“Faturat e Kuvendit Kombëtar janë të deklaruara”, Berisha akuza ndaj SPAK: Po bëni hetim politik

14 Janar 2026, 14:00Politika TEMA
“Faturat e Kuvendit Kombëtar janë të deklaruara”,

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka quajtur sulm politik hetimin pasuror ndaj tij, ku disa figura të PD janë thirrur në SPAK për t’u pyetur mbi financimin e Kuvendit Kombëtar të 11 dhjetorit 2021, që u mbajt në stadium.

Në deklaratën e sotme për mediat, Berisha tha se hetimi i pasurisë së tij është bërë me lupë, ndërsa hodhi akuza ndaj prokurorëve të SPAK që po merren me këtë çështje, duke thënë se janë primitivë dhe mashtrojnë publikisht.

“Hetimi pasuror i Berishës, është bërë me lupë, është finalizuar dhe është dërguar me kohë në gjykatë. Ky hetim politik që bëhet, nuk ka lidhje me asnjë hetim pasuror të Sali Berishës dhe të fëmijëve të tij. Është një hetim i mirëfilltë politik për Kuvendin e Rithemelimit për të cilin unë nuk kam asnjë vërejtje. Unë kam thënë dhe them, prokuroria duhet të jetë e lirë dhe ne qëndrojmë të hapur për çdo lloj veprimi. Por lidhja është mashtrim që ish xhelati i sigurimit të shtetit, në bashkëpunim me Dumanin i bënë çështjes. Janë primitiv, sepse në qoftë se ata do ta bënin atë hetim, unë do ta quaja gjë normale. Por faktin që ata nuk kanë çfarë të hetojnë, duan ta lidhin me diçka që të gënjejnë dëshmon se ata po bëjnë një hetim politik”, tha Berisha.

Kreu i PD nuk dinte asnjë shifër se sa ka shkuar fatura e Kuvendit Kombëtar, ndonëse shprehet se çdo faturë është e deklaruar.

“Është deklaruar çdo gjë, çdo financim i çdo personi. Kjo është deklaruar, nuk ka asgjë të fshehur. Dhe personat që e kanë financuar e kanë deklaruar atë sapo janë pyetur. Dhe ata besoj se po thërrasin emra, pra e dinë që këta kanë deklaruar. Kjo është e tëra. Asnjë shifër nuk kam parasysh”, tha Berisha.

Kujtojmë se gjatë kësaj jave, SPAK ka marrë në pyetje deputetin Belind Këlliçi dhe sekretarin për Diasporën në PD, Indrit Hoxha, në lidhje me hetimin që po bën për Kuvendin e Rithemelimit.

6 Komente

  1. P
    Pirro l

    Kur të hetojnë ty është hetim politik gjithmonë o kriminel . Ora e zezë e shqipërisë

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dire Straits !!!

      Prisni more djema , ky thote qe "..cdo gje eshte e deklaruar".... ky eshte nje fillim i ri ne politiken shqiptare te cdo krahu. Se shpejti pritet te dale edhe ligji qe e mbeshtet kete shprehje te Saliut ...dmth do deklarohet cdo gje. Tek faqja e Tatimeve ku behen deklarimet , do jene disa kolona te reja : 1) Te ardhura nga korrupsioni 2 ) Dhurata nga robt e familjes 3) Te ardhura nga vjedhjet 4) Te ardhura nga tenderat 5) Ryshfete te tjera....cdo gje do deklarohet nga kontabilistet. Pas kesaj mileti do bjere rehat , cdo gje do jete e ligjeruar dhe e deklaruar.....paketa ligjore do miratohet me 140 vota pro.

      Përgjigjjuni
    2. D
      Demokrati i zhgenjyer

      Shume shpejt eshte kujtuar Sapaku kur kur kjo ngjarje ishte e fundit pasi brodhi ne tere Shqiperine e hodhi miliona e miliona Euro e Dollare nga Amerika , France e Angli e qe ky kriminel e quan hetim politik .

      Përgjigjjuni
      1. M
        Munika

        Ashtu sic jane te deklaruara shumat e lobimeve per heqjen e non grates e te LaCivites. Mos e caj bythen Sali, se keta legena nuk te burgosen per vrasjet e protestuesve, e jo te te denojne per ca qindarka.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sass

          Dhe vrasjet e 21 janarit, te gedecit, te Remzi Hoxhes, piramidat, vrasjet qe ka bere ne kufi per thyerje kufiri, per vrasjen e 50 mije qytetareve shqipetareve me ka akuzuar mua. Ah mor keiminel zot na sjell ate dite qe te shikojme te varur ne nje nga shtyllat e bulevardit deshmoret e kombit

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vertete besoni te Nesti Angoni

            Bufi do hetohet nga Bufonet vertete besoni..... Kjo eshte si historia e Fevziut qe genjen per ministrat e Rames per t'ju shtuar shikueshmeria...... SPAK bene sikur hetone telenovela vazhdon, do dali Bufi te dera e SPAK ut do filloje kengen e perhereshme.....

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje