Petro Koçi ironizon nismën e Berishës për njohjen e vetëm dy gjinive: Nuk di gjininë e tij politike! Nëse do ishte politikan i ndershëm, nuk do vriste në 21 Janar

31 Janar 2025, 13:35Politika TEMA
Petro Koçi ironizon nismën e Berishës për njohjen e

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi thotë se ish kryeministri Sali Berisha nuk e di gjininë e tij politike, duke ironizuar propozimin e kryedemokratit, për njohjen me ligj të dy gjinive në vend.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Koçi u shpreh se Berisha, nëse do ishte politikan i ndershëm, nuk do ndodhin vrasjet në bulevard, në 21 Janar të vitit 2011.

“Në Shqipëri, populli ka një fjalë, hajduti të vret. Berisha, po të ishte politikan i ndershëm, nuk do vriste njeri në 21 janar. Vullneti i këtij njeriu, është vullnet kriminal.

Vjedhjen nuk e ka për gjë, por justifikon edhe veprime me humbje njerëzore. Është një lloj pelivani në politikë. Vet Berisha nuk e ka të qartë çfarë gjinie është në politikë, burrë apo grua. Kjo është një politikë majmunësh, mungesë dinjiteti me thënë të drejtën.

Nëse ke mbajtur qëndrim të caktuar, më mirë hesht dhe ruaj dinjitetin. Unë mendoj se është një pozicion edhe qesharak.

Problemi i Partisë Demokratike është se nuk janë pasagjerët në tren, por makinisti. Ia kanë lënë trenin një njeriu që nuk e di se ku shkon. Kjo është Partia Demokratike sot”, theksoi ai.

4 Komente

  1. x
    xhovalini

    ou..akoma ky ..sikur kish parti me vehte ky, apo eshte bashku me Ramen..

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fiku i thatë

      Për vjedhje Petro rilindja e ka parakaluar saliun me vite tashmë , por duhet të thuash diçka dhe ti nganjëherë për të justifikuar rrogën

      Përgjigjjuni
      1. C
        Celsi

        Iko o Petro se te ka ngelur ora tek Berisha se ske cfare ti ofrosh elektoratit. Fshatar myzeqeje.

        Përgjigjjuni
        1. F
          Fierakja

          Ti celsi, rrotullhu ne drejtim te kundert te akrepave te ores dhe kyce qepenin. Mos ha not. Cfare ke me fshataret e Myzeqese,apo pse ha buken e grurit qe prodhojne ata?!! Dhe per me teper Petro Koci eshte nga Qeparoi.

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje