
Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso, ka rrëfyer në ‘Çdo Kënd’ me gazetaren Merita Haklaj në A2 CNN detaje nga takimi i sotëm që sëbashku me nënkryetarin e PD, Oerd Bylykbashin, zhvilluan me kryeprokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela dhe zyrtarë të tjerë të kësaj Prokurorie.
Kaso tha se arsyeja e këtij takimi ka qenë me qëllim që të diskutonin për marrjen e masave nga ana e Prokurorive të rretheve, për krimet zgjedhore.
Kjo pasi sipas Kasos, vetëm një pjesë e vogël e krimeve zgjedhore hetohen nga SPAK, ndërsa pjesa më e madhe, hetohen nga prokuroritë e rretheve dhe sipas tij, ato duhet të japin një mesazh të qartë për të gjithë qytetarët, se krimet zgjedhore do të dënohen.
“Sot bashkë me Bylykbashin kemi zhvilluar një takim me Prokurorin e Përgjithshëm dhe zyrtarë të lartë të Prokurorisë së Përgjithshme, me qëllim diskutimin e asaj që është një emergjencë në raport me procesin zgjedhor që po afrohet, që është jo vetëm pandëshkueshmëria që ka karakterizuar proceset e fundit zgjedhore, por dhënia e sinjaleve të qënësishme nga agjencitë ligjzbatuese, nga Prokuroria në veçanti, që krimi zgjedhor nuk do të ngelet pa u përballur me ligjin, nuk do të ngelet pa u përballur me ligjin, pa u ndëshkuar.
Fokusi kryesor në diskursin publik ka qenë SPAK, SPAK i bën të gjitha, SPAK do të merret me korrupsionin e politikanëve, por edhe me krimin zgjedhor. Sigurisht një pjesë e krimeve, ato më të rëndat e procesit zgjedhor, bien nën fushën e veprimtarisë së SPAK siç është shitblerja e votës dhe krimet zgjedhore që kryhen nga zyrtarë të lartë.
Por ne e dimë që pjesa më e madhe e problematikave të krimeve zgjedhore lindin nga përdorimi i burimeve të shtetit, përdorimi i administratës, mos-zbatimi i detyrimeve që kanë agjencitë ligjzbatuese, vepra që lidhen me bashkëveprimin e një sërë zyrtarësh, sidomos të atyre të niveleve të ulëta dhe të mesme. Dhe jo rastësisht pjesën më të madhe të krimeve zgjedhore e mbulon prokuroria e zakonshme. Marrja e masave të domosdoshme për të përgatitur procesin zgjedhor”, tha Kaso, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)
Ik mor vezë e qëruar!
Ivi Kaso djali i prokurorit enverist she seksetar i sekretarit te partise se Enverir uzurpuesit te PD Sali Kulla do na bej leksione demokracie. Partia e korbave te komunizmit si mbeturina te PPSH.
Sa i djallezuar eshte ky! Fiks per PD.
PD nuk do SPAK sepse SPAK do ti hetojë të gjitha palët, si PS ashtu dhe PD. Ndërsa prokuroritë e rretheve janë trimat e Salës dhe këta përgjojnë vetëm ata të PS, si në dosjen e Dibrës.
Djali i hetuesit të Partisë së punës Spiro Kaso është një turp si ustai i tij birish e co Njeri pa shtyllë…zvarranik në PD,në shërbim të pronës personale të saliut
Gjynah keta fitojne gjithmone por i vjedhin zgjedhjet haaa , ne 1996 keta nuk fitonin 100% por 180 % kaqxl shume flet votimi fusnin ne nje kuti....... Tani duhet te pergatiten per rrefrenin e rradhes , fituam por n'a i vodhen zgjedhjet dy tre protesta dhe jeta vazhdone , qorrat e PD votojne non grata dhe gollobordasi apo gorani Noka vazhdone bizness....
Ky Ivi Kasmi me pamje te akullt , te frikeshme nuk e di pse me ngjan me nje film me ngjarje ne kampin e Aushvicit te luftes se dyte boterore ku komunistet, hebrenjte, dhe partizanet dergoheshin ne dhomat e gazit. Ky ka pamjen komplet te komandantit SS te kampit te perqendrimit qe sa here ndizej nje dhome gazi me 50 njerez brenda ngrinte nje gote vere per dolli per triumfin e Rajhut te Trete nga gezimi. Nuk kam pare mashkull me pamje kaq te ftohte e te frikeshme se ky Ivi Kasmi, ky nuk frymezon askend nga foltorja perkundrazi ky tmerron dhe femijet kur e shohin ne ekran.
Gjetet kishe ku te faleni...... sa per Bylykbashin nga humbje ne humbje do shkoni o Ivi...se ju kurre nuk keni menduar se keni humbur....ju jetoni ne dimension tjeter...
Mir thot Avokati .C'do Spaku ne Zgjedhje . Nuk vjedhim dot vota . Kto s'quhen Zgjedhje te Lira e Demokratike atehere ! Kjo a Diktature . Mos na boni me qajt ,se do ja themi z.Trump ,e mjer Skapi heheee naaaaa ,asi koqe leku mo
E ca pastaj?
Ivi Kaso djali i Prokurorit te Fierit ne Komunizem , por eshte shok i ngushte me Xenin Sypeshkaqenin e Sali NonGrata Vicidolit..... Ne kohen e Saliut ka vjedhur prona pa hedap si Kacak i Krye Kacakut Sali Kerma. Meqense eshte nga Zagoria si Arben Ristani ky shok i Argites se Vamiri skane lene gje pa vjedhur nen Komaden e Familjes se Sali Kermes.
Ivi Kaso djali i Prokurorit te Fierit ne Komunizem , por eshte shok i ngushte me Xenin Sypeshkaqenin e Sali NonGrata Vicidolit..... Ne kohen e Saliut ka vjedhur prona pa hedap si Kacak i Krye Kacakut Sali Kerma. Meqense eshte nga Zagoria si Arben Ristani ky shok i Argites se Vamiri skane lene gje pa vjedhur nen Komaden e Familjes se Sali Kermes.
Me biografi akoma...po te jete dhe djali I Hitlerit clidhje ka...puna eshte se kta ne PD nuk kane asnje shans te vijne ne pushtet...e ktu uji do qelbet me shume sa nuk do kete pusete ta manaxhoje....