Pas kallëzimit penal të depozituar në SPAK ndaj Belind Këlliçi për çështjen e Kuvendit të Rithemelimit të Partia Demokratike në vitin 2021, mësohet se një tjetër figure e rëndësishme e PD-së ka përfunduar në Prokurorinë e Posaçme si rezultat i denoncimit të Gazment Bardhit.
Gazeta TemA bën të ditur se ndaj Flamur Nokës indicien fillestare për nisjen e hetimit e ka dhënë pikërisht Gazment Bardhi.
Kohë më parë, në një reagim të ashpër publik, Bardhi e akuzon drejtpërdrejt Flamur Nokën për shpifje lidhje me krimin, për mbrojtje interesash të errëta financiare dhe për fshehje të pasurisë nëpërmjet mosdeklarimit të një vile 760 mijë euro në Gjirin e Lalzit.
“Kujt i paskam vendosur gjobë unë, oligarkut të farmaceutikës pas emrit të të cilit Flamur Noka fsheh vilën e padeklaruar 760 mijë euroshe në Gjirin e Lalzit? … Nuk kam as vila të fshehura, as para të investuara në bizneset e oligarkëve, as licenca për ndërtim hidrocentralesh dhe, mbi të gjitha, nuk jam peng i asnjë financuesi apo krimineli, që ditën punon me Qeverinë, ndërsa natën financon flamurin e opozitarizmit të rremë.” – shkruante Bardhi në atë kohë.
Këto deklarata, të artikuluara publikisht dhe me akuza konkrete, kanë shërbyer si bazë për interesimin e SPAK, duke e futur edhe Flamur Nokën në rrethin e figurave të Partisë Demokratike që po verifikohen nga Prokuroria e Posaçme.
Ndryshe nga rasti i Këlliçit, ku kallëzimi lidhet drejtpërdrejt me aspektet organizative dhe ligjore të Kuvendit të Rithemelimit, rasti i Nokës shtrihet në akuza që prekin korrupsionin, pasurinë dhe lidhjet e mundshme me interesa kriminale, çka e bën hetimin potencialisht më të gjerë dhe më kompleks./nl/TemA
Nuk me besohet per kete deputetin e dyte (emrin gjejeni vete)!!!!
Kto qenkan si kavajsit, ka rraskan njoni tjetrit
Nuk quhet se jane shoke te nje partije,dhe ai qe te kritikon te do,keshtu na thoshte komunist saliu ne kohen e tij si sekretar. Muli me pedon jane shoke,por muli mezi pret ta kap me shqelma pedon
Tema ! Gjithcka shkruani per keta per keta pulatikane e dhiputete te nderuar ne nuk e besojme. Do ta besonim, e do ta konsideronim te vertete vetem atehere kur kete lajm ta konfirmoje zedhenesja e SPAK-ut Klodiana Lala, e cila ne raste te tilla e egzaltuar dhe gjithe pathos per lajmin qe jepe na e bene mishin koqe, koqe !
Përse hidhni hipoteza që edhe Flamur Noka po hetohet nga Spak, kur kjo nuk është e vërtetë. Grupi i prokurorëve berishianë dhe grupi tjetër i prokurorëve shurraqë që janë të trembur nga kërcënimet e Mulit dhe të gërdallës nongrada nuk do ngrejnë fare akuza për Mulin dhe nuk do ta cojnë fare në gjykatë dosjen e shekullit të 21 janarit.
Ata prokurorë nuk janë trembur por thjesht janë paguar mjaftueshëm për dy breza. Kaq do mjaftonte.
Shekspiri te “Hamleti” thote : Fjale , fjale dhe vetem fjale .
Askush te mos gezohet se te gjitha jane tallava te Spakut ose me mire te themi thirrje per protesta te dhuneshme per rrezimin e qeverise e shkaterrim te shtetit . Zgjedhjet sapo u bene doli fituesi me shumice votash , por Saliu e dinte dhe di qe per dita te behen zgjedhje kurre nuk fiton dot drejt per drejt me protesta po nuk i dalin njerzit dhe Spak leshon keto , jo ka vjedhur zv e Rames , jo po do na arrestojne kerricin jo po Flamutin . E priten qe do ngriheshin per Saliun nuk ju pergjigj populli e tani filloj me keto te tjerat te acaroje popullin . Ketu nuk eshte denuar kreu i te gjitha te keqiave vrasjeve shkaterrim e shtetit vjedhjeve galopante krimineli Sali Berisha jo , po do te denohet Belo e Flamuti per gjera vogelsira fare para atyre te familjes terroriste te Saliut . Po ta kishin seriozish ka 7 vite Spak e gati 5 vite qe gjoja merren me Saliun , ai tall menderen me ta e mu tek dera e tyre e nuk i bejne dot nje seance gjyqi , po te jene keta te tjeret nje pordhe te leshoje Saliu i tere sistemi i drejtesise , tere studiot ne kembe e ne sulm , per te rrezuar shtetin .
Keto qe thuhen jane shashka per tu thene shqiptareve sene po hetojme kedo.SPAK-u deri tani ka bere politike kurse gjykatat shtyne ceshtjet per ne kalandat greke.Ketyre "politikaneve" te majte e te djathte ngaSPAK-u e GJKKO-ja vetem sa urritet portofoli.
flamur noka eshte. zevendes kriminel i sali kermes kriminelit te shqiperis
Balzak thot ; ''pas c'do pasurimi fshihet nje krim ''
Keta te SPAK veprojne me dy standarte. Ndersa per z/v kryeministren kerkojne heqjen e imunitetit dhe largimin nga detyra per vetem 50 milion euro qe paska marre tek Tuneli i Llogarase, per nongraten qe e thote hapur ne cdo foltore se kerkon rrezimin e qeverise vetem detyrim paraqitje. Ndersa drejtore e ministra i fut ne burg per ndonje 100 milioneuroshe, keta te opozites qe kane arritur deri aty sa te organizojne Kuvendin e Rithemelimit i le te lire.Ku i merr PD parate qe udheton e organizon foltore cdo jave neper rrethe. Kjo duhet ta shqetesoje SPAK dhe jo ku i con qeveria parate e buxhetit pasi ato ia ka besuar populli me 11 maj e ska ci duhet SPAK.