Thirrja e Këlliçit në SPAK, Alibeaj: Kallëzimet firmoseshin nga Gazment Bardhi

12 Janar 2026, 21:49Politika TEMA
Thirrja e Këlliçit në SPAK, Alibeaj: Kallëzimet

Ish-ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, ka komentuar thirrjen e Belind Këlliçit në SPAK, duke sqaruar rrethanat e kallëzimeve të bëra lidhur me Kuvendin e 11 dhjetorit të mbajtur nga Sali Berisha në stadiumin “Air Albania”.

I ftuar në emisionin “Off the Record” me Andrea Dangllin, Alibeaj tha se në atë periudhë janë depozituar kallëzime penale për falsifikim stampash dhe vulash, si edhe për financimin e Kuvendit, por theksoi se nuk ka qenë ai firmëtar i tyre dhe se nuk mban mend detaje konkrete.

“Të kërkoj ndjesë, nuk është se e mbaj mend, sepse sipas rregullave statutore, por edhe sipas praktikës, kallëzimet kryesisht nënshkruheshin nga funksionari që në atë rast ishte sekretari i përgjithshëm, zoti Gazment Bardhi,” u shpreh Alibeaj.

Ai shtoi se nuk mund të konfirmojë nëse ka pasur një kallëzim të veçantë për çështjen e financimit të Kuvendit të 11 dhjetorit.

“Nuk di të të them tani nëse ka pasur apo jo një kallëzim të posaçëm lidhur me financimin e Kuvendit të 11 dhjetorit. S’ta them dot, ndjesë, nuk më vjen në mendje,” – deklaroi ish-ministri i Drejtësisë. 

1 Komente

  1. T
    Ton

    Alibeaj nga hici drejtor antikorrupssioni ne kryeministri...nje mendjemadh ne kafe rrinte ke kullat afer kryeministrise gjithe dite....ky e shpartalloi korrupsionin...minister, deputet....

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje