
Deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho ka paralajmëruar gjatë fjalës së tij para Inceneratorit të Tiranës se kjo do të jetë vjeshta e protestave kundër qeverisë.
“Jam këtu për të bashkuar zërin me ju në emër të PD. Për të protestuar ndaj aferës më të madhe kriminale dhe korruptive që kanë ndodhur në 30 vitet e fundit. 430 mln euro janë dhënë për Incneratorët.
Ky është njëri nga vendet e krimit. Në Elbasan është tërësisht jashtë funksionit, në Fier nuk është marrë në dorëzim. Ku shkuan paratë, 430 mln euro që kanë marrë ose do vazhdojnë t’i marrim nëse ne bëjmë sehir. Për të blerë zgjedhjet dhe mediat që të mos flasin.
Vjet u ngritur një komision hetimor për të zbardhur këtë aferë. Synimi nuk ishte për të zbardhur këtë aferë por që Edi Rama të paraqiste variantin e tij te qytetarët shqiptarë. Këtë e them sepse dy nga gazetarët më aktivë që kishin shkruar më shumë nuk u lejuan në komision nga maxhoranca sepse gjoja kishin konflikt interesi.
Konflikti ishte akuza. KLSH nuk u ftua të depononte edhe pse ishte i pari organ i shtetit që hetoi. Një pjesë e fakteve që janë bërë publik kohët e fundit nga përfaqësuesit e PL na ishin vënë në dispozicion.
Bëmë një reform të madhe në drejtësi që nga viti 2015 kur filloi edhe kjo aferë. Do kapen peshqit e mëdhenj. Do luftohet korrupsioni. Ku është SPAK-u? Për këta që marrin 430 mln euro nga xhepat e shqiptarëve e ka zvarritur çështjen prej 7 vitesh.
A do presim ne të na marrin edhe pikën e fundit të djersës dhe punës duke rritur çmimin e naftës dhe energjisë elektrike për të zhvatur sa të jetë e mundur këtë popull të varfër?
Duhet të ngrihemi të gjithë. Nëse nuk i dalim zot vetes askush tjetër nuk kujdeset për ne. Kjo do të jetë vjeshta e protestave. Këta njohin vetëm gjuhën e forcës. Nuk njohin gjuhë tjetër”, u shpreh ai.
Ne Demokraci gjithcka vendoset me Vote qytetare jo dhune Talibane , Por ti Hamut muti ,meqe je kaq trim ,provoje njiher se mbase ta rrasin hurin aty ku te Ha !
O pordhfesor si u plake e su poqe po ngele gjithmone kokloqe
Nuk rri do pa dalë e pa folur ky pordhesori , që ka filluar të shurrojë këpucët kur përmiret. Nuk ka faj , mosha bën të vetën , po këtij nuk i vjen turp fare , bile i duket normale . Ani , punë e tij .
Do na rruani KOQET o xhuxh maxhuxh i ndyr
Ti shkosh pas delenxhiut e hajdutit je njisoj si ata. Po edhe ti rrish sus edirampashahefendiut për çfar e doni demokracin kur skeni alternativ. Kështu e katandisën popullin kta kurv@t e politikës shqiptare.