U fol për një rikthim të mundshëm, Berisha kujtohet në Lezhë për Lulzim Bashën: Ditën ishte me demokratët, natën me Ramën...

13 Janar 2026, 18:55Politika TEMA
U fol për një rikthim të mundshëm, Berisha kujtohet në

Pasi u përfol këto ditë në disa portale për një rikthim të mundshëm, Sali Berisha zgjodhi të sulmonte sërish Lulzim Bashën. 

Në fjalën e tij në 35-vjetorin e rthemelimit të PD në Lezhë, Berisha iu referua si një “kalbësirë e brendshme” që tentoi të kapte partinë. Sipas Berishës, ai ditën bënte sikur ishte me demokratët ndërsa natën vepronte me Edi Ramën duke bërë pazare në kurriz të qytetarëve.

“Në qoftë se demokratët do të kishin një emër të dytë, të pamposhtur. Asgjë nuk na mposhti ne, asgjë nuk e mposhti këtë parti. Ua thashë edhe njëherë, menduam se e fshinë nga harta politike, jo, përkundrazi, u ngritëm si Feniksi nga hiri. Në këto vite, ju demokratët, të gjithë demokratët, kaluan kaluarin më të pamerituar, por edhe provën më të madhe të dinjitetit të tyre, provën më të madhe të guximit të tyre. Një kalbësirë e brendshme e kapi PD-në. Një kryetar që ju i dhatë besimit, ditën ishte me ju, natën me Edi Ramën ndante paratë dhe pazaret.

Punonte kundër jush, punonte kundër idealeve tuaja, interesave tuaja sepse i tillë ishte Edi Rama në radhë të parë, por edhe ai. Një armik i pluralizmit, bastard, pasardhës i një xhelati që firmoste varjen në litar. Nga njëra anë hiqej si intelektual, skulptor, nga ana tjetër ulej dhe firmoste varjen e poetëve, varjen e qytetarëve të thjeshtë, krejtësisht të pafajshëm, vetëm si kundërshtarë politikë. Ky armik i egër i pluralizmit gjeti dobësitë, dhe faktikisht po përpiqej ta rrënonte nga brenda PD-në.", u shpreh Berisha.

Në fakt, këto fjalë duken si një tallje e madhe me demokratët, duke pasur në konsideratë marrëdhënien dhe raportin e dikurshëm të Berishës me Bashën, i cili nga shumë është parë për një kohë të gjatë me të drejtë si zgjatim i Berishës në atë parti./TemA

6 Komente

  1. F
    Fol mor lul se babi zenit po te kalb me sharje

    Kalbesira komuniste sali,zgjodhi kalbesiren lulash qe ky kriminel perbetohesh per zotsine dhe pastertine e tij.... Ju jeni "bashkfajtor,bashkvujtsa"e bashke vrasesa te 21 janarit

    Përgjigjjuni
    1. H
      Haka Tekizoti

      Ky që me vrasjet e tij ka bërë të qajnë tërë jetën kushedi sa familjarë, të bën të qeshësh me pahir kur merr në mbrojtje drejtësinë, po ndoshta e ka fjalën për ata që janë akoma shërbëtorë të tij.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lanabregsi

        Pyeta nje te njohurin tim qe shkon ne foltoret e Saliut,vertet beson se ai rikthehet ne pushtet,pergjigja,jo,eshte e pamundur,por une duke e ndjekur per nje kohe te gjate me vjen keq ta braktis. Gjykojeni vet!

        Përgjigjjuni
        1. F
          Fahri balliu

          Kush ta nguli LULI kush ta shkuli po LULI

          Përgjigjjuni
          1. L
            Loni

            Sala,super mashtrues i lindur.Si paska thene dje per Lulin,ju e zgjodhet,ju demokratet.Hahaha,edhe kete e tha.E di gjith bota qe Lulin e zgjodhe,e perkedhele,e shkerdheve,e lavdrove,e shave dhe shume eee te tjera.Mashtrus kalibri

            Përgjigjjuni
            1. M
              Mara emigrante ne Itali

              O sale po me lulusĥin vodhet rugen e kombit , vrate 4 protestues , dogjet kuvendin me protesta , , shitet detin , udhjamoset me vila, krijuat babale, po ky si paska qene me Edin ? O kriminel lulushi per te shpetuar veten e ti te shiti ty O kerme .

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje