“Janë parti kryetarësh, më keq se të vjetrat”/ Bejko: Partitë e reja nuk kanë organizim në terren

13 Janar 2026, 08:10Politika TEMA
“Janë parti kryetarësh, më keq se të vjetrat”/

Në një intervistë në emisionin “Zëri i Shqiptarëve”, në ABC News, analisti Roland Bejko u shpreh se shqiptarët kanë qenë të qartë në qëndrimet e tyre edhe për partitë e reja. Sipas tij nuk kanë marrë mbështetje pasive pasi kanë qëndruar po në sjelljet e vjetra.

“Ngjarja që ndodhu me partitë e vogla sherri i brendshëm për vendin e deputetit i hoqi maskën. Pra ka penalizuar edhe partitë e tjera, janë futur të gjitha në një kategori sepse edhe gjykimi para zgjedhjeve i futi të gjitha në një pritshmëri. Pra reflektoi disi”, tha Bejko.

Gjithashtu Bejko tha se partitë e reja nuk kanë organizim në terren

“Elementi i parë ishte elementi i sjelljes së brendshme te partitë por edhe me njëra tjetrën. Këto janë edhe më shumë parti kryetarësh se të vjetrat. A ka rryma të nëndheshme brenda këtyre partive? Këtë nuk mund ta thuash sepse nuk ka. Janë më rëndë se partitë e vjetra. Dhe po ashtu partitë e reja nuk kanë organizim në terren. Edhe në kushtet kur kemi teknologjinë e re dhe t’i mund të shkosh te qytetari, sërish ‘lipset’ të shkosh e ti takosh.”, shtoi ai.

1 Komente

  1. M
    Mara emigrante ne Itali

    Bejko per çfar partish te reja e ke fjalen , ata jane pjellja e pd .Pasi e pane qe nuk mund te kene nje post dhe u perjashtuan nga pd dolen dhe krijuan partite gjasme te reja .Fatkeqesi per personat qe nuk dine te llogjikojne , jane njsoj kntributi kane dhene per ecjen e vendit perpara ? Dine vetem te baltosin te krijojne babale dhe te marin kopetencat per te gjykuar te tjeret .Partite e reja jane tentakulat e pd .

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje