Pse Berisha shpalli se s’do të lërë fëmijët pasardhës të PD?

14 Janar 2026, 19:25Politika TEMA

Pse Berisha shpalli se s’do të lërë fëmijët

Nga Ylli Pata

Debati apo diskutimi më shumë i teorisë së trashëgimisë familjare të drejtimit të PD nga Sali Berisha qarkullon prej kohësh.

Qarkullim, i cili nuk ka ardhur nga fantazi të tepruar apo të ekzagjeruar. Argita apo Shkëlzeni nuk kanë pasur ndonjëherë role drejtuese në PD, por influence e tyre ka qenë determinante. Qoftë në pushtet, qoftë në opozitë. Mohimi i këtij realiteti edhe nëse bëhet nuk besohet po merret si një etiketë hipokrite.

Pasi fakt është se influence e fëmijëve të Sali Berishësn ë pushtetin politik nuk ka qenë thjeshte lobim. Ka qenë një kapje reale e vendimarrjes apo kondicionim i saj, qoftë kur Berisha ishte Kryeministër qoftë më pas.

Dje, në një takim me simpatizantë të tij, Sali Berisha tha se nuk do ta trashëgojë drejtimin e Partisë Demokratike tek fëmijët e tij. Doktori e nxori këtë frazë nga goja, a thua se ishte një verdikt “sacro santo”. Një frazë natyrisht e përgatitur si spin për të marrë një feedback të rëndësishëm, a thua se kemi të bëjmë me zhvillim politik.

Ndërkohë që thjeshte përmendja e këtij fakti nga Berisha përbën një skandal politik të nivelit të lartë. Pasi, edhe pse është njeriu me pushtetin absolut në PD, doktori nuk ka asnjë të drejtë tradhëgimie të postit të tij, edhe pse në fuqinë absolute që ka, edhe mund të ja lejojë vetes.

Por ky ekzagjerim nuk do të bëjë gjë tjetë veçse të rrudhë besimin dhe simpatinë në radhët e elektoratit të “së djathtës” edhe kështu mjaft i vogël. i gjendur në një stanjacion statistikor ku shifra 70% e JO-së nuk luan prej disa vitesh tshmë, Sali Berisha bëri një lëvizje për të bërë “lajm”. Me shpresën që të ngjallë apo të ndezë një shkarpë në mjedisin kënetor të opozitës.

Në një logjikë normale, vetëm përmendja e një mundësie trahëgimie duhet të jetë blasfemi. Dhe jo më kot Sali Berisha nuk i ka dhënë rëndësi këtre zileve që bien prej kohësh.

Pasi, si një politikan me përvojë dhe inteligjent e di se kjo është një çështje “kurth”. Ku nëse bie, i krijon vetes problem jo të vogël që mund të mbetet si një gjyle e lidhur në këmbë për kohë të gjatë.

Por këtë herë Berisha e lëshoi këtë tollumbace, ngaqë gjylja në realitet i është lidhur në këmbë prej kohësh. Ekzaktësisht prej 21 majit 2021, kur qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e shpalli atë Non grata, së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij.

Në këtë situatë të rëndë, ku më rëndë se kaq nuk ka në realitet, batareja e mufkave nuk bën ërshtypje fare. Jo vetëm në auditoret abstrakte të teatrove foltorike, pore dhe në mjedisin publik mediatic shqiptar. Ku zërat më të kuotuara janë ata që parashikojnë kataklizmat e darkës, së bashku me paroditë e tokës së sheshtë dhe frustrimet gjeopolitike.

Nuk do të mungojë ka shumë gjasa, seritë e “analizave” që Berisha me mohimin e tragjëgimisë i ka çuar sinjal Amerikës, apo po bën gati pasardhësin e tij politik për inat të Saljanit. Por kjo është enigma e 2026 e ka shumë gjasa që të shtyhen panelet deri në pushimet e verës. Pastaj shohim e bëjmë…

TemA

8 Komente

  1. M
    Munika

    Nje mufke sa per te shtyre edhe ca vjet, pastaj vjen Argita ne pronat e te atit. Nga goja e kesaj moste veshtire se del gje e besueshme.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kolegu

      O Gazetar Pata , e ke quajtur politikan me pervoje dhe intelegjent ??? Po ti kishte keto te dyja ofiqe nuk do te arinte deri ketu sa e ka bere vehten LOLO , duke u tallur te gjithe edhe ata qe ka rreth vehtes ? Ai thjesht eshte njeri i semure me delirin e madheshtise e perkethyer SKIZOFREN , nuk ka as sy as vesh as tru I kane mare fund nga etja per tu pasuruar , njeri negativ kjo i shkon me shume por jo politikan , per fat te keq kjo semundje e ka bere te haroje edhe profesionin e mjekut ?????

      Përgjigjjuni
      1. L
        Loni

        Kush i beson akoma pas 35 vitesh genjeshtrash ketij mashtruesi patologjik qe tani quhet Sali Kulla, kush njeri normal ???

        Përgjigjjuni
        1. E
          Erioni

          Ti Ylli si dhe ne të tjerët e di që influenca e Argita Berishës është 100% tek vendimet e babait të saj. Tani po dalim tek Lulëzim Basha, kush e katapultoj L. Bashën në KOP dhe kush e bëri kryetar të Partis Demokratike? Kush e mbante në krye të partise megjithse zgjefhje pas zgjedhjesh PD nuk fitonte. U tha që nga partia i përjashtoj Luli një numër të madh eksponentësh në listat e kandidatëve për deputet të PD, por të gjithë e dimë që ishte Argita, etj pa fund.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Plehrat kriminele duke shetitur..

            Meruni me keta kriminele juve meruni si te PS apo te PD apo LSI e te tjere plehre qe kane dalur te rinje... large ketyre , ketyre kure nuk keni mendesi ti palosni nje e nga nje, atehere te pakten mos u beni hyzhmeqare plehre dhe legene...

            Përgjigjjuni
            1. I
              Igor

              Atyre nuk ju duhet te vazhdojne ne politik ata kan vjedhur aq shum sa qe mjaftojne qe 4 gjenerata nuk duhet as te punojne tere jeten.

              Përgjigjjuni
              1. D
                Dursakja

                E për çfarë e kritikuan Lea Hypin njerëzia për thëniet e saj në ikje e sipër, ky është fakt edhe pse e dogji dy herë vendin, edhe pse vrau shqipëtarë përsëri pretendon të na mashtrojë për të ardhmen e PD. Mashtrimet e tij janë të pafund, me thëniet :të gjithë fajtorë e bashkëvuajtës dhe më hipokrite lejtmotivi në fushatat: Me duar të pastra Me ne fitojmë të gjithë. Duar të" pastra" duke vjedhur pasurinë shqiptare Me ne "fitojnë të gjithë" kur fitoi i pangopuri dhe lubi terroristi Sali Berisha dhe banda e tij. Partia Demokratike ishte aset i vendit dhe si e tillë ajo do të udhëhiqet nga demokratë vizionarë, largpamës pararojë e inteligjencës atdhetare. Zoti e bekoftë Shqipërinë!

                Përgjigjjuni
                1. P
                  PD

                  U shofshin siç jane në foto! I zëntë mallkimi i atyre që ka vrare, ka prerë e kanë vjedhur…

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje