“Jemi miq, çdo problem duhet ta zgjidhim me dialog” - Çfarë diskutuan Rama me Mitsotakis pas varrimit të Kryepeshkopit Anastas

31 Janar 2025, 09:35Politika TEMA
“Jemi miq, çdo problem duhet ta zgjidhim me dialog” -

Një takim kokë më kokë mes kryeministrit të Shqipërisë Edi Ram dhe kryeministrit të Greqisë Kyriakos Mitsotakis është mbajtur pas ceremoninë mortore të kryepeshkopit Anastas në katedralen 'Ngjallja e Krishtit'

Nuk dihet se ku është mbajtur takimi por në videot e postuara nga mediat greke duket që të dy kryeministrat kanë qenë bashkë në drekën e organizuar në hotel Tirana pas ceremonisë së varrimit 

"Pati një takim kokë më kokë midis Kyriakos Mitsotakis dhe Edi Ramës, ndërsa u pasqyrua ideja e unitetit që përfaqësonte Anastasi, me dy kryeministrat që biseduan në një atmosferë shumë të ngrohtë me Patriarkun Bartolomeo, Kryepiskopët e Qipros dhe Jerusalemit, shkruan media greke ERT News.

Ndërkohë, Edi Rama e përshëndeti Kyriakos Mitsotakis me një përqafim, shkruan më tej media greke.

"Kemi marrëdhënie të mira dhe duhet të kemi marrëdhënie të mira. Jemi vende fqinje dhe duhet të zgjidhim me dialog çdo problem që ekziston," theksoi zoti Mitsotakis.

"Jemi miq. Ai erdhi këtu dhe unë kam nderin të jem një mikpritës i mirë. Kështu, pimë një kafe, diskutuam për gjëra të ndryshme dhe nuk kam asgjë për të ndarë me ju. Nuk ka problem. Gjithçka është në rregull," deklaroi nga ana e tij Edi Rama.

Të dy liderët nuk zbuluan saktësisht se çfarë diskutuan, pasi në raste të tilla si ai i sotmi, marrëdhëniet dypalëshe nuk përbëjnë një çështje madhore.

Pamja, megjithatë, reflektonte besimin dhe qëndrimin e Anastasit për jetën, se feja mund të bashkojë, edhe në një botë thellësisht të ndarë, edhe në një rajon si Ballkani, ku tradicionalisht fetë kanë funksionuar ndarësisht.

Anastasi ishte hierarku që njëkohësisht mund të shuguronte klerikë shqiptarë, të shpallte shqipen si gjuhë zyrtare të Kishës, por edhe të fliste apo të këndonte brenda kishave në gjuhën greke. Për më tepër, gjatë shërbesës mortore sot u dëgjuan si shqipja, ashtu edhe greqishtja./ ERT News

4 Komente

  1. M
    Messerschmitt

    me evgjitet nuk jemi miq ...i hodhem nje kothere qe mos te ndordhnin rrugve dhe as me teper e as me pak .....

    Përgjigjjuni
    1. M
      Miçua i Taqkes

      greku bythqir sa hap gojen e fillon dredhite e genjen. Kemi mardhenie te mira i thote keti loqes tone….

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bisht qeni sunit shiit mbetet bisht qeni....

        Nuk ka miqesi me sunitet e shiitet aharistoi/bukeshkale.....pasi qafirat jane te pabese ypokrita,kafshuan doren qe ju ngopi zorren e thare......

        Përgjigjjuni
        1. T
          Taulant

          Nuk mund te jesh miq me ata qe duan te te copetojn. Atyre vetem Turku u vjen hak u ka gjetur ilacin.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje