Delfini i Ramës? Endri Shabani: Mos dëgjoni Berishën

31 Janar 2025, 19:49Politika TEMA
Delfini i Ramës? Endri Shabani: Mos dëgjoni Berishën

Drejtuesi i Nismës Thurje Endri Shabani i përgjigjet zërave që thonë se është delfini i Ramës. I ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në DritareTV zoti Shabani rendit faktet që tregojnë se është kundër Ramës, ndërsa thotë se këto hipoteza i hedh Berisha. 

"Në 26 janar të vitit 2021 unë bashkë me aktivistë të tjerë të Nismës Thurje kemi kallëzuar në SPAK, Erion Veliajn. Unë nuk di një delfin që kallëzon bashkëpunëtorin e vetë në SPAK. Në mars të vitit 2024 kallëzuam në SPAK Ramën, Ballukun dhe disa oligarkë që përfituan prona publike. Sot Ilir Beqaj është në burg për shkak të kallëzimit të Nismës Thurje.

Unë nuk shoh asnjë provë që mund të na bëjë ne të dukemi sikur po bëjmë lojën e Edi Ramës. Këto hipoteza hidhen nga Berisha që do t’u thotë njerëzve: “Mos u hutoni nga këta, opozita e vërtetë është Sali Berisha.” Ndërkohë që Berisha na akuzon pa fakte, ai merr leje ndërtimi. Pra Berisha që merr leje ndërtimi qenka kundër Edi Ramës, ne që e kallëzojmë në SPAK jemi pro tij", tha ai.

Ai u shpreh se kryeministri Edi Rama shmanget nga debatet televizive. Shabani ka thënë se Rama nuk i jep mundësinë të bëjë replika me të, duke shtuar se ai ka evituar të dalë në studio përballë tij.

"Është e qartë që Edi Rama nuk më jep mundësi të bëj replika me të, sepse nuk del në studio televizive përballë meje. Ishim të ftuar në Top Channel dhe ai e ndryshoi skenarin, donte të ishte pa panel në studio", u shpreh Shabani.

Ai gjithashtu theksoi se do ta kishte bërë replikën me të, ashtu siç e bëri me Sali Berishën, nëse do t’i ishte dhënë mundësia.

7 Komente

  1. V
    Vala

    Ne nje politike ku sundon arroganca e rrugaceria, Rama ben mire qe u pret rrugen skandaleve te tjera te ballafaqimit. Populli nuk ha bar, ai I ndjek me vemendje zhvillimet, vecanerisht te forcave te reja politike, ku ka mbeshtetur edhe shpresen per te ardhmen. Po te degjoni mua, mos ndiqni stilin e konfliktimit qe ndjekin dy partite e medha, se populli eshte lodhur me to. Nga zemra ju uroj suksese partive te reja.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mara emigrante ne Itali

      Po ku ke ti more shabe te besh replica me Z.Rama , Edi eshte maja , ti je bishti o karagjoz .Sa shpejt i haroni bemat , ti ke nje parti qe vet je kryetar , nen kryetar dhe simpatizzante o kokrra e debilit. Mere te bijwn e azemit dhe repliko pse tu largua nga partita jote more derdimen .Yyyy Riace e keqe , prismi 11 Majin .

      Përgjigjjuni
      1. E
        EMIGRANTI

        Ah more Shabe ti nuk je kandidat per K/M qe ai te ballafaqohet me ty e Llapra.Nuk mund ti pergjigjet çdo qeni qe I leh kur kalon rruges se ndryshe nuk arrin ne destinacion. Postoni komentin

        Përgjigjjuni
        1. F
          Fiku i thatë

          Mara kara mia kome stai? Sempre kon la boka piena e gambe in alto per i partito di rinashita

          Përgjigjjuni
        2. .
          ...

          Bravo, Endri! Ky njeri duhet të jetë kryeministri shqiptar.

          Përgjigjjuni
          1. .
            ...

            Pika politikanit. Po Berisha nuk e ka fjalën se ti përkrah Ramën drejtpërsëdrejti, por edhe pse opozitë, je edhe kundër Berishës, duke fragmentuar votat e elektoratit djathtas, në favor të Ramës. Tashti, ose nuk e kupton kaq gjë, dhe sot, nesër është vonë, jep dorëheqjen, merru me punët e tua personale dhe hiq dorë nga politika; lërja partinë zëvendësit, në qoftë se ke, ose je një mashtrues i madh, që ngjall mosbesim. Shkoni mor në bazë dhe shpalosi programet me hollësi, që t'u kuptojë dynjaja, jopo ta thërrasësh në duel kryeministrin që t'ja thuash në sy se sa i zoti je në fjalë. Lëre more, mos u qaj sa herë të hepet rrasti, le të thonë ç'të duan dynjaja, fjalët e botës dhe vrimat e gardhit nuk mbyllen dot; apo do t'i zësh me baltë. Shih ore punën e grupimit tënd. I gjete hajdutët ti, e si gjen dot drejtësia, sa i the ti, ata u trembën nga ty, dhe zunë hetimet. Akuzat e pushtetarëve të djeshëm e të sotëm janë stoqe nëpër arkivat e Kontrollit të lartë të shtetit. Të çelen e t'i zbulojnë ç'është shkrojtur, që nga Luli e më parë dhe për këta të sotmit.

            Përgjigjjuni
            1. s
              sapa

              Ne fakt i vetmi i besueshem nga te gjithe eshte Arlind Qori!

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje