VIDEO/ “Tango e lodhur” që mban në këmbë pushtetin. Ardian Isufi: Opozita ka humbur vullnetin për të fituar

13 Janar 2026, 15:35Politika TEMA
VIDEO/ “Tango e lodhur” që mban në këmbë

Konstruksioni i kalbur i lidershipit të PD dhe një shkëndije shprese që vjen prej lëvizjes Salianji

Demokratët nuk kanë më dyshim e aq më pak frikë t’i bashkohen lëvizjeve të reja. Sallat po mbushen, ndërsa sheshet e foltores po zbrazen”, thotë Ardian Isufi, një ndër demokratët e angazhuar në lëvizjen Salianji në PD. Isufi thotë se ky është një sinjal i qartë se energjia politike po kërkon kanale të reja për t’u shprehur, pa u penguar nga loja e rëndomtë dhe qesharake e një konstruksioni të kalbur të lidershipit të PD-së. I angazhuar prej më shumë se 25 vitesh në PD, ai analizon historinë e lëvizjeve politike dhe mënyrën se si lidershipi i PD-së i qaset mendimit ndryshe brenda partisë. Ai flet për një situatë dramatike ku opozita është në një “tango” të lodhur, ku pushteti bën dy hapa përpara dhe opozita një pas, duke ruajtur ekuilibrin e një marrëveshjeje të pashkruar, gjithnjë e më të dukshme.

Sipas Ardian Isufit, Partia Demokratike jo vetëm që sillet sikur ka një marrëveshje me pushtetin, por edhe duket e tillë. Një marrëveshje që mund të ketë motive materiale apo interesa të tjera, por që përkthehet në një gjë të vetme: mungesë reale vullneti për të ardhur në pushtet. Ndërkohë shqiptarët e duan ndryshimin, jo si slogan, por si domosdoshmëri. Tejzgjatja e pushtetit të Edi Ramës është e pamerituar, por opozita nuk mund të justifikohet më me të vërtetat që tashmë i dimë të gjithë.

Problemi është më i thellë se taktikat parlamentare. Lidershipi i PD-së, thotë Isufi, është plotësisht i ezauruar. Një lidership që nuk flet dot gjuhën e sfidave të kohës, as të një Shqipërie që pretendon të jetë evropiane. Dhe pikërisht këtë paaftësi, Rama e shfrytëzon me mjeshtëri, duke e kthyer dobësinë e opozitës në kauzë për mbijetesën e qeverisë së tij.

Përjashtimet, si praktikë dhe si mentalitet, mbeten një trashëgimi postkomuniste që bie ndesh me nevojën urgjente për një frymë evropiane të demokracisë. Një parti që përjashton, nuk përfaqëson; një opozitë që mbyllet, nuk frymëzon. Ndaj dhe, sipas Isufit, elektorati e ka braktisur.

Ndërsa qytetarët presin betejë politike, opozita bën sikur lufton për Kodin Zgjedhor, për beteja parlamentare, për parime që në praktikë shndërrohen në teatër. Një teatër që në sallën e Kuvendit ka kaluar kufijtë e seriozitetit dhe është kthyer në qesharak.

10 Komente

  1. M
    Mesuesi

    Adrian , te gjitha c' ke thene , qarte dhe sakte , dihen tashme prej shumices se demokrateve , madje prej shumices se shqiptareve qe Duan ndryshim . Vec se si duhet te dalim nga Ajo pezhishka e merimages berishiste , askush , deri Tani , nuk Po ia gjen anen . Sipas meje , berishizmi , modeli me makabre qe shqiperohet shume leht : vjedhje , grabitje , krim dhe vrasje , ka ngulur thelle mes nesh urrejtjen , dyshimin , friken e plote vese te tjera , prandaj dhe " Shtegut " nga ku duhet te kalojme , Jo vetem ngushtohet , Por edhe nuk duket fare . Le te shpresojme Tek drejtesia , SPAK , Po dhe ju te rinjte duhet te gjeni forcen , urtine dhe guximin per te dale nga kjo "Pezhishke " .

    Përgjigjjuni
    1. P
      Populli

      Ardian keni shume te drejte ne ato qe thoni, por tepresish nga Salijanji, do te tjote me se paku nuk kupyon me se shumti ke humbur fare logjiken. E pabexueshme

      Përgjigjjuni
      1. p
        posh berisha. me flamur nok. dhe shok

        vareni burgoseni. sali kermen kriminelin e shqiperis

        Përgjigjjuni
        1. c
          ce

          Po a mund ti shkoje populli shqiptar nje funderrine te politikes si Krrici i faros me dy gishta lart qe sot pikerisht ne diten e policise del dhe hedh balte mbi punen e palodhur te policise shqiptare ne lufte kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit si dhe aktivitetit te droges . Po si mund te shkojne njerzit pas kesaj fytyre amorfe te urryer ne mbare Shqiperine qe ka 10 vjet qe lef cdo dite dhe shpif shpif se dicka do ngelet .

          Përgjigjjuni
          1. A
            Asnje Regjim ne bote nuk iken me vote

            O Dane Cufja, di zotrote ndonje opozite te kete fituar zgjedhje perballe ndonje Regjimi? Thuaje e te besohet edhe ajo ...TANGOJA E LODHUR !

            Përgjigjjuni
            1. a
              aa

              Sa te kete nje pushtet qe perdor te gjitha mjetet , fuqine e influencen e shtetit per te shkaterruar opoziten, gjithmone do te dalin salinjane dhe ndjekes te salinjaneve si puna e ketij Isufit qe sic thone shkodranet o eshte i marre o ben vete. Te jete valle ky Isufi aq i marre sa te mos e kuptoje qe opozita e opozites eshte nje sherbim per regjimin? Salinjani dhe salinjanet qe u bene te njohur nen siglen e PD e dine shume mire se me keto veprime jo vetem nuk terheqin elektorat por edhe nese dikush ka patur ndonje simpati per ta , tani e kane humbur ate simpati. vete fakti qe promovohen ne gazeta antiopozitare e verteton rolin e tyre ne sherbim te regjimit.

              Përgjigjjuni
              1. O
                Opionisti

                Mos krijon partite te re per zgjedhje mandate te Cantonese date zgjedhje nga presindenti

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Labi

                  Është banale të vazhdoni të tregoni përrallën e përsëritur prej 35 vjetësh nga të dështuarit e politikës se PD dhe PS bashkëpunojnë me njera/tjetrën. Po të ishte kështu nuk do kishin vrarë mes tyre, nuk do ishin baltosur deri te gratë e fëmijtë, nuk do kishin burgosur kundërshtarët, nuk do ishin armiq! Rregulloni demokracinë dhe hapësirat e saj dhe binduni para vullnetit të popullit. Mirë zgjedhjet ua vodhi Rama, po demokratët të katandisur një grusht, në mitingjet tuaja kush ua ndalon?

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Myzeqari

                    Vetem ndonje me gjysme mendje beson se Salianji do te mund te beje opozite dhe te rezoje perbindeshin Rama.

                    Përgjigjjuni
                    1. d
                      daj ceni

                      Yo ore shok jo opozita po çmendet se u be 13 vjet duke thene se Rama na vjedh po keto çfar bejne me gjith ate strukture mbrojtje apo i korrupton Rama keshtu jo se nuk duan por sa te jete nongrata ne krye keto pd do te jene gjithmon ne fund kembeve

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje