Jani Marka nga “Lëvizja Bashkë” deklaroi në “Real Story” se detyra e forcave të reja politike është të artikulojnë të vërtetën me zë të lartë dhe në mënyrë të qytetëruar.
Ai shtoi se Partia Demokratike duket se e ka zgjedhur strategjikisht të mbetet forcë e dytë në skenën politike.
Sipas Markës, partia e Sali Berishës është e mobilizuar për këtë qëllim dhe nuk synon realisht ndryshimin. Ai shtoi se përplasjet dhe tensionet e vazhdueshme në seancat parlamentare nuk përbëjnë opozitë efektive dhe normale.
“Detyra jonë të artikulojmë të vërtetën me zë të lartë dhe në mënyrë të qytetëruar. Partia e Sali Berishës është që do të jetë numër dy, e ka këtë strategji dhe ka mobilizuar militantët e vet.Por nëse vazhdon opozita që përplasen me karrige në çdo seancë…”, tha ai.
Nga ana tjetër, analisti Ergys Mërtiri u shpreh se opozita e di shumë mirë se si bëhet një opozitë normale, por sipas tij problemi është se nuk dëshiron ta bëjë. Ai theksoi se partitë e reja ndodhen nën presionin e publikut, i cili kërkon prej tyre më shumë sesa mund të mbajnë.
Sipas Mërtirit, kjo i shtyn shpesh drejt ekzagjerimit, duke përmendur se Adriatik Lapaj tenton të mbajë një peshë më të madhe sesa ka realisht.
“Mjafton të thuash të vërtetën. Këta jo që nuk e dini si bëhet. Dinë të bëjnë opozitë normale, problemi është se nuk duan të bëjnë. Partitë e reja janë në një presion, i cili është presioni i publikut, i cili kërkon që këta të marrin më shumë barrë se çkanë dhe duke bërë këtë shpeshherë ata ekzagjerojnë. Për Mua Lapaj, tenton të mbajë më shumë peshë se c ‘mban. Në fund fare nuk i kërkojmë Lapajt të shpëtojë Shqipërisë, se nuk shpëtohet Shqipëria as nga Lapaj, as nga Berisha dhe as nga njeri tjetri””, tha analisti.
Pedagogia Arsejda Gjyli ngriti pikëpyetje mbi pretendimin e disa forcave të reja për t’u konsoliduar si forcë e tretë politike. Ajo tha se ka vërejtur inkoherencë në qëndrime dhe theksoi se për partitë e reja është thelbësore koherenca dhe shmangia e qasjeve të reja me “fytyrë të vjetër”. Sipas saj, besueshmëria politike ndërtohet vetëm përmes qartësisë dhe qëndrueshmërisë në ide dhe veprime.
“Pretendimi për të qenë forcë e tretë. I kam ngritur disa pyetje Lapajt. Ka një inkoherencë. E parë pretendimi për të qenë dhe për tu fuqizuar si forcë e tretë. Të partitë e reja, më e rëndësishme është te këtë koherencë dhe të mos vijmë si qasje e re me fytyrë të vjetër”, tha ajo.
Problemi nuk qëndron tek renditja. PDja e Berishës është një jashtëqitje historie. Përgjegjëse për tradhëti, shitje territoresh, sabotim i çështjes kombëtare, kolaps shteti, rrënim ushtrie, paaftësi qeverisëse me pasoja tragjike për vendin, shkatërrim industrie dhe bujqësie, vjedhje masive, anarki urbanistike, terrorizëm, tribalizëm mesjetar, esadizëm politik, kafshëri dialektike, vrasje qytetarësh, prostitucion politik me çdo qen antishqiptar, raporte sodomie me fqinjët .
Doktori i vdekjes e zaptoi pa te drejte PD dhe tani po gjemon me ze te larte sepse po i marrin gjene e vjedhur
hidhini hekurat kriminelit sali berishes eshte shum i vonuar