dumani për të grabitur një mandat të katërt. Qytetarët do i japin përgjigje kësaj bande, që po i lë pa atdhe. Partia e Lirisë ka 5 prioritete kyçe, që nga ai për 4 milionë shqiptarë plus. Ne do ta ndalojmë shpopullimin, duke ulur taksat dhe do të garantojmë kredi për çiftet e reja. Do garantojmë transport falas për pensionistët. Do të mbështesim fermerët. Ne duam që Shqipëria të kthehet në fuqi prodhuese. Do të dhurojmë 20 mijë euro për çdo person që nis biznes të ri. Programi ynë social dhe ekonomik është tërësisht i aplikueshëm.

Pa këtë investim të jashtëzakonshëm në arsim dhe kapitalin njerëzor, e kemi të pamundur për ta shndërruar Shqipërinë në fuqi eksportuese dhe për t’i mbajtur të rinjtë e të rejat në vendin tonë dhe garantuar vende pune me paga dinjitoze. Mbështetja e fuqishme për bujqësinë dhe ushqimin është prioriteti ynë, sepse është sektori më i diskriminuar. Që nga viti 2017 numri i gjedhëve dhe bagëtive është përgjysmuar në vend. Shqipëria eksporton vetëm 8 % të PBB. Ky është niveli më i ulët. Do ulim ndjeshëm çmimin e naftës në vend dhe do të mbështesim rritjen e prodhimit të saj. Tre janë fjalët finale dhe kyçe të programit tonë: Eksporte, eksporte dhe vetëm eksporte”, tha Meta, shkruan A2 CNN. 

8 Komente

  1. M
    Munika

    Aty qen se aq meriton. Boll vodhe e vrave ti qelbesire.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lutje edhe per ty Like floriri i Saliut

      Ilir, nese do vota emigrantesh, premto edhe hapjen e RTSh-se per emigrante. Dhitja Rames pompoz.

      Përgjigjjuni
      1. c
        ce

        Shume shpejt situaten brenda leshelise qe ka rene ne fund te pusit me mbeshtetje 0.00001% ne shkalle kombetare do ta marre ne dore sharebajga e haremit te Jales Kejdi dhembcakallja me shkolle te mesme si dhe Elona gurikali turikali i leshitlikes, drandja e mirdites dru me pre.

        Përgjigjjuni
        1. k
          kriminelet kan te drejten e Audios nga Burgu

          Kjo eshte Demokracia e Krimineleve , e Putanave, e Tradhetareve te Kombit . Imagjinoni bathMutat e Skapit, e ulin Autoritetin e institucionit qe "Gjasme" Perfaqsojne , ne nivele qurrashi,duke u legenosur t'i sqarojn Dy Armiqe e Shqiperise ,ky njeri bile-bile ,(2-bile) bejleri eshte nji Vrases ,nji Terrorist me Licens Eu- gruaqirisAntishqiptare !!!!!!! O Spuck haMuti , nga cili Stan erdhe ktu Breeee te dhifsha Surratin .

          Përgjigjjuni
          1. i
            ilir hajduti. sali kerma kriminel. te ngordhin.

            aty ri o kok lop. sa te vije. dhe. bazhellja. me kriminelin sali kermen. se sa te jesh gjalle. nuk te zgjeth njeri o kerma. ilir hajduti

            Përgjigjjuni
            1. G
              Grant

              Liri Meta! Dorezo gjene vjedhur dh e te korruptuar! Poho se ke wene spiun! Poho se je spiun nga halli per te plosuar egon tende fshatareske per karier we kohe te EH dhe jemi OK! Por Rama te ka nxjerre kallajin! Ti se kyptove. Tani vuaj. Ke ne dore te behesh wenie njerzore, pa macet dhe eshte OK! Bashkepuno! Dil I lire! Moisiu dhe Meidani, por edhe Y.Bufi, F.Nano, A.Meksi ndiehen te wete dhe krenar para historise!

              Përgjigjjuni
              1. M
                MEMEDHETARI

                Po,eshte e vertete! Kane marre peng nje hajdut ,nje hajdut shume te fuqishem,qe thyente ne mes me te fortin dhe ... e kane futur ne burg!....Oooo cfare padrejtesie!!!...

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Shoqja e Monikes

                  Pse ankohesh per Dumanin? dil ore e thyeje ne mes palacon, Dumdumanin. Se ti je cuni i Pazarit te Ri, apo jo???????

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje