Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka mbërritur në Kiev ku po zhvillon një vizitë zyrtare, për të rikonfirmuar mbështetjen e Shqipërisë për Ukrainën përballë sulmeve masive që kanë targetuar popullsinë civile dhe infrastrukturën kritike.
Në nisje të vizitës, Spiropali u prit nga homologu i saj ukrainas, Andrii Sybiha, me një ceremoni nderimi pranë Murit të Kujtesës për të nderuar kujtimin e të rënëve për pavarësinë e Ukrainës.
“Kievi vijon të përballet me sulme masive, që targetojnë popullsinë civile dhe infrastrukturën kritike. Në këtë mot dimri ekstrem, ukrainasit po përjetojnë pasojat e mungesës së energjisë, ngrohjes dhe ujit”, deklaroi Spiropali nga kryeqyteti i Ukrainës.
Spiropali theksoi se “Shqipëria do të qëndrojë pranë Ukrainës për aq kohë sa do të jetë e nevojshme, në rrugën drejt një paqeje të drejtë e të qëndrueshme dhe për të ardhmen e përbashkët europiane.”
Ministri Sybiha falenderoi Spiropalin për qëndrimet e saj dhe të qeverisë shqiptare në krah të sakrificës së Ukrainës, duke theksuar se mbështetja e vendeve mike si Shqipëria për të drejtën e Ukrainës, do të thotë shumë në këto kohë sfiduese.
Më tej, Spiropali dhe homologu ukrainas zhvilluan një takim që sipas Ministres, pasqyron jo vetëm angazhimet tona të përbashkëta, por edhe vlerat tona, respektin për të drejtën ndërkombëtare, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit.”
Spiropali dhe Sybiha nënshkruan një deklaratë të përbashkët që dënon agresionin e Federatës Ruse kundër Ukrainës si një shkelje të rëndë të Kartës së OKB-së dhe normave të së drejtës ndërkombëtare. Deklarata nënvijëzon rëndësinë e mbajtjes përgjegjëse të Federatës Ruse për krimet kundër Ukrainës.
Dy ministrat diskutuan një sërë çështjesh me interes të përbashkët, përfshirë mundësitë për të forcuar mundësitë e bashkëpunimit ekonomik dypalësh, promovimin e tregtisë dhe investimeve, si dhe identifikimin e iniciativave konkrete të bashkëpunimit.
Në vijim të vizitës së saj në Ukrainë, Ministrja Spiropali do të pritet edhe nga Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
I lumte ministres dhe qeverise Shqiptare per kete qendrim ndaj luftes midis Rusise dhe Ukraines.
Po per cfare i lumte kesaj Nafijes mavi apo qe bredh lart e poshte kot me leket e shqiptareve per te nenshkruar pacavure si kjo qe ska pike vlere? Nuk ka nevoje per neshkrime te tilla mbeshtetja por si do justifikonte llaxorja e Skenderbeut udhetimin ne Ukarine
Dridhu Rusi ! hahahahahahahahahahaahahahahah Elisa hahahahahahahahahahahahahaha
Ne s'jemi as për vete, as për Kosovën, por do i qëndrojmë në krah nazistëve të Zelenskit, a thua se vlejmë ndonjë gjë
Hahaha nafija me flamur ne qafe. As per aktiviste ojq-sh nuk eshte kjo
Moj surrat shtrembet konfirmimi behet edhe me telefon nuk ka nevoje te shpenzosh qindra mijera euro per te vajtur ne Kiev e per te shprehur kete qendrim, qe eshte e 100 here se 99 heret e tjera e ka shprehur Tutori yt Palloshi i Gjate.