“Nuk luftoj për karrige”, Basha: E kam menduar qindra herë të lë politikën, por...

31 Janar 2025, 09:11Politika TEMA
“Nuk luftoj për karrige”, Basha: E kam menduar qindra herë

Deputeti dhe kreu i demokratëve euroatlantikë, Lulzim Basha, ka folur mbi mundësinë e tërheqjes së tij përfundimisht nga politika.

Ai theksoi në emisionin “Open” se ndjen shpesh nevojën për t’u distancuar nga një politikë që e përshkroi si “pa fytyrë njerëzore” dhe se e ka menduar qindra herë largimin nga ky angazhim.

Basha shpjegoi se, përkundër ofertave të shumta për një jetë profesionale jashtë politikës, është angazhuar të qëndrojë në politikë për shkak të detyrimit që ndjen ndaj demokratëve që besojnë në një drejtim të ri.

Ai e përmendi se pas zgjedhjeve të 6 marsit, kishte menduar se tërheqja mund të ishte zgjidhja më e mirë për të dhe për shqiptarët.

“Kur ka ardhur momenti, pas zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit, kam besuar që tërheqja ishte zgjidhja më e mirë për demokratët dhe shqiptarët. Ajo që më mban sot është detyrimi që kam ndaj këtyre demokratëve që besojnë jashtë interesit personal.

Unë nuk e kam lidhur jetën me karrige politike. Jo një herë, por qindra herë më ka shkuar në mendje të lë politikën. Për shkak të një politike pa fytyrë njerëzore, në Shqipëri politika është një xhungël e llojit të veçantë. Kundërshtari im politik Edi Rama ka investuar mjetet e tij kundër meje. Në një ambient acid si ky, të shkon ndërmend qindra herë të braktisësh politikën.

Unë vij nga një jetë profesionale. Edhe sot që flasim nuk më mungojnë ofertat për një jetë profesionale nga ambientet ndërkombëtare. Kur ka ardhur momenti, pas zgjedhjeve të 6 marsit, kam besuar në një moment, që tërheqja ishte zgjidhja më e mirë për demokratët dhe shqiptarët.

Ajo që më mban sot është detyrimi që kam ndaj këtyre demokratëve që besojnë jashtë interesit personal. Për interesin personal një pjesë e madhe në PD shkuan të lëpinin me kokën ulur atë që kishin pështyrë sepse donin një pozitë më të lartë”, tha Basha.

8 Komente

  1. D
    Dibrani

    Ik mer baxhelle .vemje .spiuni e sa deshe.inteigove sa deshe e vodhe sa deshe.ti angazhimin ne politike e ke nga halli t'i shpëtosh burgut.kucke

    Përgjigjjuni
    1. "
      "BOHOTINA"

      Dibran ! E ke qare mesazhin tend. Jam dakort. Po dua te shtoj. Ky eshte nje qullash qe nuk i duhet kurkujt. A di gje ky qe te jesh drejtues vendi duhet te kesh disa karakteristika? Nuk dua ti numeroj se njerezit i dine. Po une di qe ky nuk ka asnje. Kete ka treguar deri tani. 100 here i vajten delegacionet amerikane per Saliun. Tani hiqet sikur e perjashtoi ky. U premtonte, ata iknin, ky e dridhte. 3 ministri nderroi se babai i tij shpirteror nuk e linte me shume se diskretitohej. Ne te 3 ministrite beri nga nje krim. Pastaj kryetar bashkie me vota te vjedhura per "yllin ne ngjitje" dhe gjume, Tirana u mbulua nga llumi. Ketu nuk e ndihmonte dot vampiri SaliH se do ta bente 4 vjecarin. Njeri pa shtylle. Parashikues i madh ky. Nuk dha doreheqie se behej tjeter demonstrate me e dhunshme. S' na the gje per palen qe vrau o vemje. Pra ju shtite me arme dhe fajin e kane ata me duar ne xhepa.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lami

        O gjysmagjel. Je mëshirimi ekzemplarë i fjalës “ mediokër” Kulmi i karrierës tënde politike ishte drejtimi i marshimeve me trimat e Saliut nën muzikën e filmit “Skënderbeu” para kryeministrisë!

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vjosa

          Aman mos e lere politiken se po ike ti dhe Saliu na merrni në qafe.

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vjosa

            Aman mos e lere politiken se po ike ti dhe Saliu na merrni në qafe.

            Përgjigjjuni
            1. V
              Vjosa

              Aman mos e lere politiken se po ike ti dhe Saliu na merrni në qafe.

              Përgjigjjuni
              1. N
                Nata

                Hahahahahahahaha… na shkrive o Luli, nuk e dija qe ishe shakaxhi kaq I madh!

                Përgjigjjuni
                1. o
                  oketo

                  " I vijnë oferta per jete profesionale " !!! or Bashe ti dukesh kur flet qe nuk e haberin nga drejtesia , se ke bere vetëm nje master pa mbaruar fakultet drejtesie ! Mbase per mesues matematike po ! Mund te kapesh ndonje vend pune 7x7 =42 !!

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje