Ish-ministri i Drejtësisë Eduart Halimi, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka komentuar zbardhjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuse në lidhje me sekuestrimin e celularëve nga ana SPAK gjatë hetimeve për çështje të caktuara.
Postimi i plotë i Halimit:
Çështje që mund të mësojmë nga Vendimi 44/2024 i Gjykatës Kushtetuese për sekuestrimin e Telefonave dhe pajisjeve elektronike dhe rëndësia e tij!
Vendimi 44/2024 i GJK vjen pas vendimit të saj të drejtë lidhur me SkyECC dhe EncroChat një vit më parë, si dhe pas veprimeve të diskutueshme të përgjimit të anëtarëve të kësaj gjykate nga SPAK – çështje që i kam analizuar vetë një vit më parë.
Rasti në fjalë përmend gjithashtu se në telefonin e sekuestruar (objekt i këtij gjykimi) janë gjetur komunikime të një anëtari të GJK me familjarë të ankueses (faqe 5), duke ngritur sërish çështjen e konfliktitbtë interesit dhe përjashtimit të gjyqtarit (i cili më parë kishte dhënë dorëheqje).
Kjo ringre sërish diskutimin për proporcionalitetin, por edhe për presionin e mundshëm dhe për kompleksimin e palëve në proces.
Është e rëndësishme të theksojmë paraprakisht se sekuestrimi i telefonit u bë ndaj një personi që nuk ishte nën hetim dhe pa praninë e avokatit (f. 17). Ankuesja e dorëzoi telefonin me pëlqimin e saj dhe nënshkroi procesverbalin pa vërejtje.(Shënimi im: Mos e dorëzoni kurrë telefonin pa vendim gjykate. Mos jepni pëlqim verbal/oral dhe mos nënshkruani procesverbale pa konsultim me avokatin tuaj.)
Tani le të shohim pikat kyçe të vendimit që kanë interes të madh për praktikën penale:
1. Vendimi nuk ka efekt prapaveprues për raste të ngjashme sekuestrimësh apo hetimesh ku nuk është bërë ankim kushtetues më parë ose ku procesi është përfunduar. (F. 59) Ai ka fuqi vetëm për rastet e reja. (Shënimi im: Nëse mendoni se ju janë shkelur të drejtat, bëni menjëherë ankim kushtetues, sepse bien në dekadencë.)
2. Të dhënat që përmban një telefon celular në përdorim janë të dhëna personale dhe mbrohen nga neni 35 i Kushtetutës. (f. 20)
3. Komunikimet në telefon, ËhatsApp, Signal, Facebook, etj. (nëpërmjet telefonit, kompjuterit apo iPad-it, me SMS, email, etj.) janë forma të korrespondencës elektronike dhe ekuivalente me korrespondencën tradicionale me letra e zarfa, prandaj mbrohen nga neni 36 i Kushtetutës. (f. 23)
4. Sekuestrimi i telefonit/kompjuterit/iPad-it etj., si dhe i të dhënave elektronike dhe korrespondencës (përfshirë kopjimin dhe ruajtjen e tyre) pa vendim gjyqësor specifik përbën ndërhyrje intensive dhe shkelje të rëndë të nenit 8 të KEDNJ-së dhe neneve 35 & 36 të Kushtetutës. (f. 24–26)
5. Dhënia e pëlqimit nga personi për dorëzimin e celularit pa praninë e avokatit nuk përbën heqje dorë nga mbrojtja e neneve 35/36 të Kushtetutës. (f. 27)
6. Nënshtrimi pa vërejtje i procesverbalit të sekuestrimit apo këqyrjes së telefonit/PC/laptop nuk përbën heqje dorë nga të drejtat e neneve 35/36 të Kushtetutës. (f. 28–29)
7. "Modus operandi" i ndjekur deri tani (sekuestrim i telefonit + marrje dhe kopjim i të dhënave pa kontroll gjyqësor) është “ndërhyrje intensive” në privatësi dhe duhet të bëhet vetëm me autorizim paraprak nga gjykata. (f. 41–42)
8. Telefonat inteligjentë nuk janë “sende të zakonshme”. Marrja e të dhënave dhe aksesimi i gjerë i tyre përbën shkelje “veçanërisht të rëndë” dhe sensitive sipas GJEDNJ-së dhe GJK-së të neneve 8 KEDNJ dhe 35/36 Kushtetutë. (f. 42)
9. Marrja e telefonit nga OPGJ pa vendim paraprak gjyqësor (edhe në kushte emergjence) nuk justifikon kopjimin e të dhënave. Procesi i mëtejshëm duhet t’i nënshtrohet kontrollit gjyqësor "ex ante". (f. 42)
10. Edhe kur sekuestrimi ka autorizim paraprak nga gjykata, mënyra e kërkimit dhe përzgjedhjes së të dhënave duhet t’i nënshtrohet kontrollit gjyqësor me kërkesë të prokurorit dhe vendim të gjykatës. (f. 43)
11. Sekuestrimi dhe marrja e të dhënave duhet të ndjekë këto rregulla:
a) të bëhet në prani të individit dhe avokatit
b) të ndalohet bërja e kopjeve pa vendim gjykate
c) të bëhet ndarja e të dhënave që kanë rëndësi nga ato që gëzojnë mbrojtje ligjore të veçantë
d) çdo ndërhyrje të ketë kontroll real gjyqësor
e) të ndiqet parimi i minimizimit (faqe 48–49)
12. Kopjimi i të dhënave që nuk lidhen me hetimin cënon rëndë fshehtësinë e korrespondencës dhe nuk është proporcional. Këto të dhëna duhet të asgjësohen edhe kur telefoni mbahet në sekuestro për kohë të gjatë nga prokuroria.
Ky vendim është një vendim drejtësie i balancuar: vendos ekuilibër mes interesit publik (lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit) dhe të drejtave private. Është në përputhje me standartet më të larta të vendosura nga mbi 45 vendime të GJEDNJ dhe Gjykatave të larta relevante në vende të tjera të KiE dhe BE.
Nuk ka efekt prapaveprues, por shërben si udhërrëfyes i fortë për të ardhmen e drejtësisë penale dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut në Shqipëri.
Popo foli dhe ky juristi hajdut.
Mbani mend atehere ne parlament kur Saliu bertiste "... I them popullit shqiptar te ARMATOSET....." por nuk e degjoi njeri , por edhe Saliu nuk u procedua per keto thirrje .....edhe ky paska mesuar nga baba , ben thirrje per mosbindje ndaj prokurorise......ne fakt nje VIp politike , mund te kundershtoje.....por nje njeri i thjeshte , ha shkopin e gomes kokes pervec marrjes me force te celularit !!! .....ndoshta duhet pritur reagimi i Yllit per kete ceshtje !!!
O degjeneratë juridike,ketu po vidhet ,korruptohet dhe shkatërrohet çdo gjë,kurse ky bën sofizma legjizlative mbi të drejtat e hajdutit dhe korruptuarit ?
Faleminderit Z. Halimi per sqarimin informues. Po per shkeljet, qe jane kryer deri tani nga SPAK-u, a do te mbajne pergjegjesi??? Apo duke qene se vendimi i Gj.K nuk ka veprim para e prapa veprues keta te vazhdojne. Kush e kontrollon performancen profesionale e zbatimin e ligjit prej spakisteve???? KLP perse eshte?? Se marrin pagesa te majme nga taksat tona..!!
Me vjen habi se kush mund te shkruaj kete lloj komenti. Nje qytetar i thjesht ligj zbatues me siguri qe jo, se sbesoj te kete njeri ne Shqiperi i cili eshte i ndershem dhe vetem e kane roberuar e vjedhur qe ta kete problem marrjen e te dhenave nga prokuroria personave ne hetim apo te dyshuar. Me siguri ti duhet te jesh pjese e llumit te cilin po luftojme dhe me vjen keq qe shkruan komente lart e poshte kur ne te vertete duhet te reflektosh mbi jeten e krimit qe ke zgjedhur. Ke ende kohe te shpetosh shpirtin perpara se te kalbet mishi.
"Me siguri ti duhet te jesh pjese e llumit te cilin po luftojme". Po cfare po luftoni ju mor iu marte e mira, ju jeni nje popull hajdut, toke zanun, droge, matrapazlliqe, prostitucion e shkerdhatllik!
Gati e mbyten Ramen kur tha mos guxoni te vini per te marre celularin tim.Me ne fund vendoset drejtesia siç e kane vendet demokratike.Tani do mbeten bythe zbuluar investigativet e famshme qe merrnin te dhenat nga brenda Spakut per çdo te arrestuar apo hetuar jashte temave te hetimit dhe per jeten personale te kujtdo.
Eduard , je kelysh berishist . Ne nje fare menyre Po thirrje anti SPAK , Po I del ne krah kriminelit Sali dhe yere kesaj kaste polititike kriminale dhe hajdute . Zagarin me 100 sapune ta lash , prapa era zagar mban .
Z.Halimi,SPAK-u ka mbushur dosjen e Z.Erion Velia me 61000-faqe pergjime elektronike,dosjen e Znj.Balluku me 16000-faqete komunikimit ne telefon,si do te konsiderohen keto "prova"te "rendesishme"?A jane prova apo biseda private?Mendoj se Gjykata Kushtetuse ka dhene pergjigje shteruese per paligjshmerine e provave.Z.Halimi po te kesh lexuar Eduart Snoun (amerikanin qe deshmoj pergjimet nga CIA) del qarte se asgje nuk eshte e rastesishme.Privatesia ka marre fund nga momenti qe kap nje aparat digital.