Foltorja post-Non Grata, përtej një çështjeje gjyqësore!

13 Janar 2026, 19:45Politika TEMA

Foltorja post-Non Grata, përtej një çështjeje

Nga Ylli Pata

Rasti i hetimit nga SPAK i historisë së financimit të Foltores së Sali Berishës në vitin 2021, është vetëm një çështje banale burokratike e një historie që në thelb është politike.

Episodi i çështjes së nisur në hetim, të cilin Belind Këlliçi e quajti “periferike”, nuk është gjë tjetër veçse një rrjedhë i të ashtuquajturave “letrave anonime”, që përbën realisht një fenomen politik post reformës në drejtësi.

Ku PD dhe LSI, që ishin dhe janë kundër produktit të reformës në drejtësi, e nisën betejën politike duke denoncuar me padi zyrtare qeverinë dhe mazhorancën. Duke i dhënë një lëndë të parë prokurorisë speciale, që në një mënyrë ishte orientim i hetimeve ndaj korrupsionit të zyrtarëve të lartë. Luftë që ka emra dhe mbiemra denoncuesish siç firma e Gazment Bardhit ndaj Foltores së Sali Berishës si organizatë paralele e PD-së zyrtare.

Por në realitet kjo çështje më shumë se një kronikë gjyqësore është një histori e pastër dhe e rëndësishme politike, e cila ja vlen të analizohet si e tillë, përtej letrave të çuara nga Bardhi apo të azhornuara nga prokurorët e çështjes.

Foltorja e Sali Berishës nuk është një akt partiak, është një ofensivë gjeopolitike e doktorit kundër superfuqisë botërore. Sado që të dalin sot e të komentojnë në bazë të zhvillimeve aktuale, nëse i rikthehemi kohës, doktori e nisi foltoren si sfië ndaj qeverisë së SHBA. E cila e kishte shpallur Non Grata për Korrupsion Madhor, pengim të drejtësisë dhe minim të demokracisë.

Berisha i tha Amerikës: Ju më dënuat por unë kam fansa. Që në fakt nuk i kishte dhe nuk i ka, por i inxhinieroi, i mobilizoi, i financoi. Natyrisht diku me joshje, diku me lekë, diku me pahir.

Foltorja e Sali Berishës, ku Belind Këlliçi është një nga emrat kryesorë, ishte një akt politik kundër PD-së reale, zyrtae, strukturore. Me objektivin për të ngitur një PD të re nga fansat e doktorit. i cili natyrisht që ka fansa, por siç tregoi historia politike nuk i ka në elektoratin e PD por vetën në tarafet dhe korridoret e tyre ndër vite. Që në realitet nuk kanë lidhje me të djathtën shqiptare.

Historia gjyqësore e foltores, edhe pse përfaqëson një ngjarjen interesante karme; padinë e Gaz Bardhit dhe Belindin që thirret në cështje, nuk ka gjasa të prodhojë vepër penale. Edhe pse brenda ka shumë, por foltorja është një histori e rëndësishme politike dhe madje gjeopolitike.

Përbën revoltën e një lideri të sanksionuar nga SHBA kundër fuqisë më të madhe të botës, duke i bërë të ditur se ka popullin me vete për ta sfiduar atë. Që në fakt ishte një mashtrim; Sali Berisha nuk e ka pasur dhe s’e ka popullin me vete kundër SHBA. Më vonë, Berisha kur e pa që nuk e arriti këtë, pagoi miliona dollarë amerikanë(thuhen 6 apo 8) për ta hequr njollën amerikane por nuk ja doli.

Megjithatë prapë historia e foltores është e varfër, pasi ka hone edhe më të thella. Përveç një historie mashtrimi apo penalisht e implikuar, ajo është një çështje e rëndë politike, e cila paturpësisht konsiderohet nga panelistët e darkës si një zhvillim për të promovuar njerëzit që i kishte persekutuar Luli. Po mirë, kë promovoi foltorja, keni ndonjë emër?!

TemA

7 Komente

  1. B
    Bureto

    Është ashtu siç shkruan Pata! Në mbrëmjen e 10 shtatorit 2021, kur për shkak të "non gratës" L.Basha e pezulloi Sa-lehin (mbani mend e pezulloi, jo përjashtoi siç duan të thonë, se ku ia mbante Lules), nga grupi parlamentar i PD, qysh atë mbrëmje nga hotel Rogner, filloi aksioni i Sa-lehut që e quajt prej tij "Foltore". Se si vijuan ato, tashmë dihet. Që ishte ai aksion mirëfilli një veprim politik anti DASH, ku përligjia kishte nonsense si, shpallja "non grara" ishte sorosiane, ramiste apo dhe e 'sheqerosur' me doza nacionaliste, që medemek ai i kishte penguar dy të parët që në bashkëpunim me amerikanët të ndanin Kosovën (?!). Pra deri këtu jemi ashtu siç thotë Pata, ishte një aksion politik. Dakord, po gjatë gjithë atij aksioni gati një vjeçar lipseshin financa të mëdha dhe ato duheshin siguruar. Po nga cilët dhe si? Bardhi aso kohe ende sekretar i Përgjithshëm i PD me kryetar Bashën, i kërkoi Këlliçit si menaxhues i foltoreve bashkë me Nokën, t'i bënte ato transparente, duke aluduar për financime nga oligarkë që fitonin para nga Edi Rama. Edhe kjo mund të ishte, edhe pse oligarkët para se të ishin të Ramës, kanë qenë dhe ndoshta disa prej tyre janë ende të Salës. Po atëhere çfarë synohet të hetohet dhe vërtetohet nga SPAK-u? Dyshimi i arsyeshëm se ai financim atëbotë dhe në vazhdim deri në ditët e sotme, bëhej nga pasuria e "Familjes" (korrupsioni madhor i saj ishte një nga shkaqet e "non gratës" së saj). Gjatë hetimit të dosjes "Partizani", asokohe nga media është deklaruar se paralelisht me të hetohej edhe për një dosje tjetër, fraksion i saj, e cila merrej me hetimin pasuror të "Familjes". Të jetë kjo?! Ka të ngjarë që në kuadër të saj të dalin edhe financimet e "Foltoreve" dhe çdo veprimtarije tjetër të Berishës, aso kohe pa parti, pra dhe pa financa legale, deri në momentin e marrjes së Vulës, prej ku hynin në fuqi dhe ato financat, deri atëhere të menaxhuara nga PD zyrtare drejtuar nga Alibeaj dhe Bardhi. Fakti që prokuror i të dy dosjeve, pra kësaj dhe asaj "Partizani" është i njëjti, Arben Kraja, mbështet faktin që ato ecin paralelisht. Të presim e të shohim se çdo dalë në vijim.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Ms.

      Z. Bureto , mos I bier me qafe intrasigjences dhe se vertetes ! " Lulja e pezulloi ... " , na shkund kujtesen permes nje leksiku rrugaceror . Bureto , nuk fshihesh dot pas sperdredhjeve gjuhesore , prandaj mos u lodh ! Ti e do kete vend pa opozite . Kesisoj I bie te jesh ndonje I mbetur nga vullnetaret e Enverit .

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bureto

        @Ms! Zoteri, po bej pa deshire, nëe replikë e detyruar me ju, per dy momente: E para që Lulzim Basha nuk e PERJASHTOJ Berishen nga PD apo Grupi Parlamentar, po vetem e PEZULLOJ kjo eshte e VERTETE, e dokumentuar me zë dhe figure në mbremjen e dates 9 shtator 2021, transmetuar on-line nga të gjithe televizionet. E dyta të thuash të vertetat që lidhen me figura si Sali Berisha, nuk do te thote se e do vendin pa Opozite! E kunderta eshte e VERTETE, që me Sali Berishen nuk mund të kete dhe nuk mund të behet opozitë. E duan militantet dhe berishistet le ta mbajne (konservojne). Edi Rama e ka atë aset të paçmuar, është ai qe e ndihmoi ta rimarre PD, sepse me të perballe, jo vetem siguroi mandatin e katert qeverises, por e betonoi ate me 83 mandate deputetesh, si asnjehere dhe nga askush më pare. Kjo është e VERTETA! E dyta, tani ate togfjalshin ''leksik rrugaçëror" që (nga nxitimi, mllefi apo budallaleku nuk e di), më ke atribuuar po ta fal, sepse jo vetem që nuk është i manifestuar askund në komentin tim, të cilit i je referuar, por në asnje nga komentet e mija të shumta (qindra-mijra ato dhe jo vetem tek TEMA), nuk mund të gjenden. Sigurisht që edhe kjo është e VERTETE. Mu për kete aspekt të saj, Viktor Hygo ka thënë: "Eshtë kollaj të jesh i mirë, por është veshtirë të jesh i drejtë!". Pikërisht ëer kete, e kam të veshtire ta ndaj dhe të Verteten nga e Drejta.

        Përgjigjjuni
      2. P
        Pak nga të gjitha

        Pa ndihmën e Lul Bashës nga pesullimi si vendim individual dhe jo kolegjal e deri në mos parasitjen e kandidatëve për bashkitë , mos pajtimin për kodin zgjedhor dhe amnistinë për ti kaluar stafetën Edi Ramës që e ktheu Berishën në krye të opozitës si garanci për fitore të pandërprerë. Basha mbetet besniku më berishist dhe mirënjohës i palëkundër për favoret së Berisha i ka bë. Të gjithë vlersimet e tjera për Bashën ndaj Berishës janë jo logjike dhe aspak koherente….

        Përgjigjjuni
        1. O
          O

          Drejtësia merret qëllimisht me gjëra që nuk dalin në dritë kurrë, me çështje politike, nuk merren me çështje të qarta krimi dhe korrupsioni, si Sali qeni. Ptu drejtësi i thencin, është si më parë, pak më e kamufluar, pru...

          Përgjigjjuni
          1. O
            Opinion public

            Te gjithe filosllwvet e filogreket jane me foltore gojoren....!

            Përgjigjjuni
            1. R
              Ruzhdiu

              Fresku i Ylli Patës për Lulzim Bashën nuk paska mbaruar akoma. Luli or ti zotni është njeriu më kot, historia e hodhi shpejt e shpejt në koshin e gjërave të pa nevojshme. Lexova dhe atë profesorin e madh, Isufin, profesorin e arteve dhe ai po përpiqej të na sillte në vemëndje punën e madhe të Lulzimit për partinë. Luli kushedi ku do ishte duke shtruar kurrizin nëpër Europë për një pagë që të shtynte jetën, po Sali Berisha i bëri nderin më të madh, nga një hiç e bëri “burrë shteti” dhe kur e lëshoj Berisha iku prapë në hije. Pra boll se ju ka nisur Luli të punoni që të ndihet që jeton dhe Luli. Nuk kemi nevoj për fresk se është shumë ftoht prit kur të vij vera prapë atëhere vazhdoni me fresk.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje