Dash Shehi: Berisha u provua 3 herë, nuk sjell gjë të re

30 Janar 2025, 20:07Politika TEMA
Dash Shehi: Berisha u provua 3 herë, nuk sjell gjë të re

Deputeti opozitar Dashamir Shehi foli në ‘Studio Live’ lidhur me mundësitë e LZHK-së që drejton për koalicione për zgjedhjet e 11 majit. Shehi thekson për Arbër Hitajn se shpreson për një koalicion sa më të gjerë.

"Po ta shikojmë. Ishalla mbërrin ta bëjmë sa më të gjerë koalicionin. Po nuk e mbërritëm me këto 2-3 parti parlamentare. Me listë të hapur. Ajo që e lidh koalicionin është lista e hapur. Iu jep mundësi njerëzve të ruajnë identitetin partiak dhe ruajnë dhe autonominë. Gjykoj që partitë opozitare nuk kanë ndonjë diferencë të madhe në program. Programi është si do mundim qeverisjen socialiste dhe Edi Ramën.

Pastaj kanë dhe diferenca, le ti ruajnë. Kjo është aleancë pluraliste. Moralin e ka te lista e hapur. Është dhe pragmatiste se thjeshton hartën politike të Shqipërisë. Ky është shtegu nëse duam të hapim një front të ri politik. Nuk ka shumë rrugë përveç bashkëpunimit", tha ai në Report TV.

Më tej, Shehi flet edhe për Berishën dhe se arsyeja e ndarjes me të janë jo thjesht për non-gratën.

"Personalisht gjykoj se Berisha ka përgjegjësitë e veta, non-grata është historia personale e tij. Mendoj se është provuar 3 herë, nuk mendoj se do sjellë gjë të re. Opozita shqiptare duhet të hapë një rrugë të re. Po mundohemi, nuk e di deri ku do mbërrijmë. Një bërthamë e kemi. Nëse na bashkohen edhe partitë e reja do jetë edhe më mirë. Mund të kenë paragjykimet e veta. I jap një sugjerim, të bashkohen me njëri-tjetrin. vetëm kështu do dalin si 2 apo 3 opozita. Se po dolëm 6 opozita, ça kuptimi ka? Nuk prodhohet sinergji politike. Kjo është mendimi im", tha Shehi.

Sa i përket rikthimi të Trump, Shehi nënvizon se politika amerikane nuk do ndryshoj lidhur me Shqipërinë:

"Varet si e interpretojnë historinë e trumpizmit. Mendoj se politika amerikane nuk do ndryshoj. Ata kanë bllokuar ca fonde. por nuk po bëhet për Shqipërinë. Shqipëria është një pikë uji. Mbështetja është më shumë morale. Pasi të kontrollohen fondet do rihapen, sidomos për këto çikërrimat këtu në Shqipëri. Do më pëlqente që fondet për SPAK të vazhdonin për mbështetjen morale që kishin."

Për diasporën, Shehi shprehet se duhen lënë të qetë nga politika e Tiranës të votojnë të lirë, dhe të nxiten konflikte politike edhe atje:

"Duhet shtuar një pikë e ligjit që partitë të mos u lejohet të bëjnë propagandë atje. Votimi i emigrantëve do jetë vetëm një zgjatim i votimit shqiptar. Duhet të jenë të qetë, të lirë. Ne duhet të marrim prej atyre këtë votim të lirë. Do transferojmë edhe sherret tona atje."

8 Komente

  1. x
    xoni

    Ke të drejtë o Dash por nuk gjykojnë gjith tironcit si ju ka plot që gjykojnë njëlloj me shpellarët.

    Përgjigjjuni
    1. a
      arsyeja

      Ky kari e ka ditur se berisha nuk e zgjedh me deputet e tani vjell vrer kundra tije ka 35 vjet e ha qyl ne saje te pd po po e tregon veten se ecur perpara me lepirje bythe te saliut ik pi nje gote e pirh ne shpi.

      Përgjigjjuni
      1. p
        pap

        Mire thote Dashi me brire per SB, tre here provuar dhe nuk sjell me gje te re. Po vehten ku e fut ky, ne -3, apo 3 ?! Po te kishe 3 pare mend, o dash bolja, do te duhej te ishe larguar me kohe nga skena politike dhe shijoje jeten private, se je nga me te "ndershmit" dhe te "aftet", qe nuk i a ke nevojen kujt, aq me pak politikes!!! Ja llah, mor dash, ja llah...... Ik, o dash, bashke me SB dhe shume te tjere, se i a nxite jeten ketij vendi dhe populli..........

        Përgjigjjuni
        1. P
          Prostituta Kombetare sali

          Berisha na solli 7501 , Tallavane, Rrumpallen, Prostitucionin! Me falni nese eshte pak…

          Përgjigjjuni
          1. 1
            101

            Bravo Dashi pa brina qe ke prosperu dhe ke filluar te luftosh kunder analfabetizmit te vetes tende , kunder injorance pa dijes dhe erresires. Cifti juaj BERISHA

            Përgjigjjuni
            1. 1
              101

              Bravo Dashi pa brina qe ke prosperu dhe ke filluar te luftosh kunder analfabetizmit te vetes tende , kunder injorance pa dijes dhe erresires. Cifti juaj BERISHA

              Përgjigjjuni
              1. W
                Www

                Ke hongër e je pi n'kurriz të Salës deh tani e paske kuptu se Sala s'bo! Futi ne i dopje!

                Përgjigjjuni
                1. R
                  Real

                  Berisha esht provuar, nuk sjell gje te re. Votoni merakline e rakise dhe te gjizes se eshte i pa provuar eshte fringo, eshte e ardhmja..

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje