Paditë në SPAK nuk janë si deklaratat për 'babin e Zenit": Ja sa vite rrezikon Këlliçi nga kallëzimi penal i Gaz Bardhit (Baza ligjore)

12 Janar 2026, 21:27Politika TEMA
Paditë në SPAK nuk janë si deklaratat për 'babin e

Paraqitja e Belind Këlliçi ditën e sotme në SPAK u shoqërua me një përpjekje për ta relativizuar dhe zvogëluar peshën e kallëzimit penal, kështu që me qëllimin e ‘ndreqjes’ së biografisë Gazment Bardhi nxori këshilltarin e tij ligjor, Marash Logu, i cili u përpoq ta etiketonte si “mashtrim” raportimin e gazetës TemA se Këlliçi është kallëzuar për financim të paligjshëm të Kuvendit të Rithemelimit.

Sipas tij, padia paska të bëjë vetëm me falsifikimin e vulave dhe me asgjë tjetër, duke qenë në të njëjtën linjë me deklaratën e Këlliçit kur doli nga SPAK ‘për gjëra periferike’.

Mirëpo, po të shohësh bazën ligjore të kallëzimit penal të Bardhit ndaj Këlliçit dhe të tjerëve, del qartë se padia është më e gjerë dhe më e thellë

Çfarë përmban realisht baza ligjore e kallëzimit?

Në kallëzimin penal janë referuar një sërë dispozitash që, të marra së bashku, e shndërrojnë çështjen nga një debat formal për “vula”, në një hetim të plotë penal me pasoja serioze.

Së pari, referenca te neni 190 i Kodit Penal ndëshkon falsifikimin dhe përdorimin e vulave, stampave ose formularëve të subjekteve juridike, përfshirë partitë politike. Dënimi shkon nga 6 muaj deri në 5 vjet burg dhe vlen jo vetëm për falsifikuesin, por edhe për këdo që i përdor këto akte me vetëdije.

Por këtu çështja nuk mbyllet.

Referimi i nenit 75/a të Kodit të Procedurës Penale e vendos dosjen drejtpërdrejt në kompetencën e SPAK, çka nënkupton se kemi të bëjmë ose me funksionarë të lartë politikë, ose me elementë të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kjo nuk është thjesht për konsum politik, por ka pasojë të qartë juridike.

Më tej, nenet 280 dhe 283 të Kodit të Procedurës Penale detyrojnë prokurorinë: të regjistrojë procedimin penal sapo ka indicie për vepër penale dhe të kryejë menjëherë veprimet e para hetimore: sekuestrime dokumentesh, akte financiare, materiale digjitale dhe çdo provë që rrezikon të zhduket.

Kjo do të thotë se hetimi nuk kufizohet te vula, por shtrihet te pasojat juridike dhe financiare që ka prodhuar përdorimi i saj.

Në këtë kuadër, përfshirja e ligjit nr. 95/2016, konkretisht nenet 8, 9, 10 dhe vijues, që rregullojnë funksionimin e SPAK dhe BKH, e bën të qartë se kemi të bëjmë me: hetim të specializuar, ndjekje të transaksioneve financiare dhe verifikim të çdo akti që lidhet me organizimin dhe financimin e një strukture politike paralele.

Pse padia nuk është “vetëm për vula”

Në praktikën penale, vula e falsifikuar nuk është qëllim në vetvete. Ajo është mjeti. Pyetja që heton SPAK është:
Për çfarë u përdor ajo? Çfarë aktesh prodhoi? Çfarë pasojash financiare dhe juridike solli?

Nëse vula e falsifikuar ka shërbyer për: krijimin e një strukture politike, autorizime,vendime, apo mbledhje fondesh, atëherë hetimi hapet automatikisht drejt financimit të paligjshëm, fshehjes së burimeve dhe, potencialisht, pastrimit të parave. Kjo është arsyeja pse kallëzimi është ndërtuar mbi një bazë ligjore shumë më të gjerë se sa përpiqen ta paraqesin “gaztorët” e politikës, që ndryshe thonë në mëngjes, ndryshe veprojnë në drekë dhe ndryshe sillen në darkë..

Sa vite burg rrezikon realisht Këlliçi

Nëse merret në konsideratë e gjithë baza ligjore e kallëzimit të Gazment Bardhit ndaj Belind Këlliçit, kemi: Neni 190 i Kodit Penal (6 muaj deri në 5 vjet burg për falsifikim dhe përdorim vule), ndërsa nëse nga hetimi provohen elementë financiarë penalë (fshehje, maskim, përdorim fondesh), atëherë dënimet shkojnë nga disa vite burg deri në mbi 10 vjet, sipas veprës konkrete që individualizohet gjatë hetimit.

Pra, padia ndaj Këlliçit nuk është një çështje thjesht ‘politike’ e thënë ashtu në ajër si ato për 'babin e Zenit', por është një akuzë penale, e ndërtuar mbi një bazë të qartë ligjore, e cila sigurisht ka pasoja nëse do të merret në konsideratë nga gjykata./nl/TemA

 

15 Komente

  1. h
    hila

    Mos u bani merak SPAK nuk ka per te denu Kellicin e Sali kriminelit , do e shtyje ashtu se per Salen edhe nese eshte fajtor.

    Përgjigjjuni
    1. A
      ALTON

      Me se e vertete Hila,jo vetem nuk denon asnje politikan drejtesia e sotme,por edhe kur i denon ,nuk vonon shume dhe i nxjerin jashte pa mbaruar afatin e denimit.Vjedhin milionat denoncohen thirren nga drejtesia,hyr e dil ne dyerte e saj,asnje gjyq deri sot,pervec disa viktimave bedele.Pa le me,elemente te perfolur na dalin dhe na bejne emisione ne TV shteterore,shikoni kush drejton emisionin ne Top ch,shikoni kush jep mend e komenton ne BBV,fytyra qe me te drejte kane urrejtjen e shumces se shqiptareve.Turp per gjendjen qe po kalon ky vend,qe po lengon pa shprese nen thundren e ketyre politikaneve te pameshirshem qe nuk kane lene aspak mish,por e kane katandisur ne skelet.

      Përgjigjjuni
    2. H
      Hordhia e ndyrë e Sali Rrumpallës

      Oh, e hëngri dhe Belua. Nuk është puna se e meriton apo jo burgun, por donta hajë si bedel. Do iki per koke turku në vend të Saliut. SPAK do thotë: "Ja, kemi arrestuar edhe një figure nga PD." Pse, nuk është figure? Figure është. Dhe fap, Saliu shpeton. Ore, nuk e arreston njëri Saliun. Hiqeni nga mendja atë gjë. Saliu i i ka kerkuar ndihme Baz Gardhit: "O Baz Gaz, e kam punën keq. A po m'gjen dike me u fut n'burg n'vendin tim?" Dhe Baz Gardhi e gjeti bedelin. Belo Bedelin. Belooo, të fala vjehrrës.

      Përgjigjjuni
      1. b
        bah

        O gazetare mos u beni qesharake.Ne cfare fakte i bazoni keto shkrime? Tregoni nje politikan te PD-se qe ti jete ngritur akuze nga SPAK dhe te jete ne para burgim ose te jete denuar me burg? I vetmi qe beri ca dite burg ishte dhendri i Berishes(jo politikan) dhe ate e nxorri menjehere nga burgu Olldashi,gjyqtare e GJKKO dhe ushtare e bindur e Argites. Ne burg jane vetem te majtet edhe pse per cdo afere korruptive te se majteve mund te gjesh 10 afera korruptive shume here me te renda te familjes Berisha por edhe te krimineleve qe e rrethojne ate si Vokshi e Noka. Rama dhe PS i kane dorezuar SPAK dhe gjykatat plotesisht tek familja Berisha.

        Përgjigjjuni
        1. E
          E verteta tjeter

          Saktë fare . Është e vërtetë kjo që thua , përvec fjalisë së fundit . PS dhe Rama e dinin ( sic e dimë të gjithë) se shumica e prokurorëve dhe gjyqtarëve janë të korruptuar , por ishte e është e rëndësishme të krijohej një organizëm si SPAK - u dhe tani, tani fillon , bile ka filluar të kerkohet llogari për integritet in e tij .

          Përgjigjjuni
        2. X
          Xhoxhi

          Prit prit se ka shume akoma per Kellicin e Dhenderrit. Zari i Gites dhe qerosit

          Përgjigjjuni
          1. Z
            Zogje me buze qumeshtor..

            Keto lloje legenash , vetem Burgu ju ben derman.... Sa ka si puna e ketyre apo e ketij... po nese rendesi ka qe ky pleher te denohet nese dele fajtore...

            Përgjigjjuni
            1. S
              Sali Lusha

              Ore c'fare flusni e shkruani keshtu , mund te keni te drejte per keto qe shkruani , po keto vlejne per nje vend normal qe kane drejtesi te vertete e jo si kjo e jona . Ketu ne kete vend pervec se ne kohe te Enverit drejtesia eshte e varur vetem nga Sali qen Berosha e familja e tij ndresa ajo e Enverit i permbahej ligjeve te atij sistemi . Po te ishte drejtesi e drejte e pavarur Saliu jo sot po qysh ne 1997 duhet ti ishte harruar emri , do te duhej te varej , jo me te lihej i lire te bente edhe 1998 , apo Gerdec e 21 Janarin .

              Përgjigjjuni
              1. ?
                ????

                Fuck badtardeve Berrishjane antikombetare,komuniste,kriminele!

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Munika

                  Qe te jemi pak me serioz,: Akt padija mban daten 23. 12.2022. Prej 3 vjetesh mender Spaku s'ka bere absolutisht asgje. Sot qe me sa duket eshte cenuar diku, e nxjerr akt padine per te kercenuar paditesit. Sikur nuk i mjaftojne dosjet e Gerdecit, e 21 Janarit. Lere menjane ate te dosjes Partizani qe do kap mesin e shekullit kur I akuzuari te kete kthyer patkonjte nga dielli. Kjo eshte drejtesi rrugacesh dhe plotesisht e pabesueshme.

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Mjafton te jesh me pd nuk denohesh

                    Ju jeni ftohur ne b...,nuk po denohet saliu per krime qe i di gjithe populli e jo te denohet kellici se ka falsifikuar disa firma ne favor ta SKAPIT te saliut

                    Përgjigjjuni
                    1. B
                      Burgaxhiu

                      Duhet shkoj në burg ta provoj që të mos bërtasi më si bënte për Lalin, si burrë histerik, mbase e çojn tek e njëjta dhomë burgu. Po vetëm mashtruesa këta rinia e PD? E filloj Saliani, tani Belo, pastaj … kushdo që i pret rrugën Gazit. Ai ka vendosur o bëhet kryetar i PD o nuk do lër njeri në PD.

                      Përgjigjjuni
                      1. a
                        analist

                        Ky spak eshte aspak po aspk me gjithe kuptimin e fjales .spak aspk po qe pd barazohet me sale dhe nuk te gjen gje. Vetem te matet .merren dhe futen direkt ne burg avash avash po i vjen radha te gjatit sala te rije i qete kjo ishte reforma ne drrjtesi e Rames.Sa turp shulleret sale krimineli bilr kerkon edhe llogari.Dum Dumani ishte vetem per mbrojtjen e sales dhe e mbrojti shume mire.

                        Përgjigjjuni
                        1. f
                          fshatari i Viçidolit

                          Keta hajdutet e PD do hane kokat e njeri tjetrit si "minjte e Dalipit". Dalipi qe genjente ca si shume, nje mengjes tregoi se gjate nates kater minj kishin ngrene njeri tjetrin ne qypin e tylynit dhe kishin lene aty vetem bishtat. Kur e pyeten se po miun e fundit kush e hengri, u pergjigj: Nuk e di mire do te kete qene ndonje mi me i madh, i cili pasi ka ngrene te fundit eshte larguar bargngopur.

                          Përgjigjjuni
                          1. J
                            Jimi

                            Nuk eshte prononcuar Klodiana Lala, zedhenesja e SPAK-ut ? Nuk eshte e vertete !

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje