Rama: S'është koha të digjni votën në oxhakun gjithë blozë të një partie të vjetër apo në mangallët e partickave të reja

1 Shkurt 2025, 12:52Politika TEMA

Rama: S'është koha të digjni votën në oxhakun

Në Pallatin e Kongreseve po zhvillohet sot, Kongresi Kombëtar Rinor i Partisë Socialiste. Fjalën e hapjes në këtë kongres, e mbajti ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, e cila u shpreh se në këtë kongres janë mbledhur të rinj nga çdo cep i Shqipërisë, për të ngritur zërin dhe për të ndarë vizionin për rrugën drejt Shqipërisë Evropiane 2030.


Kryeministri Edi Rama u shpreh besimplotë se shqiptarët do i japin mandatin e katërt PS-së për të realizuar ëndrrën e "E duam Shqipërinë si gjithë Europa" 

"PS do ta marrë mandatin e katërt për ta ngjitur atdheun tonë të përbashkët në majën e lartë të 2030 ku Shqipëria do të jetë më në fund si gjithë Europa. Në atë majë do vendosimi përgjithnjë flamurin tonë kombëtar. Do të hyjmë nga dera kiryesore si të barabartë mes të barabartësh. Anëtarë të BE-së"

Rama pati dhe një apel për të rinjtë që më 11 maj do i drejtohen kutive të votimit.

“Kjo nuk është koha për të lozur me fatin e Shqipërisë duke djegur votën në oxhakun gjithë blozë të një partie të vjetër që të vetmen gjë demokratike ka llagapin e saj apo në mangallët e partickave të reja që vetëm gjë të re kanë moshën e pronarëve të tyre. Është koha që shqiptarët të përdorin votën për Shqipërinë 2030. Për të gjithë ka vetëm një tren. PS e Shqipërisë”

4 Komente

  1. R
    Rama, emegrantet duan RTSh jo Syrin e Saliut

    Z. Rama, duket se votat i djegim po te ti japim ty personalisht, se PS i meriton. Ik nga PS, lere ate te fitoje. Ti mund te jesh i zoti per ato qe te akuzon hajduti i ndyre Arben Ahmetaj, por nuk je i zoti as te na mundesosh ne dhe femijeve tane te shohim RTSh-ne, dritaren e Shqiperise ne Bote. Ti dhe sojsezet e tu jeni bere te padeshiruar per shume ne emigracion. Nje dite do te bjere ne koke edhe haku i emigranteve qe ti kujton se jane budallenj.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Rama ik, ik se je bo per turp tek emigracioni

      Rama eshte pjese e llumit te Saliut, shoku i Arben Ahmetajt monstruoz, armiku i emigranteve. Pse nuk leshon Rama sinjalin e RTSh per emigrantet? Kush e gjen ka nje kafe me poste!

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sebastia

        Hyrja e Shqiperise ne BE nuk varet nga ty por nga tjeter kush. Ndoshta ti nuk e di por deri ne 2030 3/4 e Shqiptarve do jet "già" ne BE si emigrante me dokumenta te rregullta ose si qytetar te BE. Boll më me mashtrime , ik largohu sepse je i njejti mut si sali berisha dhe ilir meta.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Diskutanti qe vdes per Rilindjen

          Me duket se e ka ndjere mortjen, se cfare nuk po i pjell mendja e cakerdisur: takime me diasporen, takime me pensionistet,takime me prinder e nxenes per te mbyllur e per te hapur Tik -tokun, kur ai eshte i hapur, takime me fetare per te krijuar shtetin Bektashian e lot krokodili para "shqiptarit te madh", agjentit Janullatos,spektaklin "deputeti qe duam", elozhe per turizmin e teknologjine, e te gjitha keto i shoqeron me batuda, ku me e famshmaja eshtge ajo e NOC RROKUT...

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje