Anketimi për sigurinë, Rama: Progres në rritjen e aspektit të barazisë para ligjit, 2024 u mbyll me më pak vrasje

31 Janar 2025, 11:36Politika TEMA
Anketimi për sigurinë, Rama: Progres në rritjen e aspektit

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha morën pjesë në prezantimin e anketimit për matjen e perceptimit qytetar mbi nivelin e sigurisë në vend dhe besimit te Policia e Shtetit.

Gjatë fjalës së tij, Rama deklaroi se është arritur progres në rritjen e aspektit të barazisë para ligjit, dhe se puna e policisë meriton respekt dhe mbështetje.

“Është një arsye e rëndësishme kjo e sotmja, për të ndarë disa vendime. I vetmi shtet i qëndrushem, është ai që njerëzit janë të barabartë para ligjit. Kurrë më shume sesa sot, Shqipëria nuk ka qenë e mobilizuar për ta arritur barazinë para ligjit.

Na është konfirmuar si fakt i pamohuar nga çelja e negociatave me BE, të cilat janë janë asnjë dhuratë dhe as vendimmarrje politike, por konstatim i progresit të bërë, në aspektin e nivelit të rritjes së barazisë para ligjit. Na vendos kjo nevojë përditë, përballë sfidës së rritjes së vazhdueshme të asaj niveli barazie.

Duke nisur, nga çdo prind i kësaj republike, ndaje, qytetarët janë baza e sigurisë. Këshilli është një organizëm i krijuar rishtazi, vitin e shkuar, si një strukturë që i shtohet arkitekturës institucionale të sigurisë publike. Kjo hapësirë e përbashkët, është shprehje e vullnetit për të qenë në reflektim të vazhdueshëm.

Meriton mbështetje pa rezervë, edhe nga qeveria në radhë të parë. Unë erdha sot këtu, sepse tema e zgjedhur, është e dobishme. Prej një dekade e pak më shumë, qeveria e Suedisë, bujarisht financon një anketim shkencor, të pavarur nga qeveria shqiptar,e për të matur sa i kënaqur, apo i pakëanqur është publiku në raport me Policinë e Shtetit.

Po të lexosh çfarë shkruhet për rendin dhe policinë e shtetit është vend për të ikur me vrap, ku s’ka rend e sigurisë, ku policia e shtetit është pa forcë e besueshmëri. Por gjëja më e mirë dhe inkurajuese është që faktet dhe shifrat, flasin të kundërtën, flasin për ulje të vazhdueshme të kriminalitetit, edhe 2024 nuk zhgënjeu, por u mbyll si të gjitha vitet që kur kemi ardhur në detyrë, me ulje të nivelit të vrasjeve. Sot si në të gjitha të dhënat kryesore jemi shumë pranë mesatares së BE dhe lajmi i mirë është që këtë të vërtetë e lexon edhe në faqet e kësaj anketë”, theksoi ai.

3 Komente

  1. K
    Kalec Dega

    Fushata e Edrames, po ecen shume mire!...por me Diasporen qe e do aq shume do ta kete akoma me te lehte..."progresin".!?...

    Përgjigjjuni
    1. v
      vk

      Hahaha, si tall trapin me bagetine ky barboni! Dhe mire ben!

      Përgjigjjuni
      1. T
        Teodor

        Ne Shqiperi nuk ka barazi para ligjit...pyet ata qe kane halle ne gjykate...kam dosjen nga 2027 ne apel....ku eshte barazia. Kur te vdes. Nuk ka gjyqtare. Po kujt ja ndjen. Pse e beni Reformen si per pasneser....turp...ate Komicin nga searches gjyqtaresh e bete shef te djathit e peshkut...a ju ashtu mu ne reforme....ndaj pak shkojne ne gjykate e zgjidhin punet me mik e shok. Bajrak. Do hyme dhe ne BE!!!!!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje