Rama ndan fotot nga Abu Dhabi: Mikpritje e paharrueshme...

15 Janar 2026, 08:54Politika TEMA
Rama ndan fotot nga Abu Dhabi: Mikpritje e paharrueshme...

Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa foto nga qëndrimi i tij në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku u nderua me medaljen më të lartë të këtij shteti, nga presidenti Mohamed bin Zayed Al Nahyan.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama, krahas fotove, shkruan se pati një mikpritje të paharrueshme nga presidenti, ku dhe vendosën piketa të reja të bashkëpunimit kuptimplotë që po forcohet dita-ditës.

“Mirëmëngjes dhe me fotoalbumin e një mikpritjeje të paharrueshme në Emiratet e Bashkuara, ku vendosëm piketa të reja të bashkëpunimit kuptimplotë që po forcohet dita-ditës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

3 Komente

  1. s
    socialisti i vertete

    Ne ndjehemi shume krenar dhe te lumtur per kete pritje madheshtore qe po i bejne kryeministrit tone madheshtor. Shqiperia nen drejtimin e KM ka arritur majat. Pritje mbas pritje , samit pas samiti, jane deshmi e sukseseve te jashtezakonshme te Shqiperine ne keto vite te Rilindjes. As opozita destruktive, as SPAKU qe kerkon qiqrra ne hell, muk e pengojne qeverine tone dhe KM ne rrugen e ndritur ku po e cojne Shqiperine. Rama i ka bere si shtepine e tij kryeqytetet e botes ndersa Berisha nuk eshte pritur nga asnje presiident apo kryetar qeverie keto 13 vjet.Natyrisht te gjitha nuk arrihen me njehere, duhen te pakten edhe 5 mandate qe qe Rama te kryeje misionin e tij qe ka marre persiper ne 2013.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vrrrrrrrenozzzzzzzi

      Ndonjë motopompke more andej o pallosh? Po hë de se u mbytem.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Maro

        Te shohim kushtet e kontratave. Per sa kohe aty vendos nje njeri per cdo gje...nuk besoj se ka ndonje gje te mire per popullaten. Keto jane marreveshje personale. Funksionojne ne monarch absolute si e jona.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje