Edmond Spaho: Do ta shikoni çfarë do t'i bëjë PE, Shqipërisë, për Fredi Belerin

13 Qershor 2024, 11:13Politika TEMA
Edmond Spaho: Do ta shikoni çfarë do t'i bëjë PE,

Deputeti demokrat Edmond Spaho mendon se Parlamenti i Shqipërisë është kthyer në një paradhomë të Partisë Socialiste, ku vendimet merren nga mazhoranca, pa respektuar as ligjet, as rregulloret dhe duke e nëpërkëmbur haptazi opozitën.

Sipas tij, shembulli më i freskët ishti ai i djeshmi, kur u zhvillua një ditë më herët seanca e zakonshme e së enjtes, pasi qeveria dhe deputetët donin të shkonin në Gjermani për të ndjekur kampionatin evropian të futbollit.

“Të ishte vetëm ky rast, do t’ia bënim hallall, por ky Kuvend prej tre vjetësh sillet në këtë formë. Është kthyer si një paradhomë e PS-së, ku vendimet merren në kundërshtim me Kushtetutën, me legjislacionin dhe rregulloren e Kuvendit.

Në mënyrë arrogante, pa përfillur pjesën tjetër, opozitën, rasti i djeshëm ishte një nga shumë rastet, ndoshta jo më sinjifikativi, por mund të sjell në vëmendjen tuaj qëndrimet që mbahen ndaj zotit Berisha.

Prej shumë e shumë muajsh, ku mazhoranca i jep atribute vetes për të përcaktuar se kush është deputet dhe kush nuk është, në një kohë që është vullneti i zgjedhësve që ai që përcakton se kush do të jetë deputet.

Njëkohësisht e konsideron atë si të dënuar, në një kohë që jo vetëm në legjislacionin ndërkombëtar, por edhe në legjislacionin tonë, prezumimi i pafajësisë është një nga elementet  thelbësorë dhe nuk mund ta pengosh deputetin të ushtrojë një nga funksionet e tij që ia jep mandati i deputetit, sa kohë nuk ka një vendim të formës së prerë.

Ju do të shikoni shpejt rastin e eurodeputetit Fredi Beleri, ku Parlamenti Evropian do ta detyrojë Shqipërinë të tërhiqet, do ta lejojë të betohet dhe njëkohësisht, pavarësisht nëse do ta dënojnë apo jo, do të shkojë në Strasburg dhe Bruksel që të ushtrojë funksionet e tij sepse kështu është ligji ndërkombëtar”, tha ai.  

9 Komente

  1. P
    Populli

    Gjalle je ti pleh?

    Përgjigjjuni
    1. T
      Timi

      Nji M,,,t do i hajë Shqipërisë dhe jo vetëm PE. Nuk jemi në vitin 1913 o debil. Shqiptarët mbijetuan.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mondi bilbilit haaaa

        Do behet nami per Fredi Shehu , haaa sa budalla eshte ky . E para perfaqesone Greqin qe eshte shteti ku te gjithe tallen . E dyta çfare bene ata 5 deputet fashist te Agimit te arte kur ishin deputet ne parlamentin europien ? E treta je kaq kaqol sa femijeve te tu duhet ti vije turpe..

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kalalliu

          Fashist antishqiptar

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tan_Tironci

            Po te kishte trute e Tua, PE-ja. Ilir Demalia te vjen hakut ty. ????????????

            Përgjigjjuni
            1. U
              Undefined

              PE nuk di ku ka "ushkurin e brekve" o dylber i Saliut....e jo te merret me turkun fytyre-kale te Progonatit.....

              Përgjigjjuni
              1. Roberto

                O leleeeee o Mond Bythaaaaa. Ca do i beje PE Shqiperise??? Do na rruaj Carin te gjithve o trap i lales.

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Noci

                  Ky eshte servili me jetegjate ne parlament i Berishes.Nje njeri qe nuk di te lidhe dy fjale,e pati bere edhe minister,se keshtu i kishte Sala,mjafton te Dine ti bien bilbilit.Beleri eshte denuar nga nje gjykate shqiptare e cila monitorohet nga BE dhe SHBA.Sa here greket e kane ngritur kete problem ne PE deri tani e kane kundershtuar duke i thene nuk jane çeshtje te PE.Ky kujton se eshte koha e Llalles akoma

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Patronazhisti prec pilo lalua

                    Sa të kemi partinë dhe liderin global nuk duam fare të hymë në BE mendon qeverria per ne ajo i di mirë se ca do bejme

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje