Kur në korrik të vitit të shkuar Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgimin e Durrësit, duhet të shkonte për një vizitë në një spital privat të këtij qyteti, ngjitur me spitalin publik, shoqërimi i tij u bë me një prani të pazakontë të forcave të policisë.
Zyrtarisht, në përgjigjen që Drejtoria e Burgjeve, i dërgonte më pas Avokatit të Popullit, bëhej e ditur se “për këtë shërbim janë planizuar 8 punonjës policie të rolit bazë, 2 drejtues automjetesh dhe një drejtues shërbimi Oficer. Ky planizim paraprak është kryer me arsyetimin e garantimit të sigurisë gjatë udhëtimit, sigurimin e mjeteve në parkim të përshtatshëm, sigurimin perimetrik të objektit Spital, sigurimin e ambienteve ku do të kryheshin vizitat/konsultat/ekzaminimet nga kati në kat i godinës etj. Së bashku me grupin e shoqërimit ka qenë prezent edhe 1 ndihmësmjek i IEVP Durrës, i cili shoqëron të burgosurin gjatë ekzaminimeve dhe administron dosjen shëndetësore dhe dokumentacionin shoqërues”, shkruhet nga Burgjet për shoqërimin e Veliajt.
Në përgjigje, shpjegohej më tej se “stafi multidisiplinar i IEVP-ve (siguri, social, shëndetësor, ligjor) është përgjegjës për vlerësimin e riskut të të gjithë të dënuarve dhe të paraburgosurve, kur është nevoja për shoqërim jashtë regjimeve të banimit. Në këtë formular përcaktohen dy shkallë të riskut, “i lartë” dhe “standard”. Bazuar në formularin e treguesve të riskut dhe nevojave Nr. Extra Prot., datë 17.03.2025, për Z. Erion Veliaj, plotësuar nga IEVP Durrës, rezulton se ai është cilësuar me risk të shkallës “Standard”.”
Drejtoria e Burgjeve e përshkruan kështu, shoqërimin e Veliajt me 12 persona, si një procedurë normale, në rastin e një personi me rrezik ‘standard’.
Duke i qëndruar këtij interpretimi, rasti i sotëm i Altin Ndocit, i akuzuar për vrasje, dhe i shoqëruar nga vetëm 5 efektivë, (sipas të dhënave të deritanishme) përfshirë dhe shoferin e automjetit, përfaqëson një skandal të rëndë.
Nëse procedura për një person me shkallën e rrezikut ‘standard’ parashikon shoqërimin me dy automjete dhe 12 persona, është i pashpjegueshëm vlerësimi që është bërë për Altin Ndocin, i cili është lënë në shoqërimin e vetëm një grushti efektivësh. Qartazi, ai nuk mund të kategorizohet në personat me rrezik ‘standard’, e për pasojë shoqërimi i tij, sipas logjikës së vetë autoriteteve, do duhej të ishte me një numër forcash ndjeshëm më të madh se sa në rastin Veliaj. E megjithatë, kjo nuk ka ndodhur, përkundrazi, ka qenë me më pak se gjysmën e efektivëve. Ndërsa në momentin e shoqërimit për në tualet, mbikëqyrej nga vetëm një polic.
Një tjetër pikë e errët është dhe roli i dy policëve që do duhej të ishin jashtë mjediseve të godinës për “sigurimin perimetrik të objektit Spital”. Sipas të dhënave furgoni i burgjeve ka qenë në parkim, në oborrin e spitalit, në krahun e kundër të daljes nga rrethimi i spitalit, dhe disa dhjetëra metra larg portës së Infektivit. Qartazi asnjë nga dy policët e tjerë, nuk kanë siguruar hyrjen e godinës, por kanë preferuar t’i bëjnë shoqëri shoferit të furgonit, ndërsa Ndoci, është larguar me vrap në krahun e kundërt.
Por njollat e errëta që mbulojnë këtë ngjarje, shtrihen përtej këtij episodi. Për cilat arsye, mund të lihej në një burg si ai i Durrësit, botërisht i njohur, si një mjedis konvaleshence për të dënuarit një person me rrezikshmëri të lartë, i arrestuar me urdhër të SPAK, si pjesë e grupeve kriminale?
Pakujdesi apo komplicitet, këtë mbetet ta vërtetojnë hetimet. Por një gjë është e qartë, arratisja e Ndocit është një dështim spektakolar!/ Shqiptarja.com
Eshte i thjeshte shpjegimi , LALI eshte VIP , dhe Vip-at edhe kur jane jashte te lire shoqerohen nga shume bodyguard-e. e thene ndryshe , ata qe shoqeronin Lalin , ishin nje pjese te sherbimit policor normal te burgjeve , dhe nje pjese luanin rolin e bodyguard te Vipi-it. Keshtu qe beheshin shume dhe ne TV dukej super i shoqeruar.Po pse duheshin aq shume te Lali ,....epo Lali ka shume fansa , ja hidhej ndonje e perqafonte , i kerkonte autograf , ose nje foto me "te burgosurin politik"... pra duhet mbrojtur deri ne dhembe.
Bravo Liku, vazhdo e komento per Lalin. Si do benim ne te shkretet pa komentet e tua?
Me fal , po qenke rrote ka... , me ke shkruar edhe diku tjeter per kete Liku , te bera nje pyetje pa sharje qe te me sqaroje se nuk kuptoja cdoje te thoshe , por s'me ktheve pergjigje. Vazhdo merru me kete Likun , apo Nikun qe me shkruaje ne ate artikullin tjeter. Hera e fundit qe reagoj , ose me sqaro , ose ... te fala mamit ke shtepia.
Nuk e pate si e mbanin te lidhur me zinxhira Beqajn kur erdhi te deshmonte ne Parlament? Simir Tahirin e moren nga salla e gjyqit i vune prangat, nuk i thane hajde paraqitu brenda 2 javeve, gje te cilen ja propozuan Salianjit. Salianji vajti vete ne burg. Beqajn edhe Veliajn po ti leshosh ne rruge, ne darke do vijne vete ne qeli, nuk ikin kurre. Ndersa kriminelet nuk duhen ruajtur, po iken, iken.
Po më bajate është Salinaj që ishte "sëmurë " dhe bëri operacione Qimesh !!!!!!!
Ti qenke debil komplet !!. as me rruhet mua per kete ceshtje , nuk jam shteti une , pergjigjet shteti si duhen ruajtur , ne paguajme taksat qe ata te bejne punen per te cilen paguhen.. Mua me pelqen te tallem me situatat , me kete argetohem....po ti s'kupton nga ironia apo sarkazma....a ke bere pak letersi ne shkolle... me fal se te fyeva , a ke bere shkolle ?
Lexo edhe ne ndonje media tjeter dhe do ta shohesh qe eshte i njejti polic qe i dha tel veliajt
Ky rast nuk mund te mbyllet me shkarkime apo pezullime se do ishte nje skandal me shume. Mos ndoshta si ne vitet 90' pushteti do te beje "dorezimet" por ska opozite...!!!
Une do thosha bashkpunim
Po ai qe ka vrare nuk eshte i rrezikshem si ai qe supozohet se ka vjedhur.... Ja shikoni saliun nje kriminel qe shkon edhe ne Brazil,ben mitingje,shane prokuror e gjykates e do te behet KM
Aratisje kane ndodhur dhe me pare po jane nxjere zero mesime.Po pse budallenj jane Amerikanet qe kur levizin te burgosurit u vene zinxhir ne duar dhe kembe?Atehere do kete zero aratisje
Turp! Deshtim i frikshem.
A e imagjinoni sikur Lali Eri tja fuste vrapit dhe mos e kapte njeri??? Hahhaha po cilet do e kapin kriminelin bark-medhenjte qe marrin rrushfet dhe bashkepunojne me krimin??? Atij i lumte suma qe iku. Ketu me shume se gjysma bashkepunojne me hir a me pahir me krimin.
Komplicitet nuk eshte fjale shqip
Lista e atyre qe do donin te hiqnin qafe Lalin eshte shume e gjate, perfshi dhe shkruajtesin me ket “arsyetimin”. Askush nuk e di ka fol apo eshte duke folur. Po dhe mund ta dine dhe e duan pa roje. Dhe une them se e ka kerkuar vete Lali kete mbrojtje.
Per rastin konkret une dua te shpreh shqetesimin tim per nivelin profesional te policise se shtetit,ne rastin konkret,nuk dua te merrem fare si u iku dhe si e organizoi largimin nga spitali i denuari,reagimet e drejtuesve te policise se shtetit mbas situates,eshte uleritese. une jam ushtarak i dalur ne kohen e atij djalit nga Palortoja dhe i kam sherbyer atdheut me ndeshmeri dhe kam punuar dhe kater vjet komandant i forcave te nderhyrjes se shpejte(sot forcat speciale)ne policine e shtetit,aktualisht pensionist.Rasti i Durresit nxjerr ne pah shume dobesi te policise se burgjeve dhe te policise se shtetit.1-mungese e pergatitjes fizike e ushtareke e efektivave( ne ate koh behej stervitje e perditshme me program te detajuar,duke bere kete nuk do te ishin te gjithe policat barkederra qe mezi hecin rruges jo te vrapojne te kapin keqberesin. 2-ne kohen tone nuk kishte keto mjete moderrne qe ka sot. Jam dakorte qe per situaten ne Durres mundet te jene korruptuar nje zinxhir i tere komandues,se leket sot cfar nuk bejne,por nuk mundet te jete kopromentuar komplet komisarjati,e njoh mire durresin se kam punuar 17 vjet distanca e spitalit nga komisariatit eshte disa metra.Komisariati duhet te kishte dronin ne gadishmeri tek zyra e oficerit te rojes dhe te behen seminare qe i thone keta qe cdo ushtarak polic te jete ne gjendje ta perdore. Ministri duhej me kohe jo tani te kishte paisur me drone te gjithe komisarjatet dhe pikat strategjike te cilat jane ndihmuese ne keto raste. Sot ka drone te fuqishem qe kane nje kapacitet 30-40 km..mbulim, te zonave flas per te thjeshte dhe pa shume kosto,sot drone kane dhe kalamajte qe luajne, jo shteti i organizuar. Po ju them me njohurite qe une kam rasti i Duurresit dhe rasti i vrasjes ne Rinas brenda dites do te ishin zbuluar e ndaluar.Ne kohen tone per nje vjedhje qe ndothte ne qytet puntori i policise se zones, lagjes, btenda jave e kishte zbuluar sepse sic ju thashe me larte,nga ana profesionale ishte me shume i pergatitur se sot dhe e njifte kontigjentin. Sot per dienine time vetem ne zonen e Astirit,ne tirane ka me dhjetra vjdhje te pa zbuluara dhe nuk e mban pergjegjesine asnje. Shume specialiste,dalin ne televizore si opinioniste por askush nuk flet per zgjidhje e detaje,vetem degjon te thone krimi eshte sofistikuar,Po shteti nuk duhet te veproje i sofistikuar? Keto qe thash jane shume pak se ka dhjetra e dhjetra raste qe policia vuan nga difekte qe mundet ti riparoje me nje organizim me te mire dhe efikas,ashtu sic ka raste per tu falenderuar policia per veprime te shpejta, por rastet e evidentuara qe thashe me larte e shume raste te tjera kerkojne nje pergjigjje me te prefesxionuar e te specializuar nga te gjitha strukturat e policise se shtetit.
ne usa gjate transportit i lidhin me zingjire kembet e duart , si qen . Kurse tek ne burgaxhite jane zotni , me dashnore , palester , pig pong , kalceto , ski , patinazh , lligja , sauna, depilim kozmetik vetullash dhe pjeseve intime , mbjedhje flokesh e dhembesh , botox , lojra kompiuterike, celular , bodiguard , dhe vajtje per pushime sa here ti teket !