Ervin Salianji, ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku foli për takimet që ka zhvilluar me demokratët në disa qytete.
Salianji deklaroi se në takimet e tij ka deri në tre herë më shumë pjesëmarrës se në takimet e Berishës. Ai foli edhe për faktin që Ilir Alimehmeti nuk po e ndjek më nëpër Foltore, por tha se Alimehmeti është i fokusuar në Tiranë dhe nuk ka patur shumë kohë.
Salianji foli edhe për akuzat e Berishës, se takimet e tij i organizon krimi, duke i konsideruar absurde dhe tha se ai ka bërë burg për shkak të denoncimeve ndaj krimit.
Ylli Rakipi: Sa takime keni mbajtur? Kush është bashkuar me ju? Ç’ndodhi me Alimehmetin, figurë e madhe disidente ai, por u zhduk nga takimet tuaja? E mori doktori…
Ervin Salianji: Janë bërë takime në Durrës, Gjirokastër, Elbasan, Shkodër, Korçë. Kanë qenë pjesë e partisë, jo partia që u nda dhe fragmentarizua, por nga PD që sot drejtohet nga Berisha. Kanë qenë njerëzit më të votuar të zonave dhe kryetarët e partive që e drejtojnë PD-në në çdo zonë. Korça ishte 95%, kam përmendur me emër organizatorët. Ju dhe demokratët e kuptojnë, kush e ka organizuar takimin tjetër që ishte tre herë më i vogël, takimi i kryetarit të partisë në Korçë. Janë bashkaur njerëz që kanë sakrifikuar për PD dhe jo ata që përfitojnë, jo rrogëtarët, por ata që kanë sakrifikuar, njerëzit që duan që PD të jetë parti fituese dhe jo parti vegjetuese. Sipas zonave e keni parë. Alimehmeti ka qenë, i qëndron mendimeve të veta, por takimet do edhe kohë, edhe energji… Por ka axhendat e veta në Tiranë, sepse është në Këshill Bashkiak, jep mësim.
Së pari, unë kam denoncuar të gjithë bandat kriminale në Parlament, nga Bajrat deri te Suelët e Elbasanit. Vrasësi i pamëshirshëm me politikanët, zhgënjimi dhe pakënaqësia, ky më është bashkuar mua.
Ylli Rakipi: Berisha thotë se takimet e tua i organizon krimi. Vecanërisht në Elbasan.
Ervin Salianji: Personi që akuzuan në Elbasan si koordinator të grupeve kriminale, doli iu përgjigj Sekretarit të Përgjithshëm të partisë dhe nxorri edhe foto me të. Nëse PD ka zgjedhur njerëz me krimin, problem i tyre. Të gjithë akuzat, bëhen për të shfokusuar vëmendjen. Elbasani, një javë para ishte takimi i kryetarit të partisë, kishte dy herë më pak njerëz. Si mund të thuash nga këto gjëra? Po tani çfarë thotë zotëria?
Po kolegë të tjerë në 2021, kë kanë akuzuar se mblidhnin firma për Foltoret e atëherëshme? Njëri tjetrin. Të më thuash mua, që kam bërë burg për denoncimin e krimit, që jam me krimin… Kishin çuar mesazhe në Korçë, çojnë në çdo qytet, dhe thonë takimet e tij i organizon krimi i organizuar, i çojnë këta nga qendra. Në Shkodër, thoshin e ka organizuar takimin Benet Beci, që këta e kishin drejtor. Zotëria u mor i pandehur para një jave, PD nuk mbajti qëndrim.
Ylli Rakipi: Pse je ndryshe ti nga Sali Berisha? E keqja në Shqipëri, është që një njeri i krijon të gjithë. Çfarë ju thua njerëzve që mbledh? Si e mendoni ju opozitën ndryshe nga Saliu?
Ervin Salianji: Unë jam bashkuar në PD në 2013 në opozitë, nuk jam fluks i ndokujt. Me zotin Berisha nuk kam patur lidhje, as më ka promovuar. Nuk kam patur ndonjëherë pushtet dhe as konsum.
Unë kudo ku kam marrë prëgjegjësi për PD-në, kam fituar, edhe me Edi Ramën, që ka qenë kryeministër. Une mendoj se PD nuk po shkon në rrugën e duhur, po shkon nga dita në ditë, më keq. E tregon rezultati zgjedhor, sheshet. Dakord zgjedhjet i vjedh Rama, po sheshet? Mendoj se PD ka paqartësi strategjike të tmerrshme. Paraditë e shan SPAK-un, pasdite thotë sa mirë bëri SPAK-u. Mendoj se PD ka një problem me fituesit, i urren fituesit. Nëse fiton në PD, nuk i duan. Merri zonat që ka fituar PD, Lezhën dhe Kukësin, nuk i përmend. Ka fituar në 7 zona, nuk i nxjerr kurrë ata. Edhe deputetët që kanë dalë nga lista e hapur, i lë në periferi. Mendoj se PD nuk ecën dot me këtë narrativë politike.
Thyfefshit qafen, siç e keni thyer..?!
E vezmja gje qe mbush tre here me shume jan breket.
Ky ka bere burg se ka d’énonciatif krimin !! Burgun e beri per fallcifikim, mashtrim, nuk ka asnje lidhje me denoncimin e krimit.
Ky palaco ka ngelur te organizoje PD??? Ky shpifesi I certifikuar, I ngeli qime ne sy Berishes qe e beri " hero". Sa mire tu be o Sali Berisha!!! Tani degjo edhe po...t e dobicit te Lozhanit!!!
Fpa,,,po aty te gjith palaco Jan,,se mos vetem ky,,palacoja i pare saliu pastaj me rradhe,,,,edhe ti bashke qe mban shpresat Ke saliu me nje kemb ne varr,,po saliu edhe dy vjet ymer Ka,,cfar do beni ju kamikazet e saliut,,,,jeni shum me keq se fanatiket e enverit,,,kujt do jà jepni partine demoshkerdhate,,,do vini bustin e saliut ne zyrat e shqupit,,,ju hengert mortja me gjith sali,,,
Babalia ëndërron karriken e Saliut që së pari është plakur , së dyti është non grata dhe së treti kërkon të mbajë PD-në në opozitë , se kryeministër nuk e pranon as Europa e Amerika me Anglinë . Babalja mendon se u bë deti kos dhe duhet të marrë dhe ai një lugë për të. ngrënë . Po të ishte ndryshe nga Sala edhe mund të përfitonte ndonjë gjë , po duke qenë pjellë e shkollës së Berishës , Lodhet kot dhe do të përfundojë si gjithë kundërshtarët e vjetër të non gratës .
Janë të tjerë lloj ata që duhet të udheheqin PD-në…, pa hoera e rrugeçër me kostum si ky apo Noka etj etj .., vari leshte
Une jam i shetsuar per dy "desidentet" e medhenj, Alimehmeti dhe Kalaja, qe i shtine tmerrin Berishes!!! Por sic duket u erdhi keq te merreshin me nje cope plak dhe e lane betejen pergjysme... Haaahaaa......
Ti more kokorroc qe fryhesh si gjel deti, nuk bere burg pse denoncove krimin, por ti bere burg, se e sajove krimin, bere krimin e mashtrimit,e shpifjes. Dhe nje spitullaq si ti pretendon t'ja rrembesh skeptrin padronit tend, i cili eshte i rrahur me vaj e uthull !?
AmannnnnYlli, boll e nxorre se na hape barkun. Do marre ky PD. Mos e dhente zoti se mbetem gjithe jeten me Ramen.
Sikur zanat jane te urta dhe te kendeshme, mos e padit vehten
Ka bere burge per fallsifikim , shpifje nuk ke bere burge per denacime krimi...... Per mua ti duhet te zhdukesh nga PD nuk ke te drejte morale .........
Salianji nuk ka asnje vrasje ose plagosje te pafajshmeve dhe te njerezeve te paperkrahur ne ndergjegjen e tij Plaku 82 vjecar veproi ne baze te injorimit nga amerikanet, qe tashme e njohin si njeri dhe si familje .. as Shqiperia as SPAK por do te jete Amerika qe do ta marre zvarr kete plak bandit dhe cunin e tij gjysme grua