“Pezullimi i fondeve nuk pengon drejtësinë”, Basha: Javët në vijim do shihni një mbështetje më të madhe të SHBA ndaj SPAK

31 Janar 2025, 11:19Politika TEMA
“Pezullimi i fondeve nuk pengon drejtësinë”, Basha:

Kreu i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka theksuar se lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar mbeten prioritete kryesore për SHBA, pas bisedave të tij me figura të besuara të administratës Trump.

Basha konfirmoi në emisionin “Open” në News24 se Shqipëria vazhdon të luajë një rol kyç si bazë logjistike për trafikun e drogës nga Amerika Latine në Europë, një problem që është në fokus të politikave amerikane.

Ai gjithashtu tha se do vazhdojë mbështetja e pakushtëzuar për SPAK dhe se investimi amerikan në këtë institucion nuk do të tërhiqet, por do të forcohet për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri.

“Një gjë dua të konfirmojë sot nga kjo studio, sepse e kam të konfirmuar edhe nga një bisedë që kam zhvilluar pasi jam kthyer nga Uashngtoni, përsëri me njerëz shumë të besuar të cilët ditët e ardhshme, javët e ardhshme konfirmohen në detyra të larta në kabinetin apo në detyrat e larta të presidentit Trump: prioritet për Shqipërinë mbetet lufta kundër korrupsionit.

Prioritet për Shqipërinë mbetet lufta kundër krimit të organizuar, nuk ka padije në Amerikë sa i takon rolit kyç që luan Shqipëria nën Edi Ramën si bazë logjistike ndërmjetme për klanet e drogës të Amerikës Latine dhe trafikun e drogës në Europë. Prioritet kyç për SHBA mbetet çdo përpjekje për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë.

Dhe këtu dua ta them fare qartë diçka që jam i bindur që krerët e institucioneve të SPAK e dinë dhe e kanë marrë mesazhin drejtpërdrejtë. Kjo që po ndodh për gjithë botën është një rishikim, nuk ndodh një tërheqje amerikane nga SPAK.

SPAK mbetet investim epokal i SHBA politik kryesisht, financiarisht mos të harojmë që 90% vjen nga BE, dhe do të vazhdojë të mbetet prioritet sepse prioritet mbetet puna e SPAK që është lufta kundër korrupsionit të lartë shqiptarë, lufta krimit të organizuar. Jo vetëm që nuk preket, por ju do të shikoni që në javët e ardhshme përjekje për t’i dhënë edhe më shumë përpkrahje SPAK-ut, edhe më shumë mundësi për të goditur korrupsionin”, – tha Basha.

2 Komente

  1. K
    Kanina

    SHBA te mbeshtese SPAK qe te beje qejf Rama. Si ka mundesi qe u plake e dore s’hoqe mer Lul?!

    Përgjigjjuni
    1. I
      ILIRIA DHE FISET ILIRIKE

      Reformat ne drejtesi ne shume vende te huaja ishin axhendat e Sorosit tecgodisnin kundershtaret dhe kapnin drejtesine. Dhe ti ne nje kolltuk ke fjet me ramen.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje