Dekadën e fundit investuam në energjinë e gjelbër/ Rama: Në 2028 do jemi sovranë, s’do blejmë më nga jashtë (VIDEO)

14 Janar 2026, 12:00Politika TEMA
Dekadën e fundit investuam në energjinë e gjelbër/ Rama:

Kryeministri Edi Rama është sot në panelin e Samitit të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm. Rama ka deklaruar se Shqipëria është me fat sepse ka energji që nuk varet nga hidrokarburet.

Sipas tij vitet e fundit vendi ynë ka investuar shumë në prodhimin e energjisë nëpërmjet erës duke pasur 100 për qind energji të gjelbër, çka krijon një pavarësi nga nevoja për të blerë energji nga jashtëm, në mungesë të reshjeve të shiut.

“Kemi burimet hidrike dhe jemi 100% me energji të ripërtëritshme. Jemi tek niveli më i lartë i renditjes. Burime ujore do të thotë që ne varemi nga humori i Allahut. Kështu na duhet ti drejtohemi importit dhe kjo bëhet e vështirë. Në këtë dekadë të fundit kemi bërë të mundur që të investojmë në energjinë diellore dhe atë të erë. Pra të mos kemi më nevojë t’i drejtohemi importit dhe të jemi sovranë. Plani po ecën mirë dhe besoj se në fund të 2028 do jemi sovranë dhe nuk do blejmë energji nga jashtë. Po ashtu kemi një bashkëpunim strategjik dhe kjo ka ndodhur falë, udhëheqësit tuaj të madh që ka vizionin që shkon përtej kufijve. Ai mendon t’i shërbejë njerëzimit dhe të prekë jetën e qindra miliona njerëzve jashtë vendit tuaj”, ka thënë Rama.

3 Komente

  1. S
    Sass

    Po me naften cfare po behet se jemi ne top ne bote per cmimin apo po presim Shpiragun, Durana tech si po ecen po perseri bar per bagetit Z. Rama shikoje qeverin se si duket te gjith jane hajdut.

    Përgjigjjuni
    1. K
      KM i mbaruar nga trute, si Saliu tamam

      Ky ka kojtur mendsh, cudi! Populli jeton rrethuar nga fekalet dhe mushkonjat, turistet po lebetiten kur shohin si derdhen dites per diell fekalet ne det ne Golem, dhe ky karagjoz burre flet per energjine e tij te paster. I thoni Rames qe prodhohet energji edhe nga plehrat e fekalet!

      Përgjigjjuni
      1. T
        Ton

        Asnje gje nuk te ka dale...asgje...ju patronazhistet me thoni 3 gjera te mira we ka bere ky per Shqioerine nga 2013?

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje