Berishën e tallin sërish: I dërgojnë mesazh si denoncim i qytetarit dixhital një tekst të shkruar me… ChatGPT  

13 Janar 2026, 17:15Politika TEMA
Berishën e tallin sërish: I dërgojnë mesazh si denoncim i

Sali Berisha ka rënë sërish pre e “qytetarit dixhital”,  një figurë që ai vetë e ka shpikur dhe promovuar prej vitesh si burim denoncimesh publike. 

Kësaj here, në faqen e tij është publikuar një tekst që pretendohet si denoncim alarmant për Shkolla Profesionale Kristo Isak në Berat, por që, në thelb, nuk përmban asnjë fakt konkret, asnjë të dhënë të verifikueshme, asnjë emër të denoncuar apo problematik të qartë që ngrihet si shqetësim. 
 
Karakteristika kryesore e këtij “denoncimi” është gjuha e tij: e përgjithshme, abstrakte, e ndërtuar me fraza të gjata, të përsëritshme dhe me tone morale universale, tipare që përputhen qartësisht me një tekst të gjeneruar nga inteligjenca artificiale dhe të pa redaktuar nga dorë njerëzore  dhe që, në thelb, s'thotë asgjë.
Denoncimi flet për “situata alarmante”, “terr”, “mungesë besimi” dhe “rrezik abuzimi”, por pa denoncuar asnjë ngjarje konkrete apo veprim konkret të paligjshëm.
 
Nuk është hera e parë që ish-kryeministri bie në këtë kurth. Prej vitesh, “denoncimet” e qytetarit dixhital kanë prodhuar më shumë tallje sesa hetime, më shumë dyshime për burimin sesa për objektin e tyre. Rasti i fundit e thellon edhe më tej këtë paradoks: një tekst mekanik, i ftohtë dhe pa përmbajtje konkrete, publikohet si alarm shoqëror, duke ekspozuar jo institucionin e përmendur, por mungesën e seriozitetit në mënyrën se si ndërtohet komunikimi politik.
 
Në fund, ajo që mbetet është një shembull se si teknologjia, kur përdoret pa përgjegjësi, mund të kthehet në karikaturë politike dhe se si “qytetari dixhital” vazhdon të tallet me krijuesin e vet./nl/TemA
 
Postimi i plotë i Berishës:
 
Situatë tejet alarmante në Shkollën “Kristo Isak”.
 
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.
 
DENONCIM PUBLIK
 
Shkolla Profesionale “Kristo Isak”, Berat**
 
Në një kohë kur Shqipëria po përballet çdo ditë me raste tronditëse abuzimi ndaj të miturve, heshtja dhe neglizhenca nuk janë më opsion.
 
Ky denoncim publik ka të bëjë me një situatë thellësisht shqetësuese që ndodh në
Shkollën Profesionale “Kristo Isak” në qytetin e Beratit.
 
Drejtoria e kësaj shkolle funksionon me derë të mbyllur dhe sistem elektronik, që nuk hapet nga jashtë, duke e bërë praktikisht të pamundur hyrjen e lirë të nxënësve, prindërve apo mësuesve pa autorizim të brendshëm.
 
Kjo nuk është thjesht një masë administrative.
Kjo është një problem serioz sigurie dhe transparence.
 
Në këtë shkollë publike:
 • nxënës adoleshentë thirren për takime individuale,
 • pas një dere që askush tjetër nuk mund ta hapë,
 • në një ambient ku nuk ka kontroll, mbikëqyrje apo prani të personave të tretë.
 
Në një shoqëri ku:
 • nuk ka më besim as brenda familjes,
 • ku abuzimi psikologjik, moral dhe seksual është bërë plagë kombëtare,
 • ku fëmijët shpesh heshtin nga frika,
 
është e papranueshme dhe e turpshme që një institucion arsimor të krijojë kushte izolimi në vend të mbrojtjes.
 
Ky denoncim nuk është akuzë personale, por është alarm publik.
Sepse institucionet që mbyllen, krijojnë terr.
Dhe terri është gjithmonë terren për abuzim.
 
Një drejtori shkolle nuk është bunker.
Një drejtor nuk është figurë e pakontrollueshme.
Një shkollë nuk është vend frike.
 
Pyetjet që kërkojnë përgjigje janë të thjeshta:
 • Pse drejtoria e Shkollës Profesionale “Kristo Isak” është e pakalueshme?
 • Pse nxënësit nuk mund të hyjnë të shoqëruar?
 • Pse prindërit nuk kanë akses të drejtpërdrejtë?
 • Kush mban përgjegjësi nëse ndodh diçka pas asaj dere të mbyllur?
 
Në vitin 2026, në Shqipëri, siguria e nxënësve duhet të jetë prioritet absolut, jo çështje komoditeti administrativ.
 
Ky denoncim bëhet:
 • në emër të nxënësve që kanë frikë të flasin,
 • në emër të prindërve që kanë të drejtë të dinë,
 • në emër të një shoqërie që nuk duhet të mbyllë më sytë.
 
Kërkohet ndërhyrje urgjente nga Institucionet perkatese sepse parandalimi është detyrim, jo zgjedhje.
Dhe sepse një derë e mbyllur në shkollë është një alarm i hapur për shoqërinë.

9 Komente

  1. T
    Talluni me Saliun, e ka bo vehten ta tallin

    Ah more gomar plak i cmendur, po cfare dreqin do akoma si po4dhe neper breket e demokrateve fallco?! Ata do te ta hane koken o komunisti i fundit ne Evrope!

    Përgjigjjuni
    1. S
      Saliu po vdes nga marrazi

      Saliune ka tall Zoti qekur e ka lene pa tru ne koke e llomotit perdite rrugeve te Tiranes si Ver llapa.

      Përgjigjjuni
      1. F
        FATMIRI

        SALIU KA KOHË QE ESHTE BËR PËR TI VARUR K PO I MBARON VAJGURI SKA KU TE SHKOJ PËRVEÇSE O NË SHARR O NË TUFIN

        Përgjigjjuni
        1. z
          z

          Nuk e di nese kjo ka ndodhur apo jo ne ate shkolle apo ne ndonje tjeter por nese kjo ka ndodhutr eshte nje alarm ndoshta i vonuar por i domosdoshem. Cfare rendesie ka nese e thote Berisha apo dikush tjeter. E verteta eshte se Berishes i kane dale si te verteta pothuajse te gjitha denoncimet qe ka bere. Pastaj keto denoncime jane bere ne emer te interesit publik dhe i kane sherbyer publikut.

          Përgjigjjuni
          1. Z
            Zzz

            Z qenke si Bufi , nuk e kuptone qe tallen

            Përgjigjjuni
          2. L
            Lëroi

            O ilig o gjeç belan sdel inati me të shar , po më vri si të kam vrar Ai që bën sikur tall tjetrin Tall veten e vet Të fala Ramës

            Përgjigjjuni
            1. B
              Biku matrapiku

              Po per Shkollen Tregtare te Vlores, a i ka shkuar ndonje denoncim Saliut? Pa shikoni njehere, se eshte lajm i vertete…

              Përgjigjjuni
              1. S
                Shikoni frikoriferet ne shtepite tuaj !

                Akoma mereni me nje te vdekur ! Ai ka mare fund si njeri.... Ai do perfundoje ose ne share ose ne Tufine ose ne Burg ! Jo se duhan shiptaret , por Ligji dhe USA, ja ka vene syrin qe kure doli kundra USA ....edhe pse ishte i dhjere kembe e koke me urdhera vrasjesh dhe vjedhjen e pasurive komplete te nje shtetit .

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje