“Ahmetaj është eksponent i PD në Zvicër” - Baton Haxhiu: Po luan rolin e zarit të Berishës

31 Janar 2025, 09:20Politika TEMA
“Ahmetaj është eksponent i PD në Zvicër” - Baton

Analisti Baton Haxhiu thotë se ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj (tashmë në kërkim) po luan rolin e zarit të Berishës teksa shton se është eksponent i kryedemokratit në Zvicër.

I ftuar në studion e emisionit “Opinion”, Haxhiu shprehet se sipas tij, Ahmetaj është një njeri i zhgënjyer dhe me faje, kontradiktor dhe i mllefosur dhe sipas tij, intervistat e tij janë kontradiktore.

"Ajo që pashë dhe dëgjova në intervistën e Arben Ahmetaj: Ky është një njeri që po kërkon një azil ose ka pretendim që të jetë azilant dhe pretendon se është i rrezikuar. Në të njëjtën kohë po luan rolin e zarit të Berishës dhe është eksponent i Sali Berishës në Zvicër. Në secilën qeveri ka eksponentë politikë që janë edhe të korruptuar. Unë mund të them, Edi Rama e ka një vizion për Shqoipërinë dhe ai vizion është një prej më të mirëve që Shqipëria ka pasur. Brenda këtij vizioni politik, ky vizion ka korrupsion brenda.

Për Arben Ahmetaj, po flasim për një njeri të zhgënjyer, një njeri me faje që kanë nisur në vitin 2013 dhe janë në publik në 2017. Nëse ju kujtohen konferencat për shtyp të Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës kur PS merr pushtetin si e vetme. LSI ka qenë brenda projektit të inceneratorit, beteja ka filluar atëherë dhe pastaj ka derivuar ku jemi sot. Është shumë kontradiktor, i mllefosur. Më së pari, është njeri që do ta amnistojë veten dhe në secilën e gjen një hapësirë për të amnistruar dikë tjetër dhe për të rrënuar dikë tjetër. Ai amnistoi Veliajn dhe u koncentrua në akuzën ndaj Ballukut", tha ai.

Haxhiu ndërkohë thotë se brenda Partisë Socialiste ka pasur diskutime për të projektuar një lider të ri të partisë.

Mirëpo, sipas Baton Haxhiut, kryeministri Rama ka një mëkat.

Blendi Fevziu: Çfarë po ndodh brenda PS-së?

Baton Haxhiu: Historia e protagonizmit brenda PS nuk është e nivelit të nënshtrimit që thotë Dashi. Megjithatë, ka pasur projeksione dhe ka projeksione për një lidership të ri për arsye se ata nuk e konkurrojnë Ramën se janë të paaftë për të bërë atë punë, me diskurs, me veprime, me orë pune, me kreativitet. Një gjeneratë e re e cila nuk ka pasur figura politike të rëndësishme përveç Gramoz Ruçit, të tjerët janë kot, kjo gjeneratë janë më të aftë se ajo që ka qenë më herët, por nuk janë figura politike. Rama ka projektuar një qeverisje me njerëz të shkolluar dhe me gra. Ajo që në këtë 12-vjeçar të qeverisjes nuk arriti Rama, është se nuk i largoi as gratë as njerëz të shkolluar nga aftësia për t’u korruptuar. Kjo është mëkati.

Cili është mëkati tjetër? Duke qenë figurë e fortë Rama, ata e projektonin veten se kush është njeriu i dytë i cili do ta zëvendësojë atë. Prandaj ka qenë kjo betejë dikur edhe me Saimir Tahirin, i cili ka qenë një eksponent politik i artikuluar bukur dhe luftarak. Pastaj një eksponent tjetër që ka qenë, se tani nuk është më, Erion Veliaj. Pastaj dhe eksponentë të tjerë të cilët kanë dëshirë për faktin se Ramës po i vjen fundi i qeverisjes. Dhe pse Balluku erdhi tani? Dhe pse është figurë e tillë? Për arsye se gjithë këta të tjerët kanë dalë jashtë asaj kornizës të PS dhe kanë funksionuar si liderë brenda feudit të tyre.

Blendi Fevziu: Ti mendon që ata e mendojnë që Rama mund të iki?

Baton Haxhiu: Natyrisht që e mendojnë.

Blendi Fevziu: Unë mendoj që ata kanë frikë dhe ta mendojnë këtë.

Baton Haxhiu: Është legjitime ta bëjnë atë.

10 Komente

  1. M
    Maro

    Opo dhe mund te jete..po crendesi ka...Ahmetaj ka qene kundershtari me I madh I opozites....shikoni cfare denoncon ato kane rendesi...pune Batoni...kta jane mafia e medias...

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nua rroki

      Batoni duhet investiguar nga SPAK ka bere vjedhje te llahtarshme dhe te shpallet non grata ne shqiperi ky pleher ordiner

      Përgjigjjuni
      1. i
        iliri tiron

        baton buton

        Përgjigjjuni
        1. G
          Genti

          Mbi 20 rroga nga djersa e shqiptareve , kete efekt do kene… para inceneratoresh dhe financime buxheti e bejne Haxhiun te shesi dhe nenen per Edi Ramen.

          Përgjigjjuni
          1. O
            Olsi

            Mis fol per zara, Batooooon. Nuk ka me zar se ti.

            Përgjigjjuni
            1. A
              Ahmetaj klysh i saliut

              Arben Ahmetaj eshte i semure psikik me te njejten diagnoze si Saliu, marrin te njejtat ilace!

              Përgjigjjuni
              1. V
                Vjosa

                Na paske berë zbulim epokal, populli i thjeshte dhe i meçur e di me pare se ti që ky ben beni është në sherbim të SALI karaxhiçit. Po ti shkruaj se keshtu të del ndonjë sufllaqe.

                Përgjigjjuni
                1. V
                  Vjosa

                  Na paske berë zbulim epokal, populli i thjeshte dhe i meçur e di me pare se ti që ky ben beni është në sherbim të SALI karaxhiçit. Po ti shkruaj se keshtu të del ndonjë sufllaqe.

                  Përgjigjjuni
                  1. V
                    Vjosa

                    Na paske berë zbulim epokal, populli i thjeshte dhe i meçur e di me pare se ti që ky ben beni është në sherbim të SALI karaxhiçit. Po ti shkruaj se keshtu të del ndonjë sufllaqe.

                    Përgjigjjuni
                    1. V
                      Vjosa

                      Na paske berë zbulim epokal, populli i thjeshte dhe i meçur e di me pare se ti që ky ben beni është në sherbim të SALI karaxhiçit. Po ti shkruaj se keshtu të del ndonjë sufllaqe.

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje