Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar pas zbardhjes së vendimit nr. 44/25 të Gjykatës Kushtetuese, duke e cilësuar atë si një goditje themelore ndaj praktikës së sekuestrimeve gjenerike të celularëve dhe përvetësimit masiv të të dhënave private nga SPAK.
Sipas Manjanit, vendimi përcakton qartë se hetimi penal nuk mund të ndërtohet mbi shkeljen e privatësisë dhe të drejtave kushtetuese, por vetëm mbi një proces të rregullt ligjor.
"Jam shumë kurioz të shoh se si do justifikohet mbajtja në këmbë e çështjeve penale të hapura mbi bazën e të dhënave që janë marrë harbutërisht nga memoriet e celularëve!
Vendimi 44/25 i Gjykatës Kushtetuese, i cili më në fund u zbardh, tregon qartë se :
1. Sekuestro e celularëve nuk është sekuestro e një sendi të thjeshtë por njëkohësisht përbën edhe sekuestro të korrespondencës private.
2. Të dhënat elektronike që gjenden në memoriet e celularëve apo kompjuterave janë të mbrojtura nga nenet 35, 36 të Kushtetutës si dhe nga neni 8 i Konventës. Pra janë pjesë e të drejtës për jetë private dhe të garantimit të fshehtësisë së korrespondencës.
3. Kur hetimit i duhet me patjetër një e dhënë elektornike private, gjykata/prokurori vetëm në rrethana të justifikuara mirë lejohet të kërkojnë nga mbajtësi i mjetit/arkivës elektronike private fiks atë të dhënë që duan. Jo të tjerat. Personi që i jep ato më vullnetin e tij, duhet të bëhet me dije paraprakisht se po jep një të drejtë të mbrojtur me Kushtetutë. Pra "nuk mjafton vullneti por edhe vetëdija reale e mbajtësit të të dhënës"- thotë gjykata.
Ndalohet marrja e të gjithë memories së aparateve elektronike!
4. Edhe sekuestro apo marrja e dhunshme e informacionit elektronik bëhet vetëm pasi të jetë shterruar më parë dakordësia e vetëdijshme e mbajtësit të memories private. Në çdo rast duhet një vendim gjykate që të autorizojë specifikisht të marrjen e të dhënës së kërkuar dhe, jo çdo gjë që gjen aty.
5. Nuk ka më vendime gjenerike sekuestro celularësh apo kompjuterash pa treguar paraprakisht në gjykatë se çfarë informacioni konkret kërkohet të merret.
Ka plot përcaktime të tjera ai vendim, i cili ka vendosur kufinjtë në përdorimin e të dhënave private elektronike për qëllime hetimi.
Tani shihini se si kanë filluar një pjesë e mirë e çështjeve penale nga SPAK. Me vendime gjenerike sekuestrosh; me vjedhje të të dhënave private nga memoriet e celularëve apo kompjuterave si të personave në hetim dhe, më keq akoma, të personave të tjerë.
Vendimi 44/25 i Gjykatës Kushtetuese u jep dërrmën këtyre çështjeve që kanë nisur në mënyrë harbute me të dhëna të vjedhura harbutshe.
***
Jam shumë i vetëdijshëm që njerëzia e etur për gjak e dhunë, ose e ngelur shtatzënë mendërisht duke pritur video me seks që mund të ketë vjedhur SPAK. Por kjo që ka ndodhur nuk ka lidhje me proçes të rregullt ligjor. Një ditë, diku, dikush do duhet ti hedhë në kosh këto proçese. Sa më shpejt të ndodhë kjo aq më me pak kosto për ne.
E përsëris:
Proçesi është garancia jonë, jo emrat konkretë, aq më pak bëmat e tyre." - shkruan Manjani.
"video me seks..." .. "shtatzene..."....o ylli a zbrite nga pema ku gjurmon ciftet apo akoma aty je ???....O ylli nese shpreson qe ky vendim do shpetoje Lalin , apo Belen , apo politikanet pas te cileve ti rri si zagar....ki parasysh qe nese ky zbatohet , do shpetojne edhe kriminelet qe arrestohen edhe per pergjimet ne sky ecc apo per ato prova qe gjenden ne telefonat e sekuestruar. ....kete pret ti ?.... ah po harrova , ti e ke per mbretin qe i tha spak-ut "Mos guxoni te vini te merrni telefonin tim.."...epo urime , shpetoi Mbreti !!!
Mesazhet ne telefona jane thjesht indicie jo prova. U bet te gjithe eksperta, nuk keni faj me keto gjyqe publike mediatike qe behen. Nese ti i shkruan shokut tend qe ke perdhunuar gruan e Lali Erit ne Dubai nuk eshte prove qe je kriminel, eshte prove qe je idiot.
Je gje e trashe
Jo jo , jam elegant....mbase ke pare momen ose gruan ke shtepia si balene , dhe ma ve epitetin mua............te pakten kur shan dike argumentoje jo sharje e thate , se veten tende tregon qe je i trashe..!
Avokatet duhet te ngrejn padi ndaj prokuroreve te SPAK per berjen publike te te dhenave personale te dala nga telefonat e te akuzuareve. Eshte shperdorim detyre i paster apo edhe korruspion pasiv i prokuroreve te SPAK.
???????????? e ju dalin dashnoret! Te drejte ke!
po dhe dashnore mund te kene ,dhe te kesh nje dashnore ka lindur qe kur njerzit u ndergjegjesuan ,dhe kjo ka vazhduar ne cdo shoqeri ,si ne diktature dhe demokraci dhe nuk eshte krim sidomos ne nje shoqeri liberale e demokratike,ah po ne shoqeri ultramuslymane ,po, por ne shqiperi jo,sepse kane patur dashnor e dashnore edhe ne komunizmin e zi dhe nuk perbente problem
Pse eshte krim te kesh dashnore?
"Opozitar". Po, sipas komunistëve dhe pislamikëve, është krim të kesh dashnore..
Po mor po! Ahahahaa! C na shkrive! Ej po ti spaske respekt fare per ata kriminelet qe perfaqeson si avokat! Ej po ki cik respekt o burr per ata t shkretet. Se s jane kaq budallenj sac i bo ti! Qe do me ju rrujt leket dhe bo nga kto artikuj, statuse ne fb etj! Shif se po e mori vesh krimineli qe ti po tallesh me te dhe ben gjoja sikur po mbron interesin e tyre vetem qe ti rrush leket ka per te te kput! Ahahahaa
Spak di shkoj për Skrap
Kushtetuesja ka thene. Cdo prove qe i sherben hetimit, merret nga celularet. Cdo gje tjeter, jo. Kaq. Ketu mbaron. Te tjerat jane thashetheme grash, tip manjani e tipa bithqirash qe i gjeni kudo, sidomos ne televizione.
Sipas ty dhe kushtetueses tende, prokurori shikon dhe hedh ne usb te gjitha çka celulari dhe pastaj zgjedh ato qe i duhen per prove, pastaj te tjerat i çon ne televizion; KJo eshte cipa e virgjerise ?!
Nuk di te lexosh apo lexon cfare ke ne mendje?! Nejse. Te shkuara! Edhe nje here se mbase e kupton. Spaku ose prokuroria KA TE DREJTE TE MARRI PROVAT NGA TELEFONI , TE CILAT PERBEJNE PROVA MBI HETIMIN PERKATES. Me tej… persa i perket cdo mesazhi tjeter, kushtetuesja thote se NUK duhen marrë e as mund te PERDOREN ne cdo rrethane. (marrja dhe keqperdorimi i mesazheve private, perben veper penale, thote ligji) Kesaj here, ver syzet, mbase ndihmoje te lexosh. Me tej akoma ( edhe sikur mendja te ta lexoj ndryshe, do e kesh te pamundur). Kushtetuesja thote troc se: Provat e marra nga tekefoni PERBEJE PROVE DHE MUND TE PERDOREN. Te fala ballukes( manjat thuaj se gjyqet fitohen ne sallen e gjyqit e jo ne fb, sidomos me shkrime totalisht disinformuese dhe denegruese)
Forca SPAK-u…. Edhe që ja u prishe gjumin plehrave, mjafton….
Nuk ka ndodhur asgje e jashtezakonshme.Ne radhe te pare GJK ju ka treguar kushtetuten prokuroreve,pastaj ka njehsuar ligjet shqiptare me vendet demokratike te Europe's dhe SHBA
Drejtesia e re ka deshtuar. Prokuroret dhe gjykatesit e Spak dhe Gjkko duhetvte largohen dhe shume prej tyre te hetohen, t'u verifikohen pasurite marramendese dhe te shkojne me turp aty ku e kane vendin.
Prokuroret paaftesin e mbulojn me rrembim celularesh,po mos te kish cellular cfare do Benin keta Olsi Dadot ?
Ne Amerike nuk te denon njeri ne baze te vjedhjeve te celularit apo pergjimit.
Nuk ke faj, nuk ke gjykuar ndonje ceshtje, ske qene gjyqtar qe ta kuptosh me sakte interpretimin e vendimit Gj.K. Mos beni interpretive sipas interesit. Kur sms hedhin drite per element te vepres penale qofte kushdo, do te sherbejne per prove hetimore. Paske nevoje per pak pushtet. Prit se e kane parasysh ata te majtet e Ilirit.
Opinion shume korekt. Artikullshkruesi ka mbeshtetur me vendim te Gjykates Kushtetuese ate qe ka perseritur pa fund, qe ne cdo ceshtje duhet proces i rregullt. Procesi i rregullt gjyqsor duke zbatuar standartet europiane eshte domsodoshmeri ne shoqerit demokratike. E kunderta i sherben vetem shoqerive te egra te prapambetura si ato te koheve te mesjetes. Ku drejtesin e zgjidhte shpata , varja ne litar ose gijotina. Ne i kemi kaluar dhe provuar keto kohe, nuk duhet me ti veme ne dyshim se sa negative jane keto veprime te prokuroreve te sotem qe ndoshta jane me te renda se te sigurimit te shtetit apo te prokuroreve te Komunizimit. Boll me. Drejtesia jone duhet vetem te zbatoje procedurat e rregullta gjyqsore sipas standarteve qe na i kane mesuar shoqerit demokratike.
https://sot.com.al/politike/manjani-parlamenti-te-amnistoje-veline-dhe-meten/___________________shënim: Ja, doli dhe Manjani hapur si avokat i hajdutëve. E në fakt ka disa ditë me radhë që i "bie" Spakut, tamam si mercenar mediatik. S'ka faj ky, ka faj edhe media që i nxjerr si lajm gomarlllqet e këtij kllouni me pagesë. Ka faj edhe Euronews ,Erla Mëhilli që e fton Yllin në emision për të dhënë opinione. Ky është një opinionist partiak me pagesë. Ç'punë ka ky të japë mend nëpër studio si i pavaruar? Kltu dalim pastaj te mediat e kapura apo mediet e propagandës.